“Z.Kafshë! Ose lidh Pit Bullin, ose do të lidhim ty!”

2 Maj 2018, 21:00Politika TEMA

Nga Andrea Danglli

Të ecësh krah një qeni të egër dhe muskuloz, mbase sot është po aq në modë sa të shëtisësh dorë për dore me një të dashur simpatike që turbullon sytë e kalimtarëve.

Me siguri, për disa kjo e fundit është më pak e rëndësishme se sa e para që dukshëm ka “tërbuar” mjaft mendje të apasionuara pas botës së kafshëve agresive.

Nuk duhet të çuditemi se pse është krijuar gjendja në fjalë, por duhet të shqetësohemi se pse ajo lejohet ende të rrisë përmasat pa u demontuar rreziku përpara se të lirohet në hapësira publike.

Që në krye të revoltës sime (dhe besoj dhjetëra të tjerëve), dua të theksoj se nuk jam kundra njerëzve që mbajnë këtë lloj race qensh. Zemërata shkon veç ndaj atyre që tregojnë mungesë kujdesi duke i nxjerrë në terren si të ishin të dalë nga kafazi i çeliktë i Kopshtit Zoologjik.

Konkretisht s’po merrem me rastet kur na hyjnë në shtëpi dhe na dëmtojnë kopshtin, as kur na gërvishtin makinën, as kur na prishin gjumin me të lehurat pa fund, as kur na bëjnë rrëmujë në ambientet e përbashkëta, as kur ndotin me nevojat biologjike. Nuk dua t’i kushtoj aspak vëmendje këtyre dëmeve, kur shoh se si një kapriço e pronarit-qen apo qenit-pronar ,i kushton jetën dikujt.

Sot, krahas aksioneve (fatkeqësisht shpesh herë të pamëshirshme) ndaj qenve endacakë, shohim edhe një përkëdhelje ndaj qytetarëve që shëtisin të pa shqetësuar trotuareve me “armën e mbushur” të lidhur prej zinxhiri. Në këtë rast institucionet tregojnë dy standarde: Nga njëra anë demonstrohet mizoria ndaj “katër putroshëve” kur ka dhjetëra mënyra të tjera rehabilitimi, dhe nga ana tjetër vëzhgohet qartë toleranca ndaj atyre që ende nuk e kanë kuptuar se çdo të thotë kujdes për “specien me zinxhir”.

Nuk është thjesht një kafshë e zakonshme dhe mendoj se nuk e ekzagjeroj aspak kur i quaj “armë”. Dhëmbët e një pit bulli, rotvajleri apo bull dogu, rezultojnë të shndërrohen në plumba vdekjeprurës në raste çmendurish të tyre. (Ne jetojmë në një terren ku çmenduritë provokohen nga aq shumë rrethana, sa po tërbohen padashur njerëz dhe jo më kafshë)

Padyshim që edhe unë i dashuroj qentë si mjaft të tjerë që shohin tek ai “mikun” e një bote tjetër që ngjan sikur na kupton gjendjen shpirtërore më shumë se sa një njeri. Por përtej dashurisë, fiksimit apo nevojës, kur duam të marrim një “katër putrosh” duhet të mendojmë edhe detyrimet ndaj komunitetit i cili mund të jetë qoftë familjar i joni.

Rrugëve të qyteteve të mëdha në Shqipëri janë të mbushura me “armë” të tilla dhe karikatorë që janë gati të derdhen mbi ty nëse një faktor i jashtëm nxit zemëratë tek kafsha.

-E si mund ta nxjerrësh shëtitje këtë krijesë që mund të rezultojë vrastare nëse nuk e siguron me maskë?!

-E si mund ta marrësh një “armë” të tillë në shtëpi dhe pasi të të mërzitet ta braktisësh pa e çarë kokën rrugëve të qytetit për të vrarë dhjetëra të tjerë?!

-E si mund të tregohen kaq indiferentë policët me kapele dhe pa kapele kur vigjilenca ndaj ambulantëve është 100 % , dhe ndaj padronëve të papërgjegjshëm lidhin sytë dhe zënë gojën si të kenë më shumë frikë nga qeni dhe se sa nga ligji?!

-Kush ka përgjegjësinë në rastet fatale, qeni pa maskë, pronari pa tru apo institucionet pa zot?! Jo, kjo nuk është aspak njerëzore.

Madje nuk është as zgjidhje të marrësh qentë dhe t’ia delegosh bashkive të tjera, ku rëndom shohim që Tirana ja delegon Durrësit, Durrësi-Elbasanit, Elbasani-Pogradecit dhe këta të fundit për t’i rënë shkurt i helmatisin të gjithë duke i shtrirë të shkrumbuar nëpër rrugët e qytetit. (Personalisht i kam denoncuar)

-Edhe sa njerëz duhet të sulmohen, gjymtohen dhe vdesin që individi, shoqëria dhe institucionet të dëgjojnë të lehurat e kobshme të tyre?!

-Edhe sa kohë kjo “armë vdekjeprurëse me zinxhir” do të ngulë plumba pamëshirshëm për shkak se çmenden pas të zotit që i do vënë qafore ?!

Mos duhet të ketë ende viktima apo gjaku i këtyre që kemi dëgjuar mjafton për të larë sytë e përgjumur?!

P.S; Mora shkas të shkruaj këto reshta pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme të ndodhura së fundmi, ku një prej tyre rezultoi fatale në qytetin e Elbasanit. Përveç dashurisë, mendoj se duhet të kemi edhe përgjegjshmëri ndaj mirëmbajtjes së një kafshe të tillë. Nëse situata do vijojë e njëjtë, atëherë s’na ngelet gjë tjetër veç se të themi: “Z.Kafshë! Ose lidh pit bullin, ose do të lidhim ty!”

 

 

14 komente në ““Z.Kafshë! Ose lidh Pit Bullin, ose do të lidhim ty!””

  1. Kellira says:

    Shqiperia duhet te beje si Hollanda. Te ndaloje qente vrases.
    Madje e detyrueshme duke patur parasysh perqindjen e kafsheve qe e kemi shume te larte

  2. Keta fshatar injorante kan mare kot,ju duket vetja modern se kan qen dhe me shum perkujdesen per qente se sa per prinderit qe i kan braktisur.
    Kjo shoqeri eshte kthyer ne kafshe te egra qe po urrejne njeri tjetrin.

  3. Haka Tekizoti says:

    Papërgjegjshmëria e këtyre qenve të qenve është revoltuese. Do isha i interesuar të shoh se sa do të dënohen mender pronarët e qenve që kanë vrarë njerëz në dy rastet e freskëta, sepse nuk kemi dëgjuar për dënime në raste të tjera, gjë që është e pafalshme dhe u jep zemër kafshëve që mbajnë kafshë që të sillen edhe më keq se kafshët e tyre.

  4. Altinn Shato says:

    Te lumte ajo dore breh Andrea

  5. nardi says:

    Keta qene duhen te paisen me pashaporte dhe kartele veterinare,
    duhet te jene te siguruar me siguracion
    dhe ne rastet tragjike te futen ne burg nundesisht ne te njejten qeli me zoterite e tyre,

  6. Mondi says:

    Falenderoj me sinqeritet autorit e ketij artikulli , gjithcka qe eshte shruar eshte temper e goditur.
    Une mendoj : Zgjidhja eshte e thjeshte fare. Te rregjistrohen te gjithe personat qe Kane qen te rracave te rrezikshme dhe te sigurohen keta qen me detyrim . Per cdo dem qe do te beje qeni i tyre ata ti paguajne viktimave demshperblim gjithe jeten ne nje shume te konsiderushme .
    Pastaj e shikojme ne A mbajne qen te rraces keto injorante te pa cipe .
    Apo e kam gabim ??.

  7. On says:

    Te ndalohen. Te kete ligj dhe per denimin e pronareve nese nuk marin masa mbrojtese. Eshte vrasje me dashje..

  8. Enver says:

    Emisioni me gazetarin Alban Dudushi per problemin e qeneve dhe nje pjese te te ftuareve te soqeruar me qenin e tyre nuk na dha asgje
    Mendoj se moderatori dhe stafi i tij nuk bene me kryesoren
    Te mos lejonte te futeshin ne emision pa zbatuar ligjin e sigurise se qeneve si rrjeten ne koken e tyre

  9. Durrsaku says:

    Pershendetje! Me sa kemi lexuar per qente rezulton se: Qeni nuk sulmon asnjehere kot, por o eshte i detyruar ose eshte nje produkt i pronarit o ish pronarit te tij.Cdo lloj rrace qeni te eger qe te kesh,kur e mer e mer kelysh te vogel dhe nese pronari i qenit ose familja ku ai rritet eshte familje me kulture e qete dhe jo agresive edhe qeni i tyre rritet si i tille.Por nese nje familje sic jane pjesa me e madhe tek ne qe nuk pysin per ligj,dhunojne njerezit e vet ,krijojne incidente e sherre rrugeve si prisni qe qeni i asaj familje te jete i qete .Pra eshte e domosdoshme nese nxirret qeni rruges duhet te kete sesben mbrojtesen ne goje.E thame nje here por kujt ja themi..

  10. BRSS says:

    TE TREGOSH KAQ KUJDES PER NJERZIT SA TREGOHET PER QENTE DO ISHTE MIRE KETA QE MBAJN QEN HIQEN SI MODERRN DHE KA RREZIK QE KAN LEN DHE PRINDERIT PA NGREN PO PSE MOR JU QIFSHA ROBET MBAHET QENI NE PALLAT DHE NE DHOMEN KU FLE APO JU KA THEN SAZAN GRUA QIRI RRACE MUTIT O PLERA

  11. Sakte says:

    Pas kaq kohesh lexoj nje gje te sakte. Shoqeria jone dhe sidomos femijet e te moshuarit jane seriozisht te rrezikuar nga keta qen te cilet zakonisht i shetisin njerez me komplekse te theksuara inferioriteti, qe nga formimi i manget mendor e deri te mungesa e bukes per veten e tyre.

  12. Astriti says:

    Para disa viteve, ne Amerike beri buje nje gjyq, ndaj nje cifti qe mbanin dy qener teper trumedhenje, si arinje dhe agresive (nuk e mbaj mend emrin e rraces), te cilet copetuan per vdekje fqinjen e katit te pallatit ku ata jetonin. E zonja e egersirave, qe i iken nga dora, nuk kishte fuqi t’i permbante. E denuan me 25 vjet burg, me akuzen e vrasjes pa paramendim, por per indiferentizmin e perseritur, ndaj kercenimeve qe qente e saj u benin banoreve.

  13. Tironci says:

    Shpresoj qe ky artikull tu hap syte shume te tjereve ndaj ketij fenomeni demprures qe ka perfshire gjithe Shqiperine. Me shume shkrime te tilla duhet te popullojne gazetat tona dhe bisedat tona publike me organet e ligjit. Qytetaretnduhet te kerkojne vendosjen e ligjeve drastike qe ti jepet fund frikes qe shume njerez kane per te bere thjesht nje xhiro ne nje park. Ligji duhet te veproje!

  14. Grrr says:

    Po cfare mund te presim nga nje popull qe qenin e konsideron si dicka qe ti ruaj shtepine dhe e mban te lidhur?? Absolutisht kafsha eshte si ta mesosh. Nqs e rrit me qetesi dhe me rregulla behet shume j qete dhe miqesore. Por ama nqs qente perdoren vec per tu dukur ose ne rastet akoma me te keqija keto lloj racash edhe per ndeshje me baste,ku pjesa me e madhe e njerezve qe na hedhin dengla marrin pjese. Pse mo kush jeni ju qe do vedosni fatin e nje kafshe? Ca ju duket vetja ju?? Zoti?? Kur doni ju ti perkedhelni por kur doni ti zhdukim e ti keqtrajtojme.. Dhe nqs ka ndonje qe vjen e thotw qe qenet endacake jane te eger ja fusni kot. Reagojne vec kur i ngacmoni ose perpiqeni ti trembni. Reagojne per vetembrojtje. Dhe mos na hapni barkun me keto injoranca qe ju ha femijen a ku ta di une. Rritini femijet me dashuri dhe ciltersi sidomos ndaj kafsheve. Te pakten injorancen tuaj mos ua trasmetoni edhe atyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje