Zgjedhjet lokale, Ferdinand Xhaferraj paralajmëron Dakon: Je më i lehti, unë kam fituar katër herë

2 Maj 2018, 15:18Politika TEMA

Numri një i Partisë Demokratike në Durrës ka paralajmëruar kryebashkiakun Vangjush Dako se nëse ai kandidon sërish, ka për ta mposhtur.

Një ditë pasi Partia Socialiste deklaroi se Dako ka të drejtë të rikandidojë për herë të katërt, Xhaferri thotë se Dako është i lehtë.

Edhe pse në 2011 humbi betejën e drejtpërdrejtë për Bashkinë e Durrësit me Vangjush Dakon, Xhaferri shpreh siguri se këtë herë do ja dalë.

“Dako paraqitet opsioni më i lehtë për ne, për një arsye të thjeshtë sepse kemi një evidencë të dokumentuar për rritjen e votave.

Ne do të mbajmë zgjedhje lokale vetëm nëse do të garantojmë barazi politike të partive politike me votuesit, barazi në zgjedhje, ndryshe nuk është çudi që opozita të dalë nga sistemi.

Në politikë kam fituar katër herë e kam humbur një herë. Nga 2007 deri në 2011 Dako i ka rritur votat me 67%.

Çfarë ndryshimesh bëri që të rriste votat tre herë më shumë, ndërsa Edi Rama i rriti me 25%?

“Duke garantuar që ata zotërinjtë që pi kafe tek Arvi nuk do ti përdorë më në fushatë, duke garantuar që nuk do blejë më vota, Ferdinant Xhaferri dhe Partia Demokratike e Durrësit nuk futet më në zgjedhje nëse zoti Basha nuk sqaron përfundimisht problemin e blerjes së votës dhe përdorimit të fondeve.

Kjo është një cështje që i takon ta zgjidhë zoti Basha. PD ose rri ose del jashtë sistemit. Me barazi të votuesve kjo është detyra jonë”, tha ai. (TemA)

 

6 komente në “Zgjedhjet lokale, Ferdinand Xhaferraj paralajmëron Dakon: Je më i lehti, unë kam fituar katër herë”

  1. hyseni says:

    Ore Ferdinand, nuk paske hequr dore nga budalleqet qe ke bere vazhdimisht. Nuk fitohet me mendjen tende opinion I popullit, por duhet pune e programe konkrete e jo si ato te diellit e reres.

  2. Labi says:

    po ky eshte kric gomari o derezi, ky do ndryshoi edhe diellin ky do binte eshtrat e ismail qemalit ne vlore. o e mjera shqiperi me kete bageti

  3. Edi says:

    Vashdu kshu Fred se Dako e ka mbush kupen

  4. Don says:

    Dakord ti Ferdinand mund te kandidosh per PD por ne fillim duhet te permbushesh nje premtim te parealizuar kur ishe minister i kultures vite me pare; te sjellesh eshtrat e Ismail Qemalit ne Shqiperi dhe te permiresosh cilesine e diellit. Yyyyyyyyyyyyttttt fare e ndyre, injorant me diplome fallco.

  5. Cuku says:

    Po kandidove ti o Xhaferrrrrr ,
    Dakua ska nevoje as per fushate elektorale,,se ty te njofin cfare krrici je,,,,,
    Dakua ja futi Grrifshes qe ishte PJESHKE ,jo ty qe je KUNGULL,,
    Ti je trap fare o idiot,,,,

  6. PUKJANI I RANUN ME SHKODER. says:

    PS ka Pandin por ne e kemi me te fort Nandin (Ferdinantin).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje