INTERVISTA/ Elisa Spiropali: Si do t’i zgjedhim kryebashkiakët

2 Maj 2018, 18:19Politika TEMA

Të gjithë kryebashkiakët aktual do t’i nënshtrohen një analize në fushatën e llogaridhënies që paralajmëroi kryeministri Edi Rama të shtunën e kaluar në Asamblenë e PS-së.

Kryetarja e Platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët Elisa Spiropali në një intervistë për TemA TV u shpreh se në garën e ardhshme do të zgjidhen më të mirët

Pa diskutim edhe puna e kryetarëve tanë të Bashkive do të hyjë në një filter analize dhe vlerësimi nga grupi i punës që është ngritur dhe nga takimet e hapura në mënyrë që ne të kemi mundësi të zgjedhim më të mirët mes përfaqësuesve tanë“, deklaroi Spiropali.

Por Spiropali e mohoi që fushata e llogaridhënies të jetë një p arafushatë për zgjedhjet lokale.

Ne nuk po nisim tani një fushat të parakohshme por po nisim një proces konsultimi, llogaridhënie në bashkëqeverisje në mbi 381 njësi administrative në 12 qarqe për çdo sektorë“, theksoi kryetarja e Platformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

Spiropali ndërkohë bëri me dije se cilat janë institucionet që kanë më shumë ankesa nga qytetarët.

A do të shkarkohet Gjonaj dhe Gjiknuri në shtator pas asaj që tha se kryeministri Rama se ministrat që nuk janë në nivelin e duhur mund të shkarkohen.

Sigurishtë zyrat e ZRPP, pra Hipotekat, Aluizni, OSHE kanë ende probleme të cilat shkaktohen nga një kulturë pune e cila e ka parë  qytetarin si të fundit në listë.

Procesi i llogaridhënies dhe i bashkëqeverisjes është një proces tërësor analize në të gjithë sektorët.

Sigurisht i takon kryeministrit dhe qeverisë të shikojë sektorët e tjerë ku mund apo të ketë ndryshime“, tha deputetja socialiste.

Nga ana tjetër Spiropali tha se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë disa shkarkime pas denoncimeve që janë bërë në platformën e bashkëqeverisjes.

1 komente në “INTERVISTA/ Elisa Spiropali: Si do t’i zgjedhim kryebashkiakët”

  1. Shikoni Korrupsionin Doganor !!! says:

    Ashtu si dhjeve zgjedhjen e doganiereve ashtu do dhjesesh dhe zgjedhjen e kryebashkiakeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje