Fotot pikante/ Rama e Veliaj "shend e verë"

2 Maj 2018, 20:58Politika TEMA
Fotot pikante/ Rama e Veliaj "shend e verë"

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj kanë lënë të zhgënjyer sot të gjitha webet e opozitës që këto kohë kanë sponsorizuar një konflikt apo qejfmbetje mes tyre.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje atyre duke dalë në krah të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të siguruara, duket se Rama dhe Veliaj shfaqen sëbashku shend e verë, duke treguar hapur se mes tyre marrëdhëniet janë tepër të mira.

Rama u shfaq sot dy herë në krah të Veliajt ku në të dyja rastet nuk munguan lëvdatat.

Edhe në takimin e pasdites së sotme, kryeministri Rama që në nisje të fjalës së tij vlerësoi kryebashkiakun Erion Veliaj duke theksuar se një kryetar bashkie që nuk fle pa mbjellë pemë, ia vlen që ta financosh.

Kreu i qeverisë evidentoi edhe transformimin që ka pësuar i gjithë Parku i Madh i Liqenit dhe në mënyrë të veçantë Amfiteatri.

Ai falënderoi Bashkinë e Tiranës për punën e bërë, duke i dhënë kësaj hapësire që do funksionojë edhe si teatër i hapur, rëndësinë dhe formën e duhur.

Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës për rikonstruktimin e mrekullueshëm të këtij teatri dhe po merr formën që ka merituar dhe që qytetarët e Tiranës ta gëzojnë këtë park”, tha kryeministri, Edi Rama në fjalën e tij.

Por për më tepër shihni këto foto të cilat flasin vetë për marrëdhënien e shkëlqyer mes Ramës dhe Veliajt.

4 komente në “Fotot pikante/ Rama e Veliaj “shend e verë””

  1. SHUME PIKANTE says:

    TIMONIERI:
    Erioni nuk fle me Ajolen ajo fle vetem naten.
    ERION FIKU:
    Une dhe Edi jemi te lidhur si mishi me thoin.

  2. Arber says:

    Edhe lugati keshtu vepronte, para se t’i eleminonte dilte krah per krah, i vinte ne tribune te mbanin fjalim dhe pastaj i conte per lesh. Historia perseritet!

  3. Tarrasi qe ta plasi says:

    Amani more, vetem “shoku Enver” te mos zihet me “shokun Mehmet”, se ne populli veç barit nuk kemi gje tjeter per te ngrënë !!

  4. Akil says:

    Hahaha grupi na bashkoi eu hajduta me cisme mister 20 perqindshi jane bashkuar homot bashke merni ato komustat e tjere saliun nanon meten e bashen e boni gara kush ka vjedh me shum ne mos drejtesia qe nuk besoj shum do vij shpejt ketu por zoti do ju ndeshkoj atje ku e meritoni nuk eshte leku gkithcka o pedera qe e mashtroni kete popull dite e nate po skeni edhe shum faj se aty flen gjum akoma presin nga planeti mars tju qerojn jo komunistat e kelyshet e tyre fare e keqe e njerzimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje