Rama paralajmëron politikën: Nga më i gjati e deri tek më i shkurtri, para drejtësisë

2 Maj 2018, 18:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një takim tek Amfiteatri tek liqeni artificial, ka folur edhe një herë për Vettingun që po bëhet në sistemin gjyqësor.

Rama deklaroi se  si gjykatësit dhe prokurorët edhe politikanët do të kalojnë sitë.

Kryeministri ka paralajmeruar ne kete menyre edhe politiken qe ashtu sikurse policia, prokuroria dhe gjykata do te kalojne Vetting.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Vettingu këtë qëllim ka, të pastrojë sistemin dhe në pallatin e ri të drejtësisë të hyjnë gjykatës dhe prokurorë të cilët të drejtës i thonë e drejtë dhe të padrejtës e padrejtë, ata gjykatës e prokurorë të çliruar nga kthetrat e politikës, të vendosur në pozicionet e tyre falë meritës do ndajnë shapin nga sheqeri.

Ata që sot ikin, do jenë të detyruar të kthehen, jo si gjykatës e prokurorë, por si individë që duhet të japin llogari para drejtësisë shqiptare për çfarë kanë bërë.

Njësoj si gjykatësit dhe politikanët, nga më i gjati e deri më i shkurtri do duhet që të mos mjaftohen duke thënë jam i ndershëm, ai është hajdut, por të provohen si të tillë në varësi kush paraqitet e kush nuk paraqitet në prokurori e gjykatë.

7 komente në “Rama paralajmëron politikën: Nga më i gjati e deri tek më i shkurtri, para drejtësisë”

  1. Karikaturisti Karikaturon 1 Karikaturë Karakteristike says:

    Vazhdo Timonier gri sallate sa te kaloje kjo dite dhe kjo nate!
    Nuk e kupton akoma se korrupsioni i “te shkurterit” ka shkak korrupsionin e “te gjatit”.
    A nuk ishe ti qe sa erdhe ne Pushtet me 2013 ne Paris, ne “France Internacional” deklarove:
    “Korrupsioni Elitar ne Shqiperi nuk eshte problem i madh, nuk eshte me i larte se vendet e tjera te rajonit”.

    1. Arben Qameti says:

      Hahahhahhahahhaha, edhe piktor edhe humorist, paska ken, Edscobari.Po mson nga byrazeri RexhepErdogani.

  2. perkthyesi says:

    Zoti Rama! C’te te shkruaj”? Deri tani, vetem fjale! Deri kur, apo deri ne Kalendat greke!

  3. I gjati, i shkurti dhe ai i mesit. says:

    Cdo te thote , nga me i gjati te i shkurti, kjo vetem nga nje kryeminister shqiptar mund te deklarohet pas asnje lidhje apo kuptim.

  4. ZAGARET E MEROS BLLOKOJNE KOMENTET QE LEVDOJNE ramutin says:

    lejoj komentet o zagar i TEMES/MEROS

  5. lalai says:

    hahahahaha si tall bythen me budalllenjte …..

  6. gjithashtu malok says:

    o edo sdum gjo tjeter prej teje,vetem fut salen ne burg. po te besh kete, do te zgjedhim lider te perjetshem si kimi si basha si enverin.
    po te arrish kete do ti harrojmegjith idiotsit qe thua. do te veme ne mes te baballareve te kombit.
    jo me skenderbeun dhe enverin,se jan shum lart, po aty mes zogut dhe nolit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje