11 milionë euro për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës, Gjiknuri: Pse nuk mund të rindërtohet nga e para

2 Maj 2018, 21:33Politika TEMA

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri e ka cilësuar si një investim tepër të madh dhe të papërballueshëm aktualisht rindërtimin nga e para për autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas tij e nevojshme momentalisht është ndërhyrja në shtresën e këtij aksi rrugor i cili është gati për të filluar.

Janë 11 milionë euro ato të cilat do të investohen nga Banka Botërore në bashkëpunim me qeverinë shqiptare për ndërhyrjet në shtresën e sipërme, ndërkohë që thuhet se nëse ky aks do të rindërtohej nga e para do të duhej vlera monetare e 35 deri 40 milionë euro.

Po bëjmë ndërhyrje në shtresën e autostradës, nuk mund të investojmë më tepër pasi ajo ka probleme në strukturë.

Është e vështirë që të përfundoj brenda këtij sezoni, por do të bëjmë të pamundurën.

Vlera e shtresës shkon në 11 milionë euro, ndërsa për ndërtimin e saj nga e para kap vlerën e 35-40 milionë euro gjë e cila e rëndon shumë buxhetin e shtetit”, është shprehur Gjiknuri në Ora News.

16 komente në “11 milionë euro për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës, Gjiknuri: Pse nuk mund të rindërtohet nga e para”

  1. autostrada says:

    Struktura e autostrades ka qene nje nga me te mirat,por u shkaterrua me nderhyrjet e shumta pa kriter gjoja per riparime, pazare tenderash
    Edhe sensoret fosforeshent qe u vendosen ne trafikndaresen para nja tre vjetesh kur ishte Haxhinasto , mire qe nuk i vendosen ne lartesine e duhur sipas standarteve por sic i shihni sot te gjitha nuk ndricojne, fallco
    Shqetesim i madh eshte hyrja e dalja e makinave si dhe inertet buze autostrades

  2. Çentrale says:

    Po andej nga Ndroqi kanë në mend ta rregullojnë, apo do e lini rrugë fshati, kur shumë mirë mund të lehtësonte trafikun për Durrës. O Gjikënuri!!

  3. Tarrasi qe ta plasi says:

    Nuk paskeni i leke ?
    Vetem per sheshin e shpifur Skenderbej u shpenzuan 18 milione euro dhe qe nuk ka mbaruar akoma.

  4. shqip says:

    Pra kete behar do shpenzoni 11 milion € . Dhe pas disa muajsh kur te amortizihe serish , do rinderhyni me 50 mil te tjere . Po mire o shqiptar , kur matematika u thote qe 40<60 , pse perdorni bythen ne vend te trurit . Me vjen te uleras . E tere bota krahas superstradave ka dhe rruge alternative . Po u be kjo rruge , dhe ajo nacionale e vjetra u la ne meshire te fatit . Mos flasim pastaj per aksin kombinat – Ndroq- plepa . Nuk vute nje Here dore seriozisht . Po kaluan 27 vite qe kur " ngordhi kali " , dhe tani harxhojne qimet e kokes . 30 km rruge , edhe me lopata e kazma do ti kish mbaruar Enveri . Ju me para nga Fmn , nga biznesi , nga taksa paguesit , Po mendoni ti hidhni 1 cm asfalt sa te fillojne shirat e vjeshtes . Te na kish marre Europa nen sqetull , apo shba per dore , do kishim bere prokopi . Vete nuk e bejme dot . Ministrat tane Kane blackout ne tru .

    1. a.f. says:

      @shqip
      Ministrat tane, jo se nuk kane tru, por i kane per pune te tjera..
      Nga 11 milion Eu, per rrugen do perdoren 30-40%. Ata e vrasin mendjen se si te vjedhin diferencen..

    2. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Me mire te mos ekzistoje fare Shqiperia sesa te te marri dikush prej dore…

      Pir ajo qe ti dhe hajvanet e tjre nuk kuptoni eshte se shumica derrmuese e politikaneve ne shqiperi sot jane te vendosur drejtperdrejt nga Amerika dhe strukturat perendimore zioniste.

      Kete nuk arrini te kuptoni ende ju.

  5. Tim Tim says:

    Normal qe rendon ne buxhetin e shtetit, se parate I mori Lul hajduti si shperblim per pallatin qe i prishet ne Vlore. Merrjani parate Lulit dhe beni autostraden…

  6. Lil Toronto says:

    Sa leke jane harxhuar pas 90’s per kete segment ne total?

  7. Epiriiiii says:

    Po ju jini Idiot Komplet. Ta bejme nga e para thone. Pse more Idiot mos ta besh Rrogozhin Tirane me ato Pare, por do te prishesh e Ribesh Tirane Durres. Mjer Ne per mendjen tuaj te Bukur.

  8. perkthyesi says:

    More, nuk e kuptoj, a i kerkohet ndokujt llogari per kete cilesi punimesh, apo per nderhyrjet pa kriter ne autostrade? Ndoshta mendoni, he mo se ka populli para. Nje shtet qe ecen pa plane, nuk quhet me shtet, por nje bande grabitesish, ashtu sic po vepron dhe ne rrugen Tirane – Elbasan. Qe eshte vjedhur e bere baterdia, kjo nuk diskutohet, dhe fajtoret dihen, (Haxhinasto dhe delenxhinj te tjere te LSI, e jo vetem). Kaq e veshtire eshte ti veni para drejtesise? Kam dyshim se jane perzier dhe shume te tjere me fuqi shteterore dhe politike., dhe populli yne, vazhdon te konsumoje lajme dhe mashtrime te tjera te pafund! Na lumte!

    1. like says:

      nuk kerkohen dot llogarite se mund te jene ne zvicer.

  9. Kuq e zi says:

    Nuk eshte autorruge o gjikleshi por rruge shtetrore ne kete rast “SH 2”
    Gabimi duket i vogel por qellimi eshte dashakeq sepse autorruget jane me pagese dhe rruget shtetrore jo
    Prandaj nese me kohen do pajtohemi me gjiknurin per emrin do pajtohemi dhe per pagesen e ketij aksi ne te ardhmen

  10. Loran shehu says:

    O gjiknur o hajdut me cizme

  11. Dini says:

    Akoma vazhdoni me termat e gabuara? Nuk eshte autostrade, por rruge interurbane kryesore.

  12. "BOHOTINA" says:

    Nga Kashari ne Durres eshte bere ne 2001 nga ish kryeministri Ilir Meta. Ai si hajdur i veshur me çizme grash vodhi sa deshi. Mbi trasene e re hodhi nje cipe asfalt dhe natyrisht qe keshtu do katandisej, per turp. O zot, ç’ rruge turpi. Ne te njejten kohe ky beri dhe rrugen e Llogarase. Atje u vodh me teper prej tij, se dislokoi brigaten e xhenjos per muaj te tere. Ata hanin fasule dhe bene rrugen. Nuk u harxhua aq sa thuhej. Fuqia punetore nuk paguhej se ishin oficere dhe ushtare te sherbimit te detyrueshem. Mjete e manovratore te ndryshem dipononte ushtria aso kohe. Tani beni ç’ te doni. Ajo rruge nuk ka shpetim. Lyerja nuk i ben pune. Vazhdoni vjedhjen. Keshtu e bejme çdo gje ne disa here.

  13. Life is game says:

    Palmat or mik nuk lene ta besh rrugen tamam me tre korsi vajtje dhe tre korsi ardhje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje