FJALIMI I PLOTË/ Nga Berisha e Meta, tek Rama, Xhafaj e kolegët socialistë: Saimir Tahiri ka për të gjithë

3 Maj 2018, 11:16Politika TEMA

Nga Saimir Tahiri

Prita 2 jave të flisja në parlament, por mes mjellit e cizmeve e sherrit aty vetëm parlament nuk është bërë, nuk kisha rrugë tjetër veç kësaj që zgjodha sot për të ndarë me ju një qëndrim timin.

Përpara më shumë se 6 muajsh, për mua filloi një histori tjetër me të cilën po përballem ende sot.

Dhe kam 6 muaj që hesht e dëgjoj.

Dëgjoj lloj lloj rrace që nuk më ka lënë gjë pa thënë, sa të kisha qeverisur 30 vjet, dhe në vënd të të gjithëve para meje, nuk do kisha imagjinuar dot kurrë kaq shumë akuza për veten time.

Njëri kriminel, tjetri trafikant. Diku kokë e mafias, diku ushtar i mafies.

Një herë shtyllë e krimit, një herë dru i shtrembër i stivës.

Këtë e kam quajtur “kur gjyqin ta bën djalli”….për gjyqin moral që më bëjnë rraca që ka qeverisur e shkatërruar për 25 vjet këtë vend e kam fjalën, se atë tjetrin e kam me drejtësinë.

Kur gjyqin ta bën djalli, jo se jam unë ëngjëll sigurisht, kam punuar e kam gabuar si çdo njeri i kësaj bote.

Por të dëgjoj që ma bëjnë gjyqin kjo rracë që me politikë ka vjedhur e prej politikës nuk është ndëshkuar….Nuk e pranoj për askënd e asgjë, kurrë.

Më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti, mandati parlamentit, se më ka mbrojtur maxhoranca dhe Edi Rama.

Sado kam thënë që as dua e as më duhet të me mbrojë askush e asgjë, më kanë thënë se të gjitha këto bashkë më paskan shpëtuar nga arrestimi e burgu.

Tani dëgjoj që unë jam edhe pengesë për integrimin.

Se 25 vjet mbushur me hajdutë në politikë, që veç lekëve, këtij populli i kanë vjedhur edhe të ardhmen e fëmijëve, integrimin po ua pengokam unë.

Nqs ka një gjë që e di si drita e diellit, është se që nga dita e parë e angazhimit tim e deri sot jam përpjekur e ia kam dalë me të paktën një gje: une nuk kam qënë e nuk jam kurrë si këta.

As fshihem pas parlamentit, as rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për ti bërë hije ndokujt, as për të kapur ndonjë tender a ca lekë, dhe aq më pak për të pasur paprekshmëri.

Jo më të ketë ndonjë shans të vërtetë qe rrugën për në evropë ta pengoj unë.

Kam 6 muaj që dëgjoj e hesht. Akuza e gënjeshtra përtej çdo imagjinate.

Mjerë njerëzit e shkretë që këta palacot në politikë i dëgjojnë prej 1990 e këtej.

E nuk kanë faj që nuk lënë ekran pa pështyrë sa herë vjen e enjtja e parlamentit.

Unë kam 8 vjet në parlament e më duket sikur kam 80.

4 vjet isha Ministri i Brendshëm e me sa akuza e shpifje kam dëgjuar, më duket sikur në këtë vend nuk ka patur tjetër Ministër të Brendshëm veç meje.

Por e vërteta ka çmim, dhe unë këtë e dija.

Gënjeshtra ka çmim më të lirë, edhe këtë e dija.

Për mua ama, çmimi i lirisë dhe i së vërtetës, është më i shtrenjtë e më i vlefshëm se çmimi i karrierës.

Kam parë e dëgjuar më shumë se ç’kam pasur kohë për të menduar. Dhe i kam quajtur të gjitha kosto normale të rrugës që zgjodha.

Po kur dëgjoj këta të parlamentit si vajtojnë në emër të popullit, luten në emër të popullit, urimet i bëjnë në emër të popullit, kërcënojnë në emër të popullit, shajnë dhe vrasin në emër të popullit, kërkojnë dhe falje në emër të popullit….se kurrizi i popullit nuk mbaron, i mban të gjitha.

Ndërsa këta luajnë teatrin e zakonshëm, fryhen e qeshin. E populli i shkretë mban, dëgjon e duron.

E kur i shoh të gjitha, ngushëllohem disi.

Sa kanë folur e shpifur për mua, është shumë pak në krahasim me ç’i kanë bërë njerëzve të shkretë në kaq vite.

Suksesi më i madh i djallit, ishte të bindte të gjithë se nuk egzistonte. Fiks kështu edhe këta që prej 25 vitesh të vrasin natën e të qajnë ditën.

Hajduti flet për ndershmëri. Maskarai flet për moral. Injoranti flet për shkollat. Tenderaxhiu për të varfrit. Të gjithë bashkë për drejtësinë…do thotë ndonjëri edhe mua për trafikant më akuzojnë…nuk ka faj edhe ca kohë.

Kam duruar 6 muaj, kështu duke dëgjuar e nuk kam folur, për të respektuar të vërtetën time dhe drejtësinë.

Ndaj kam heshtur.

Që heshtja ime del nga manuali i punës për shumicën e politikës sot, këtë e di po aq sa di ç’do bënte kushdo tjetër po të ishte në vendin tim.

Do shanin prokurorinë, gjykatën, do shtonin dozën e blerjes së medive, etj si këto.

Unë akuzohem për trafik droge… kjo është akuza.

Drejtësinë do e kërkoj në gjykatë e mezi po pres. Po këtë gjyqin publik me akuzat e shpifjet e gjithë karagjozave të politikës ku ta bëj?

Më akuzon Lulzim Basha, kllouni me qesharak i politikës shqiptare që su lodh duke vjedhur e nuk u gjykua kurrë. Ministër i Brendshëm e vrau 4 njerëz në bulevard bashkë me Saliun e su hetua kurrë. Mbi 200 milion euro vjedhje të faktuara në rrugën e kombit, e su hetua kurrë. Shkonte në Lazarat kur droga ishte lumë krahqafë me banditët atje e as u hetua, as u gjykua kurrë.

Sot del si shul e ka fytyrë më akuzon mua.

Më akuzon Sali Berisha e gjithë lukunia që e kanë bërë gojën çorape me shpifje pafund për mua, ndërkohë që vetë kanë qënë e janë akoma pas murit të paprekshmërisë të pa hetuar e të pagjykuar për vrasje, vjedhje, plaçkitje të shqipërisë, me keq se çdo pushtues.

Më akuzon Monika dhe Ilir Meta, që zoti e di se ngado ti kapësh e rrotullosh, nuk ka ujë të shenjtë që mund tua lajë ç’kanë bërë.

E sikur të ishin vetëm kaq, do ishte mirë por nuk janë vetëm këta.

Për mua nuk del një shqipëtar të më thotë se jam hajdut, se i kam vjedhur lekët, se kam vjedhur tendera, se kam marr lekë për të futur njerëz në punë, etj etj si këto.

Unë rroj e do përballem me drejtësinë edhe për këto që më akuzojnë sot.

Po këta të mjerë, që sot shqiptarët i drejtojnë gishtin për hajdutë të lekëve të tyre, e shesin dëngla gjithë ditën….si ia hodhën drejtësisë…

Duke bërë harbutin, ia hodhën dhe drejtësisë. Duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë, ia hodhën.

Duke blerë gjyqtarë e prokurorë, duke shpërndarë tendera e koncesione, duke marrë lekë për një legalizim, për një hipotekë, edhe për të futur njerëz në punë duke marrë lekë, e me to kanë blerë rehatin, e kështu rrojnë.

Duke blerë kundështarin në parlament, ia hodhën. Duke mbyllur gojë, duke blerë heshtje, në pazarin e madh bodrumeve të parlamentit ku bien dakort njeri mos merret me të shkuarën e tjetrin, tjetri mos merret me të tashmen e njërit.

Duke blerë media, portale, sondazhe. Në shqipëri e jashtë shqipërisë. Ku një artikull ku shahem unë, pasohet nga një tjetër ku lavdërohet ai që e ka paguar.

Duke blerë të huaj, ambasadorë e deputetë. Duke blerë e shitur gjithçka, në kurriz të njerëzve hallexhi të këtij vendi.

Kështu ia hodhën. Dhe më bëjnë mua moral.

Ndaj ndoshta heshtja ime deri sot i duket si kurriz i përkulur.

Por po e them thjeshtë; në qoftë se ka njeri që heshtjen time në respekt të drejtësisë e ka marrë për nënshtrim, për dobësi, për frikë apo dorëzim, nuk më keni njohur fare ndaj rimendojëni e bëjini llogaritë nga e para.

Unë as jam dorëzuar. E as kam ndërmend ta bëj.

E dua ti drejtohem edhe kolegëve të mij në grupin parlamentar, të cilët më së pari i falenderoj për durimin dhe mirëkuptimin, nga i pari tek i fundit, por në qoftë se ka qoftë edhe një koleg të vetëm që me fjalë dykuptimshe apo me mërmëritje nën zë mendon se mund të drejtojë gishtin tek unë, më e pakta e ka gabim.

Unë po pres drejtësinë time, ndaj pak durim të gjithë.

Plot të tjerë politikanë janë akuzuar përpara meje në këto 30 vjet. Edhe për vrasje, edhe për vjedhjen e përditshme të lekëve të popullit, por të gjithë ia kanë hedhur paq, të gjithë kanë përfituar nga paprekshmëria. Diku nga imuniteti, diku nga pazaret.

Unë nuk jam si këta. Nuk dua ti iki e as ti shmangem drejtesisë.

Dua të vërtetën më të plotë.

Nuk kam fuqi e forcë të gënjej, por kam vetëm fuqi për të vërtetën, të vërtetën time sot e nesër.

Ndaj kam 6 muaj që hesht e pres. Kam 6 muaj…

Njëri vinte e më sugjeronte të thoja se nuk isha unë por ishte Edi Rama kokë e trafikut të drogës. Kështu shpëtoja veten nga të gjitha.

Tjetri më këshillonte të mos flisja shumë, se nuk është çështje nervash kjo, por llogarish. Kshu e ka politika.

Unë heshta. Tregëtarët e gënjeshtrave dhe pazarxhit e politikës dolën në treg.

Nuk më kanë njohur mirë, aq sa të kuptonin se nuk ka qënë se nuk dija por se nuk doja që armiqtë, hajdutët, pazarxhit e dallaveret e politikës ti mbaja në krah. Unë kam zgjedhur ti vë përballë e nuk ka pasur e as ka asnjë lloj privilegji që më ndërron mëndje.

Tani janë bërë gjithë bashkë përballë meje. Pushka top t’ju bëhet. Unë do ia dal.

Papritmas u kujtuan të gjithë për hashashin.

Opozita më ka akuzuar si trafikant drogë që pa marrë detyrën e ministrit e kështu vazhdon edhe sot.

4 vjet rezistuam, bëmë luftë, me suksese dhe dështime. Por bëmë luftë si asnjë qeveri më parë.

Në çdo ditë të detyrës simë, veç opozitës dhe një pjese të maxhorancës, kam pasur përballë jo vetëm krimin në rrugë por edhe krimin në zyrat e shtetit e politikë, përfshirë edhe drejtuesit e Prokurorisë, edhe SHIK-un, që atëherë llogaritë dhe punët i bënin ose nga zyra e Saliut ose Ilir Metës, ose e të dyve bashkë.

Prokuroria hall kishte të luftonte policinë, SHIK-u nuk vriste me armë e tortura, siç bënte atëherë, por qepte ditën me laps e letër ç’i thoshte Saliu në darkë.

Njëri sot është në hetim. Tjetri, Visho Ajazi i SHIK-ut të Saliut, për turpin e madh sot është ambasador i propozuar po nga qeveria për të cilën unë shërbeva.

Ndërsa Saliu si Saliu, dhe Ilir Meta, fiks siç e do puna, nëj herë mbi palët e një herë me palët.

Dhe prap në fund, mbeta vetëm unë me avazin e Saliut e Lulit që vjellin të njëjtat akuza për mua.

Edi Rama i falenderoi për kontributin opozitar.

Ndërsa pasardhësi im në detyrë, me akuzat për policinë e kriminalizuar, ia kaloi edhe Saliut edhe Lulit.

Po këta që më akuzojnë mua sot, nga dolën kaq të dhimbshur për fushat që paskërkan lënguar mbjellë me hashash????

Lazaratin nuk e kishit aty për 20 vjet, plot e përplot? Krujën se kishit aty? Shkodren, Malsinë e Madhe, Dibrën, Tropojën, Tepelenën, Gjirokastrën, Beratin, edhe Tiranën nuk i kishit aty, të mbjella me hashash prej më shumë se 15 vjetësh, e aty ishin që ditën e parë kur mora unë detyrën.

Dhe tani u thoni njerëzve dhe botës, se e bëra unë?

Në Parlament, rrijnë ulur me dhjetra ish ministra të brendshëm, dhjetra ish Kryeministra, askush nuk ka lëvizur as gishtin për të luftuar ndonjëherë në 25 vjet parcelat e hashashit, e sot rrijnë si ëngjëj.

Unë u përpoqa, mbajta edhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral.

Ta dini për statistikë: Hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, ti mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër.

Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As ministri i brendshëm se ka përmendur kurrë. As kryeministri jo.

Nuk e di pse.

Për t’iu dhënë vetëm një shembull tjetër: Edhe kur mbyllëm lojrat e fatit, prap u akuzova unë, Kryeministri dhe gjithë qeveria. 150 milion euro fitim në vit nga lojrat e paligjshme të fatit per vite e vite me rradhë duke rrjepur familjet shqiptare, që për llogari është shumë më shumë sesa i gjithë kultivimi i hashashit, e prap kur i mbyllëm, po ne u akuzuam. Unë e qeveria ku unë shërbeva.

Por ndërkohë që në parlament është bërë sherr në skenë për 4 vjet, poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë 10 vetë pa dallim partie që gjetën konsensus për të mbajtur peng sirtareve për afro 4 vjet ligjin e lojrave të fatit.

Por përsëri u akuzova unë ndërsa këta të tjerët sot rrijnë si ëngjëj, e unë i mbaj edhe në kurriz duke më bërë moral, sepse këta dashnorët e popullit, me mediat e blera arritën ti thonin popullit se edhe për lojrat e fatit që unë i mbylla, prap fajin e kisha unë.

E unë prap i mbaj në kurriz duke më bërë moral.

Mua as më shkon në mënd ti falenderoj kriminelët e pahetuar, e pagjykuar dhe të pandëshkuar të opozitës, me Lul e Sali në ballë.

Kanë vrarë njerëz, e nuk dënohen. Kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, e nuk dënohen. Keni dhunuar gazetarë e media, e nuk dënohen.

Mua më akuzojnë për mbjelljen e hashashit të cilin vetë e kishin aty për 25 vjet, por akoma më keq kanë mbjellë varfërinë e mijra familjeve, papunësinë e mijra të rinjve, hajdutërinë e zyrtarëve, tregëtinë e pasurisë kombëtare duke shitur lumenj, kodra e male në këtë çik vend që ka mbetur.

E as hetohen, as gjykohen, e as dënohen.

Nuk ua thotë njeri këto, nuk e di pse. Ndaj rrijnë si ëngjëj, bëjnë dhe moral.

Sot dalin e thonë se po pengoj edhe rrugën e vendit për në Evropë.

Nqs është e vërtetë sa pashë në media se paska edhe në Evropë deputetë palaço si ky Luli e këta që kemi këtu, që marrin guximin bëjnë prokurorin e gjyqtarin, siç ka ambasadorë këtu që e marrin përsipër, atëherë ajo është Evropa që unë nuk zgjedh as sot e as kurrë.

Unë e di që politikanë pa kocka e pa bythë, këtë vend e kanë shitur qindra herë, e po të donin shqipërinë sa ç’duan një përkëdhelje koke nga ca të huaj, ky vend nuk do ishte ky që është.

Por nuk besoj u çmendën edhe këta të huajt sa të mos e vrasin mendjen për drejtësi por të duan kurban njerëzish për të shkelur në Evropë.

E vërteta është më e thjeshtë.

Këta që kanë qeverisur 25 vjet, nuk kanë lënë cep të shqipërisë pa shkallmuar, lekë të buxhetit pa vjedhur, në vend që të ndërtonin Evropën këtu në këto 25 vjet, sot qajnë për evropën të cilën ua pengokam unë.

Ndaj këta anadollak që sot qajnë Evropën, ta dinë mirë se Shqipëtarët nuk do hanë integrimin, ndaj varfërinë që mbollët në 25 vjet pagajeni sot. Nuk ua kam unë fajin.

Shqiptarët nuk do mjekohen e shkollohen në dyert e integrimit, ndaj spitalet e shkollat që shkatërruat e që lekët për ti ndërtuar i keni vjedhur nga 3 a 4 herë, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë.

Shqiptarët nuk do marrin rroga e pensioine në Evropë por këtu, ndaj rroga e pensione që nuk dalin as për bukën e gojës, e që janë më pak sesa vetëm 1 shishe verë në drekat e darkat tuaja, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë.

Ekonominë nuk do e bëjë evropa e integrimi, ndaj oligarkët që i palluat me tendera e para të shqiptarëve, lekë që vodhët duke paguar për një rrugë 3 herë, për një shkollë 4 herë e për një spital 5 herë e sot as egzistojnë, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë.

Jam shumë i vogël për të penguar integrimin e Shqipërisë në evropë.

Por mjaftueshëm i arsyeshëm t’ju drejtoj gishtin në fytyrë të gjithë atyre që sot qajnë për evropën e në 25 vite Shqipërinë e shkatërruan dhe varfëruan me keq se lufta.

Dhe nuk ua kam fajin unë.

Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që për turpin tonë na duartrokisnin mbi kokë.

Tani bëjnë edhe vetingun për policët e shkretë që ç’nuk kanë parë në 30 vjet për politikën. Shumë mirë të pastrohet policia, por kjo nuk bëhet brenda ditës e as me një veting. E mbi 1.300 policë që janë larguar e dënuar për korrupsion e shkelje ligji sa isha unë në detyrë, janë provë e vullnetit për të bërë ata që duhej. Por as këtë nuk e thotë njeri.

Por pyes, pas drejtësisë përse nuk e filluam nga vetja ne me vetingun?

Deputetë, ministra, zv/ministra, politika në tërësi, pas gjyqtarëve dhe prokurorëve pse nuk e vazhduam vetingun me veten?

Unë po hetohem, do gjykohem, e kjo është kaluar çdo vetingu. E palaçot që kanë qeverisur për 25 vjet, vazhdoj ti mbaj në kurriz duke më bërë moral.

Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur.

Ka më shumë kriminalitet në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor.

Ka më shumë në greqi po përsëri se bëjnë. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve.

Dhe shqiptarët na mbajnë në kurriz, duke i bërë moral.

Unë kam duruar 6 muaj, do duroj edhe aq sa të duhet për të dalë e vërteta ime në dritë.

Dhe pikërisht pse nuk jam si këta që kanë qeverisur 25 vjet, kam marrë një vendim për ta treguar edhe një herë se une nuk jam njëri nga rraca e atyre që rri në parlament për pazar a për shpëtim:

Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit.

Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milion shqipëtarët e tjerë.

E si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë e të gjithë ata që besojnë ende tek mua, do përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë dhe ligjin. Siç do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhur këtë popull e sot shesin dëngla, e nuk do dorëzohem për asnjë çast.

E sot i them të gjithqve, ja ku më keni, si qytetar të thjeshtë. Këtu jam e këtu do jem.

Fuqia ime është vetëm e vërteta ime e nuk do rresht ti shkoj deri në fund.

është familja ime dhe miqtë e mi të cilëve u kërkoj ndjesë për çdo minut shqetësim që kanë marrë prej meje dhe punës sime.

Si dhe ata mijra shqipëtarë që më besojnë ende e që nuk kam fjalë mjaftueshëm t’i falenderoj për çdo fije mbështetje që më kanë dhënë e që më japin ende, qoftë edhe me një mesazh.

Unë nuk jam nga ata që fshihem, e jo më të tretem pas parlamentit, mandatit, imunitetit e aq më pak të përfitoj nga këto.

Dhe e kam të qartë që sot; kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është vetëm ndeshja ime e parë. E do vazhdoj prap e prap, deri në fund.

Nga sot, nuk jam më deputet. Do përballem me këdo, sepse besoj e vërteta është më e thjeshtë por më e fortë se gjithçka tjetër.

Si qytetar i lirë, jam përballë kujtdo e as do përkulem, as do dorëzohem.

Dua të falenderoj çdo qytetar që ka besuar e beson ende tek unë. Aq më tepër ata që më kanë votuar.

E sot u them, unë nuk jam palaçco si ata që kanë qeverisur për 25 vjet e sot shesin moral, unë jam Saimir Tahiri e s’kam nevojë as për mandat për tu përballur me drejtësinë dhe me politikën palaço të këtyre 25 viteve.

Nuk jam dorëzuar kurrë, aq më pak të dorëzohem sot. Do jem aty bashkë me më të fundit që më beson, në një betejë që tashmë se kam vetëm timen. Se as drejtësinë e as evropën nuk na e fal njeri, aq më pak agallarët e politikës, por do ta fitojmë vetë.

Me mua mund të merren, e do duroj.

Me familjen time jeni marrë, me gjithçka timen mund të merren.

Po mbushen 30 vjet ama që kjo lloj politike merret me shqiptarët, duke i tallur, duke i sharë, duke i vjedhur, duke i vrarë, duke i marrë jetën e të ardhmen e kalamajve dhe duke i lënën në varfërinë poshtëruese.

Ora e të vërtetës sime ndoshta nuk është larg. E po kështu për të gjithë, një orë do jetë ku secili të ketë të vërtetat e veta përpara fytyrës e do japë llogari.

Deri atëherë, unë jam këtu.

Se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para.

Faleminderit edhe juve.

47 komente në “FJALIMI I PLOTË/ Nga Berisha e Meta, tek Rama, Xhafaj e kolegët socialistë: Saimir Tahiri ka për të gjithë”

  1. PLAKU says:

    Lufto per te verteten se fitorja dhe triumfi i saj eshte edhe triumf dhe fitore per çdo shqiptar . Keto qe ke renditur ne kete shkrim jane te gjitha ç’mendon edhe shqiptari me i fundit per politiken dhe politikanet hipokrite ne Shqiperi .Askush nuk ka besuar (perjashto ata me inteligjence te vobeket ) se politikanet qe permend ti kane pasterti dhe sinqeritet ne sjelljen ndaj shqiptareve ,ndaj pozicioni te krijon mundesi dhe atribute te mbrosh te verteten dhe te grisesh masken e tyre duke bindur edhe ate pakice qe ende i beson ata ,por nuk mjafton vetem maska ,per ata qekane shkelur ligjin eshe i domosdoshem burgu dhe ç’demtimi dhe sekuestrimi i gjithçkaje te pa ligjeshme ,por edhe konvertimi i demit moral te shkaktuar per shoqerine ne vlera monetare apo pasurish te pa tundeshme te cilat t’u rikthehen shqiptareve te cileve u jane vjedhur ,demtuar apo tjetersuar. Nuk je vetem ,por mendoj se gabon qe dorezon mandatin ,ate nuk t’a dhane ata ,ate t’a kane dhene shqiptaret te cilet qofte edhe ne kete menyre duhet t’i perfaqesosh .

    1. Arben Qosja says:

      Nje vrime ne uje sh.Tare!

    2. Artur Mance says:

      Po mire mo vlla, ky mbylli Lazaratin. Aha, Mbylli Lazaratin per ta perhapur ne gjithe Shqiperine.KU A E KEQJA KETU, BRE?

      Hajde Qorri, hajde, na thuj , kush ishte plani juj , apo edhe ju si plani i Azem Hajdarit, me ndertu Shqiperi kapitaliste?
      Na thuaj,o i paster narkotik, kush ti jepte urdherat, sa fitonit, ku shkonte fitimi pervec zgjedhjeve. dmth ti thjesht zbatove urdherin e eprorit , si puna e nazistave , dhe je i justifikuar….po ama, EDRAMEN akoma spo e shet tamam , si duhet.

  2. Bellkameni says:

    E para pritet gjithmone pema me e drejte.
    Sikur te behej sot nje referendum popullor per renditjen e personave me te peshtire te Shqiperise, Saimiri me siguri do te ishte jashte kesaj liste.

    1. Albani says:

      Une mendoj qe nuk do te ishte jashte liste.

  3. MAJAKOVSKI says:

    Une gjithnje kam besiar dhe besoj qe Saimir Tahiri si ishminister mund te kete gabuar edhe si mungese eksperience por aspak nuk kam dyshuar qe ai ka puniar me idealizem per transformimin rrenjesor te policise dhe pati shume rezultate dhe u vlersua nderkombtarisht. Ai eshte I paster dhe kjo e ben trim. Shpresoj qe ai te jete nisma e vetingut per politikanet. Miqesisht edhe per nuk e njoh besoj she shpresoj qe ai do te vendos qysh sot me doreheqjen nga mandati I deputetit nje standart te politikanit qe duam. Pushka top tu befte Saimir.

  4. eri says:

    O ju te gjithe dini gjithçka per njeri -tjetrin sepse jeni te lidhur kembe e koke.Ju lidh kusaria,mafiozlleku,krimi,droga,korrupsioni.Kur ju vjen e keqja ne dere shpreheni,perpara te gjitha keto i ke mbuluar.Ju jeni fatkeqesia kombtare.Thuaj vetes i mire sa te duash po nje mut jeni te gjithe.Populli ka filluar te kuptoj dhe pse shume vone…klasa politike duhet ta kaloj vetingun ndryshe nuk mund te quhet veting po mut…
    Dhe ti duhet ta kalosh vetingun e ta hash dhe burgun bashke me te tjeret.Ju vrafte mortja çfare legenash paskeni qene.
    Ore pse nuk flisni kur eshte koha per te folur,por vetem kur kapeni me presh ne dore…Llum paskeni bene..Po Berishen dhe Bashen pse nuk i fusni ne burg pasi kishit pushtetin?????E keni tash sa vite vetem lehni…apo i ruani qe t’ju ruajne kur t’ju vije radha …..Amani na e shpifet atdheun dhe krejt jeten…

  5. Shoku " Shpati " says:

    Sajmir , ti po akuzon modelin te cilin e vishje cdo mengjes kur paguheshe si minister . Kur re akuzonin se pervec policise ti drejtoje edhe tatimet dhe doganat ti buzeqeshje nën mustak . Te kaluaren e partis tende ti e dije , perse ben te cuditurin tani ? Madje , partia jote ka qen me më shume dinjitet dikur sesa tani qe e drejton Balla !

  6. Ylli says:

    Pershendetje z Saimir,
    Beteja jote, per te dale e verteta , i sherben cdo shqiptari pamvaresisht formimit dhe bindjeve te tij si dhe shoqerise tone. E verteta eshte sulmuar gjithmone per hapur rrugen mashtrimit dhe jo ne pak raste mashtrimi ka arritur te krijoje terren .Prandaj te uroj te gjesh force per te nxjerre ne shesh te verteten, megjithese nuk do te jete e lehte. E verteta nuk fiton vetem me te verteten e S.Tahirit, por sidoqofte ajo kontribon ne daljen ne drite te te vertetes per te gjithe keto vite te kaluara.

  7. shqip says:

    Sajme pershendetje . Nje sugjerim kam une . Akuza qe ngrihet mbi ju vjen nga disa informacione te marra nga medja . Per me teper qe eshte nje proces i nje vendi tjeter , Italia . Deri tani nga hetimet ketu nuk ka asnje material nga prokuroria qe mund te implikoje direkt personin tuaj . Ka gjithashtu indicie , gjithnje nga burime te mireinfomuara nga ana e medias investigative , qe emri juaj nuk eshte objekt hetimi ne Itali . Tani ju sigurisht qe keni kontaktuar me avokate qe do mundesojne mbrojtjen tuaj . Pare ne rrafshin politik , kjo drejtesi ne keto kushte , ne kete faze reformimi ( pastrimi ), nuk jep garanci per nje proçes te drejte e te pavarur . E kam thjeshte pyetje . A mundeni ju , pra legalet tuaj , te kerkojne gjykimin e çeshtjes Tahiri ne nje gjykate te BE ? Kaq . Uroj t’ja dalesh me sukses . Nese vertete je ne anen e drejte , drejtesi do marresh .

  8. emigrant says:

    Z.Tahiri
    NQS se sot ne bote ekziston nje profesion me i ndyre,i poshter dhe pa dinjitet mund t’ju them me plot bindje se eshte ai i POLITIKANIT. Merre me mend se sa me i keq ky profesion eshte ne Shqiperi. Megjithate njerezit deshirojne te merren me politike. Ketu del pyetja e madhe se si ka mundesi. Pergjigja eshte ne faktin qe keta njerez nuk shkojne ne politike per ti sherbyer kombit dhe popullit, shkojne thjesht per interesat e tyre dhe per te perfituar nga politika. Keta njerez hujne ne politike jo se duan te ngelen HISTORI si “figura te ndritura” por thjesht per privilegje dhe pasuri. Merre me mend se c’do te thote historia per Berishen,bashen,meten,ramen dhe gjithe zagaret e tyre qe jane shume. Do te shkruaje hajdute te pacipe te kombit te tyre dhe nqs ky fakt i ben ata “Njerez te ndritur dhe udheheqes te lavdishem” atehere “lum si ata”.
    Kur hyre zotrote ne politike e dije shume mire kete fakt. Ke bere nje “gabim fatal”. Duhet te “haje sa te mundeshe me lezet” dhe te zhdukeshe nga skena sic kane bere shume e shume shiptare te tjere politikane te pacipe dhe pa dinjitet. Armiku me i madh i Shqiperise jane vete shqiptaret shruante dikur F.Konica. Ka thene nje te vertete gjiganteske. Shqiptaret dhe sidomos politikanet qe prodhon ky komb nuk e kane dashur dhe nuk e kane respektuar asnjehere Shqiperine. E kane pare ate si placke per ta grabitur dhe pastaj per ta hedhur pertej. Prandaj gabimi juaj i rende eshte qe ne fillim. Do te doja te besoja deri ne fund ne sinqeritetin e shkrimit tuaj dhe ne sinqeritetin e personit tuaj. Per fat te keq nuk jam i te njetit mendim. Kur hyte ne qeveri si minister i brendshem dhe si poltikan ju eshte dashur pak kohe per te kuptuar tere thellesine e korrupsionit shqiptar, te politikaneve te meparshem dhe te atyre qe ishin koleget e tu. Nuk ishte aspak shkence e veshtire te kuptoje ne poziten si Minister i Brendeshem(kishe ne dore gjithe documentat sekrete dhe jo sekrete) se 100% e istitucioneve te Shtetit ishin jo vetem te korruptuar thellesisht por dhe faktin qe shumica me e madhe e drejtuesve te ketyre insitucioneve “hanin e pinin e vidhnin” si pate keq ne drite e diellit. Asnje njeri nuk pa nga ana juaj te ndermerrje nje “fushate” per ta ndryshyar kete tendence. Me nje fjale u bere njesh me sistemin sepse keshtu u vinte mire te gjitheve. Shume shpresonin se politikane te brezit tend te ri do te kishin tjeter fryme per u zhgenjyen te gjithe. Brezi i ri ndoqi rrugen e brezit te vjeter dmth korrupsionin,regresin,vjedhjen,genjeshtren ,mashtrimin etj etj. Prandaj Z.Tahiri sinqeriteti i shkrimit tuaj mbetet per tu deshiruar dhe nuk tingellon realist. Te uroj te dalesh fitimtar ne drejtesi dhe te fitosh pafajsine per ato qe te akuzojne. Por dyshoj dhe kam frike se do perfundosh “mish per top” per ata qe bertasin ne emrin tend. Good Luck

  9. Saimir tahirin nuk ka nje gjykat ne shqioeri qe ka kompetenca e legjitimitet ta gjykoj,se duhet gjykuar te gjjtha qeverit qe nga vdekja e enver hixhes qe 27 vite.
    qe 27 vite nuk ka nje qeveri qe nuk ka pas korrupcion,krime e tragik droge,por patria soccialiste qdohet si Lider Trafik Droge e Kaptyr shteti nga kapja e gjykatave per fyti.
    trafiku dhe vjedhjet jane zinxhirore,dhe filone nga presidenti e deri te sekretaret e zevendes ministrave.
    ose tribunale per te gjthe mafin,ose oer askend dhe liruar te burgosurit per vjedhje e trafik droge.

  10. dritani says:

    As edhe qofte nje dite, kam besuar ne akuzat e krminelerve te vertete te ketij vendi, qofshin ata “majtas” apo “djathtas”.Jam me ty Saimir e nuk jam i vetmi…jemi me qindramijera shqiptare me ty pra ME TE VERTETEN.E di se e ke te veshtire por do te besh edhe pak kohe durim.E kam kaluar edhe une kete situate e nuk u thyva por dola fitimtar.Nuk eshte e veshtire te kuptosh kurthet alla sigurimshe qe te ngriten, por shume shpejt gjithcka do te dale ne drite.

  11. Zigur Qarri says:

    Me konkretisht me emra te rinj,dhe jo vetem me te konsumuarit Berisha dhe Basha.
    Per Ilir Meten nuk ke goje te flasesh,sepse ishe pjese e koalicionit me te,me te keqen.
    Dhe Rama nuk u mjaftua me aq,por e beri dhe President!!!
    Kur thua qe:
    “Por ndërkohë që në parlament është bërë sherr në skenë për 4 vjet,
    poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë 10 vetë
    pa dallim partie që gjetën konsensus për të mbajtur peng sirtareve
    për afro 4 vjet ligjin e lojrave të fatit”.-duhet te flasesh me emra,se
    kush jan,sepse duke mbrojtur PS-istat mbron edhe PD-istat.
    Por,perderisa nuk e ke publikuar(denoncuar) kete fakt qe ne fillim,
    tregon qe interesat Partiake kan qene mbi ata te Shtetit.

  12. saliu says:

    Bravo Sajmir. Kam pasur dhe kam bindjen se je ndoshta i vetmi politikan me dinjitet . Te uroj te dalesh sa me i paster nga kjo maskarade qe sic e thua vete ka 20 e kusur vite qe perseritet si nje ritual “qelbesirash”.
    Te uroj shendet te plote, per ty ne radhe te pare dhe per familjen , miqte ,shoket dhe mbeshtetesit qe te duan dhe te respektojne, per moralin, dinjitetit, personalitetin dhe punen e madhe qe ke bere ne lufte me krimin, drogen dhe zbatimin e ligjit .

  13. Tutu says:

    Politika shqiptare e sotme eshte krijesa me mizerabel qe ka mbajtur ky vend mbi kurriz deri me sot… e markuar made in USA dhe s sipas standartit CE…keshtu u duhemi dhe keshtu do na mbajne gjithmone…

  14. Ana says:

    Mendoj se pervec avokatit mbrojtes shqiptar ju duhet te merini edhe nje avokat mbrojtes nga BE.Ne se ju ndihmoni me fakte te rendesishme per pastrimin e shtetit nga korrupsioni .te kerkoni,te lehtesoni deri ne 0 fajesine tuaj nepermjet avokateve …

  15. shoku says:

    Sajmir, Shqiperia vella eshte ne renie te lire, pikerisht se nuk ka ekzistuar asnjehere drejtesia. Populli o shoku nuk beson më, ka humbur çdo shpresë. Ti kete e ke betejen tende pesonale dhe nese je i paster, do ta fitosh, por asgje nuk do te ndryshoje per popullin. Ky eshte nje realitet tejet i hidhur, aktual, i prekshem, qe s’ka e s’do kurre zgjidhje.
    Kjo eshte arsyeja pse kerkojne te largohemi nje ore e me pare, qe kemi kaq shume divoce, qe ka rene numri i lindjeve (e ardhmja). Kjo eshte arsyeja pse kemi kaq shume farmaci, lojra fati, lokale, plehera ane e mbane, ushqime dhe uje jo te sigurte, sherre, vrasje per nje llaf.
    Kjo eshte arsyeja pse jeta nuk vlen asnje grosh ne Shqiperi.
    Dalsh faqe bardhe ( per veten tende)
    Asllani

  16. Kurbani says:

    Kurbani. Vellimi I dyte.nga Edi Rama.
    E beri kurban qe re marr shqiperia statusin e vendit kolonizuar.
    Hahahaaaaaaa

  17. Opinion. says:

    ne evrope per qfo afer qe i pari prononcohet dhe ngritet nga presidenti.
    ps.ne france se pari presidenti macron qe nrite zerin kunder nje pune te keqe ne shtet,dhe imediat gjykuar nga drejtesia.
    a ne shqiperi vet presidenti ka qindra miliona ne banka te evropes pa perjashtuar dubaj-n e katarit.
    psh. ne kosove xhavit haliti akuzohet per vjedhje te 8 mikion marka donacion nga mergata per uçk dhe popullin.
    vllau i hashim thaqit per 800 000 euro e behxhet pacollit per dhjetra afera ruso-serbe,dhe shkarkojn vetem nje minister te punve te mbredeshme.
    Çka eshte i pa fuqishim ne mesin e mafis ne presidence e qeveri.
    pra ne shqiperi duhet nje gjykat speciale nga evropa,se kush gjykatave te shqiperis dhe kosoves nuk ju besone ne evrope.
    vete gjykatat jane ne vjdhedhje deri ne fytë.

  18. Hasan says:

    Bravo une te mbeshtes ne zbulimin e te vertetes tende. Ato qe ke thene ne kete hskim jane te vertetat tona. “Lum si ne qe jem Shqipar|

  19. Merati says:

    Vazhdo Saimir se ke plotesisht te drejte nuk eshte hashashi e keqja e shqiperise se ky flamosur kudo ne bote eshte por e keqja e shqiperise per 25 vjet ka qene Saliu dhe tani gjithe kasta e PD te cilet jane te smure menderish duke mbrojtur komunistin e shqiperiste Sali kriminelin.Sajmir ti nuk je fajtir por pak papjekuri ke treguar kete sali krimineli e shfrytezoi dhe ky halli jot eshte midis sali dreqit dhe kastes se tij ne prokurori dhe gjukata Sajmir sali dreqi e ka vrare mendjen qe dhe pas ikjes se tij me strukturat qe ngriti shqiperia do vuaj dhe 15-20 vjet si ajo proverbi pas ikjes te sales le te behet qameti por ate qe duhet te benje te kunder sales e beri ai tek ty pac fat Sajmir

  20. tir says:

    Te lumte Saimir qe dole me kete shkrim. Jam me ty ne cdo germe. E pafalshne Vidho Sjazi te behet ambasador, Ilir Meta president???!!! Nuk gjej justifikim nga KM aktual per dakortesine e tij ne keto emerime. Qe ketu ky KM ka marre nje minus te madh jo vetem per mua oersonalisjt, por per shume miq e te aferm qe diskutojme, pra mendohemi te bojkotojme zgjedhjet e ardheshme.
    Ty tu befte pushka Top dhe e drejta vonon por nuk harron. Mos u ze bese asnje politikani, por aftesive te tua. Ndiq keshillat e disa komentuesve dashamires qe tu hiqet maska njehere e mire cakenjve te ketij vendi qe vertiten andej e jendej te fusin vendin ne BR. Jooo ore se ne BE,po te donin keta politikane sot Shqiperia do te ishte kembekryq . Urime Saimir!

  21. Visar says:

    E keqja me e madhe nuk eshte saimiri, eshte vertet i vogel per ta ndikuar kaq shume fatin e shqiperise. E keqja nuk eshte as Saliu me Lulin, e keqja jeni te gjithe ju qe moret nje Shqiperi te lodhur ne cdo drejtim ,dhe ne vend qe tu jepnit njerezve shprese me ndikimin e ligjit tek te fortet e politikes, i rate ne qafe te forteve te rruges dhe te varferve qe enden rrugeve. Absolutisht normale te luftosh krimin, por nese krimi per shume njerez ne shqiperi perben rrugedalje nga varferia, kjo nuk eshte se eshte per fajin e tyre vetem. Pra , nje kriminel me pak kur asgje nuk leviz ne permiresimjn e jetes se shumices, nuk zgjidh asgje, sepse kontigjenti i personave te tunduar per te lene menjane sa me shpejt varferine eshte shhme i madh. Ju kerkuat te tregoni qe shteti e ka doren e forte nese shpatulla funksionon ndonjehere, por asnjeri nuk u njoh mire sa duhet me koken e organizmit. Ungrit ne politike duke hedhur tutje njerez, dhe cuditerisht ju e perqafuat duke besuar se njeriu ndryshon, behet me i mire. Akuzoni saliun per vitet e komunizmit akoma, duke i thene popullit se eshte udhehequr nga nje komunist i perjetshem ne kamuflazh, njeri qe ka vrare ne emer te shtetit. Saimir, besoj se tani e ke te qarte se shteti te vret, por vrasja shteterore dhemb me pak, se vrasja qe lideri jot zgjodhibper ty. Nga anet tona kesaj i thone: me mire ta merrte fare se sa ta linte gjalle e sakat. Nuk ta ka fajin as Saliu, as Luli, as Meta, as krimi, ta ka fajin marreveshja jote per ti sherbyer vendit tend nen drejtimin e nje lideri qe pervecse emrit dhe gjatesise nuk shikoj dallim me gjith te tjeret. Nese saliu ka vrare njerez ne protesta sic thoni juve, kryeminstri sot po ua ze kafshaten ne fut njerezve ne shtepite e tyre, sa here del ne televizor, dhe e pranoj se per kete ndihmohet edhe nga te gjithe ata qe ju i quani opozitar, shtuar edhe ata qe ju i quani pozite, por qe per mua nuk jane asgje me shume se qen stanesh te lidhur nen zinxhiret e nje piktori qe na i shet si profesionist karriere qe me ndihmen e tij po e cojne vendin perpara. Nese ti je fajtor, do ta marresh denimin tend. Per popullin e tere kush do denoje ndokend ndonjehere? Nje gjygjtar qe denon nje trafikant dhe pastaj j merr leke per ta liruar seshte fatkeqesia me e madhe. Nje politikan qe mbyll nje shkolle ose nuk nderton nje tjeter per mungese fondesh, duke i shuar shpresat e prinderve te varfer jo vetem per te tashmen por edhe per perspektiven e mevonshme te femijeve te tyre, kush duhet ta denoje? Per rracen politike shqiptare jemi te gjithe fajtor, por ti je me shume se une e se gjithe shqiptaret! Me keqardhje me duhet te te them: saliu ( i huaji ) te vret, edi ( i joti ) ta fut. Tregoji popullit cka duan Te degjojne, drejtesine se ke me gjykaten, e ke me rrefimin ndaj popullit per cka mesove per te tjeret ne ato 4 vite minister. Nese nuk tregon per te tjeret, je vetem nje bashkpunetir qe kerkon te rivleresohen kushtet e tua te denimit duke kerkcenuar me mbajtjen e gojes kycur.

  22. shkelqimi says:

    o saimir po them dy fjal nuk mar shkase nga fjala jote qe eshte me burerore deri tani nga te gjithe politikanet dhe lenia e mandatit eshte akoma domethenese por, vec nje gje mundohu te hedhesh hapin e madh te ndershmerise per te degjeneruar cdo palaco se keshtu sa dopak ti na ndihmon gjithe ne popullin e thejshte pa dallim partie, kjo duhet sikur dhe me jeten e cdo njeriu sepse dikush duhet te dal per te vertetat

  23. Aleko says:

    Per drogen saimiri mund te jete I fundit qe mund te mbaje pergjegjesi..Ka 25 vite qe ajo po kultivohet e tregetohet nen hunden e politikaneve dhe qeveritareve ne harkun e kesaj kohe qe sot na bejne te paditurin dhe te ndershmin.Fshirja e lazaratit nga kultivimi I droges ishte nje sukses edhe I Tahirit ,.Por lufta ndaj droges do kerkoje Kohen e saj dhe nuk do jete e lehte si kudo ne bote..Droga kultivohet dhe perdoret ne gjithe boten jo vec tek ne..Duket se Tahiri do behet koka e turkut…thjesht poshtersi dhe maskarallek.Me e keqja tek ne eshte korrupsioni dhe vjedhjet e medha te politikaneve dhe qeveritareve ne keto 25 vite..Per kete jane te interesuar Shqipetaret..

  24. Kendrevica says:

    Saimir, prit sa te mbyllet kjo farsa e gjyqit, qe do e fitosh. Pastaj merr flamurin e krijo nje parti, qe ti hedhe tuç partite antishqiptare e kriminale, qe kane zene peng Shqiperine. Pervoja, me sukseset e deshtimet, te ben njeriun me te pershtatshem per kete detyre historike.

  25. opinion. says:

    sillet dhe çsilet e gjithe rrota e akuzave dhe perfundimi delë,te Qorapet e Kuqe dhe ilir monika çizmja….deri te adriatk llalla dhe gjithe ps e lsi-ja.

  26. PidhiISateme says:

    Germo Saimir, germo se qenin e ngordhur do te gjesh.

  27. Artan says:

    Mos na bej llap llap o Sajmir. Ke qen i lidh me alabak e kriminele. Qofte edhe ne aparence ta kesh bere kete ke shkaterruar imazhin e shtetit shqiptar. Ik tani hiqu qafe ske ti fytyre per ti ber moral kujt kur rri me alabake

  28. Niko Shpiragu says:

    Saimir Tahiri ka qene ministri me i mire i brendshem ne historine e shtetit shqiptar qe nga krijimi i tij.

  29. Devolliu says:

    BRAVO SAIMIR !

  30. Mario says:

    Moooossss Mund thjesht te me pergjigjesh per dy pyetje te thjeshta faaaare?
    Ku do marresh rroge per te jetuar qe nga ky cast.. jo per vehte se mund te mbash djete por per familjen .
    Ku do i marresh parate per te paguar dy avokatet tuaj me ne ze te momentit ( dhe me te shtrenjtet gjithashtu)
    Nuk po vazhdoj me tej ….. pasi besoj se eshte me se e kuptueshme….
    Nuk kam asgje me doreheqjen pasi kjo eshte gjeja me kurajoze qe ke bere dhe une e vleresoj kete ……

  31. Vezhguesi says:

    Saimir,
    E bere beli qe je lab e trim.
    Te lumte.
    Kam 2 keshilla po m’i degjove:
    -Beji edhe vetes nje analize ku ke gabuar. Te ben ty mire. Po rrit edhe vertetesine e atyre qe thua.
    -Ki kujdes jeten tende. Kujto se nje “aksident automobilistik”, e ku ta di une, mund te ta mbylli gojen.

  32. Spartaku says:

    Nuk eshte per tu çuditur me disa komentues kundra Tahirit,se ka plot budallenj.

  33. Yes says:

    Te lumte per trimerine!
    Mbare te te behet!

  34. bilua says:

    Problemi qe shtron sot qytetari Tahiri eshte problem akut qe i perket gjithe shoqerise Shqipetare qe sot jane vetshpallur ne skllever e shtepine e tyre Shqiperine e kane kthyer ne nje kuplara ku shfryjne epshet çdo pseudodiplomat i akredituar ne kete vend!Eshte per te ardhur keq n.q.se nuk lexohet siç duhet ky apel qe i drejtohet shqipetareve kudo qe jane !Shpeton Shsiperine nga kthetrat e kafsheve me te egra qe pasi kane ngrene bijt e tyre i jane versulur ketij vendi !Rifreskoni memorjen e kujtoni bemat e Salinjeve,te Likeve,te Lulezimeve te bandave qe nenshtruan deri ne debim gjithe inteligjencen shqipetare pertej kufinjeve per te fjetur te qete ne shtreterit me gjak e para shqipetari!Kujtoni politikberjen e kujdo karagjozi ne politike e krahasojeni me apelin qe sot nje djal i guximshem qe sot eshte bere ferre per ta se mos vjen nje dite e u nxjerr tere horlliqet duan me çdo kusht kryqezimin e tij si krishti duke filluar qe nga kinezeria e deri tek shtetshkerdhtokracia!Te gjithe ata qe po bejne kete loje jane vertet firmetare siç pohon edhe Tahiri nenshkrues per mosndeshkimin e kryekriminelit “burre shteti”,te kryehajdutit Basha “yll ne ngjitje” te toto Likes qe sot djenton me mjeshteri si ne filmat siçiliane ata qe bejne piketimet e radhes!Vrasjet me aksidente i dekonsiroi Saliu,zhdukjet me infarkt miokardi i dekonspiroi Saliu,vrasjet nga frengjite me snajpere i dekonspiroi Saliu!Sot kerkohet nje eleminim i ri e ndoshta te gjitha sorrat naten ne erresire ne dhomat sekrete jo te pallatit te kongreseve por diku gjetke qe z.Tahiri e ka spostuar ndoshta jo pa dashje!Ndeshu me jenat z.Tahiri e pas do te kesh nje popull te tere pasi te gjithe jane ne dijeni te lojrave te pista qe bejne ne kurriz te ketij populli qe lirine e ka paguar gjithnje me gjak!Urojm qe mos te perkulesh perpara kesaj mafjeje qe pasi i ka marre frymen ketij populli po i heq edhe oksigjenin!Shqiperia eshte i vetmi vend i shekullit qe eshte vetshpallur koloni nen thundren e koloniziatoreve me te pameshirshem ne bote!Fatkeqesi kush bie ne kthetrat e saj!Uroj te fitosh e betejen ta vazhdosh n.q.se mbart sadopak moral e gjak shipetari!Leberit e kane paguar gjithnje shtrenjte kokfortesine e mosbindjen ndaj drejtoreve te kuplarave,ndaj paguaje dhe ti shtrenjte se edhe vet ata janee te bindur ne pastertine tende por i mposht mosndeshkimi i poliagjentit me te madh te Ballkanit ,Sali Binladen !Uroj te mos behesh koke turku nga ata qe te vrasin naten e diten dalin per te peshkuar peshq te medhenj!Uroj te mos behesh kurban i peshkaqeneve qe sot kane imunitet te perjeteshem nga ata qe drejtojne keto rezervate duke e shtuar racen e tyre per te ngrene qenje te pafajeshme si Ti i nderuar z.Tahiri!Q……u nenen te te quajne baba ,thote nje thenie e vjeter popullit.Mos u lere as kohe e as teren ndryshe mafja qe drejton kete vend prej mese 28 vitesh do te haje me gjithe lecka e rrumpallen do te ta vene te te beje shurren mbi ty se keshty ka nenshkruar ne skutat e erreta kur ka bere betimin!

  35. eg says:

    Eshte nje thenie ne anglisht

    Two wrongs don’t make a right.

    Me pak fjale Saimir
    Pse ata qe akuzon ti kane bere 100 te keqijat dhe ti ke bere vetem 1 te keqe, nuk do te thote qe ti je i pafajshem. Them 1 te keqe se kete pershtypje krijova kur lexova fjalimin tend. Ndoshta jam gabim.

    Me vjen keq te te them, por vetem se deri tani kemi ndjekur kete llogjike, nuk kemi ecur perpara.
    Ti jep llogari per ate 1 qe ke bere, dhe kur te vij rradha ata do te japin llogari per 100 te keqijat qe kane bere.

    Doreheqjen qe dhe sot duhet ta kishe dhene 6 muaj me pare, qe ne momentin kur filluan akuzat kunder teje.

    Uroj qe te fitoj e drejta te fitoj.

    1. enter"" says:

      Nuk e ke kapur fare ate qe ka dashur te thote Tahiri. Ta them edhe njehere.
      Tahiri nuk e ka problem te perballet me drejtesine per ate 1 gabimin qe thua ti.

      Tahiri tha qe ata qe po e akuzojne jane ata qe kane bere 1001 krime mbi shqiperine. Praaaaaaaaaaa, perfundimi eshte qe Tahiri, nese duhet akuzuar, duhet bere nga organet perkatese mbi baze provash.

      Tung

  36. BujarBullari says:

    NE QOFTESE TI JE KAQ I PAFAJSHEM SA HIQESH KI KUJDES SE MUSTAFA GJENISHI PAT THON KUSH U MORT ME POLITIK MESOFT SI ME SOVA UN PRANDAJ KE KUJDES SE JE CUN I RI

  37. Jak Boston says:

    Shoku Saimir Tahiri megjithe mundimin per te shkruar ato qe ke dashur te shkruash mua nuk me ben ndonje pershtypje pasi kete film e kemi pare shume here gjate ketyre 25 viteve ku te shkarkuarit nga detyra per te shpetuar te madhin na mallengjejne mbas pilafit.
    Edhe sot vazhdon ta mbrosh te madhin e bandes pasi ndryshe kete gje duhet ta kishe bere qe kur te larguan nga detyra e ministrit, po te ishte qe ke ato vlera qe i pretendon.
    Pra e thene shkurt hiqesh apo te pelqen te jeshe ndryshe po faktet tregojne qe sje gje tjeter pervecse nje derrkuc tjeter i tufes se derrkuceve qe kane drejtuar tre dekadat e fundit ate vend.
    Pajtohem me ato cfare shkruan per Ilir Meten, por a nuk ia dhe edhe ti voten per ate pozite te pamerituar?
    Kur i dije gjithe keto gjera qe shkruan dhe kur ishe ashtu sic pretendon se je “ndryshe” pse nuk dole kunder kryetarit dhe partise tende dhe votoje kunder per zgjedhjen e Like Floririt president?
    Atehere sot do kishe argumenta te mbeshtetura per ate qe pretendon.
    Fakti qe shkruan tani mbas punes se mbaruar te rendon me shume dhe ste jep aspak simpati tek njerezit qe llogjikojne nga veprat dhe jo nga fjalet.
    Nuk e di nese do ndikosh tek militantet e ripjelljes, por kohet e shkuara kane treguar se militantet ndjekin kryetarin dhe jo te renet nga fiku.

  38. Max says:

    Saimir nuk je ti e keqa e ketij vendi. Ky popull legen qe nuk ngrihet kunder mafies politike qe e ka dhunuar gjithe keto vite. Tani shijon show-un qe i servirin maskarenjte duke menduar qe te shpetojne vehten nga gjithe zullumet qe kane bere. Po te kishim pak ndergjegje qytetare ngriheshin dhe kerkonin gjykimin e Saliut, Metes, njeriut qe qesh e shume te tjereve. Ti do ishe i fundit i listes per t’u gjykuar. Popull pa dinjitet qe ngrihet per 5 eurshin e rruges se kombit!

  39. Sirius says:

    Si u katandis Rilindja dhe policia qe sduam. Shoku Saimir keto qe po thua ti sot, ne i dinim dhe i kemi thene me kohe. Ty te ngeli veza kryq dhe tani po ben cunin moralist. Besoj e e di ate thenien qe e keqja ha vetveten nje dite. Ti ke qene dhe vazhdon te jesh pjese e se keqes. Po ta mbajti bytha dil e jepi dermen masakres Rilindjote e te gjitheve PD LSI e soj e sorollop, me informacionet qe ke e mos na shit moral ketu. Rrefehu Tahir rrefeu e mos hesht. Kjo do te cliroj shpirtin tend nga erresira qe i ke sherbyer e po i sherben. Ke shansin historik te hedhesh drite ne strofullen e djallit. Po ti ske bythe, as to e as plehrat e tjera fatkeqesi e atij vendi.

  40. kazani mediatik says:

    Sa me i madh muti, aq me i forte parfumi i fjalimeve.

  41. Gezim says:

    Lexova fjalen e lamtumires politice dhe asaj parlamentare dhe sinqerisht u befasova per permbajtjen e saj. Deri sot nuk ka guxuar askush te flase ne report me parlamentin dhe politiken shqiptare asnje deputet minister apo k/minister, qysh nga koha kur parlamentarizmi democratic nisi punen e tij si institucion Kuvendi”.
    E kaluara dhe e sotmja Jane aty me ata protagonists qe dalin me paturpesi te pamoralshem, te koruptuar, kriminel dhe mbi te gjitha te paprekshem nga drejtesia dhe te mbipushtetshem, ku asnjehere te vetme nuk e lejuan drejtesine te hetonte per ta. Kjo sepse partin pushtetin drejtesin e kishin uzurpuar familjalisht.
    Por ku qendron e verteta midis Sajmirit dhe families Parti. E para dhe e vetmja akuze qe I drejtohet Sajmirit eshte: se emri I tij permendet ne pergjimet interception te nje shtetl te huaj. Dhe kjo na paska krijuar dyshime te sherbimet sekrete shqiptare te cilat perpara se to perpunonin ja raportonin families Parti. Dhe kuptohet familja Parti eshte protagonists me media, opinion, pushtet, drejtesi -prokurori, deri te nderkombetaret, por e gjithe kjo loje-drame comike ka vetem nje te vertete.
    Shtetiti I huaj qe kapi regjistroj kete interceptor nuk ka dale me asnje vendim dhe te provoje fajesin per z. Sajmij, e kunderta ndodh me familjen Parti e cila do jo vetem te hapet proces penal-arrest me burg, por to hiqet e drejta e mare me voten e populit si deputet I zgjedhur.
    Tre tropojajs te familjes Parti, ne emer te drejtesise dhe ligjit, pa prova dhe fakte u sulen si specialists prokuror dhe kerkuan heqjen e imunitetit dhe ti hapnin rruge Hetimit!!
    Por per analogji, kur u vrane 4 kater shqiptare para k/kryeministrise, a thua nuk kishte prova dhe fakte per te vertetuar heqjen e imunitetit Familjes parti. Jo vetem kjo, por raste te krimit dhe korrupsionit te Familjes parti ka plot.
    Me fillim fillojeni me familjen parti ne prokurori gjykata, qe asnjehere nuk ka hetuar krimin korrupsionin dhe me pas kur te keni ndonje vendim Final decision nga shteti fqinj meruni me ish minista, deputete, ish k/minister, family’s parti te mendoj tu heqe edhe imunitetin. Per mendimin tim ky eshte hordheku prostitucional I politikes se Familjes Parti.

  42. Z.Saimir populli me shume denon ata qe e kane vjedhur kete shtet pra ju z.Tahiri nuk keni vjedhur parate e ketij populli.

  43. g...... says:

    Zoti Saimir Tahiri,per mendimin tim, ka qene nje nga ministrat me te devotshem dhe i ndergjegjeshem. E gjithe lukunia e ujqerve ,banditeve politikane ,qe edhe ekrani i televizorit me duket se deformohet me portretet e tyre nga i pari e deri tek i fundit.Ju uroj Shendet, dhe e verteta thote Populli vonon,por nuk harron.Tani po besoj se Parlamenti Shqiptar i BANDITIZMIT Politik jane ne hall te madh si ti fshehin VJEDHJET galopante te kryer ndaj cdo qytetari dhe SHTETIT SHQIPTAR. Ah mos harroni ka ngalur HOTEL DAJTI pa u grabitur, ………….hajde Rama beje edhe Ti si Saliu ,qe ne ditet e fundit te sundimit te tij firmosi e VODHI sa mundi,……”.Pirati behet Pape ” kush e ka lexuar, dhe ketu ne Shqiperi Kryehajduti behet Kryeminister e President,………….. Mirrenjohje dhe respekt per Ju zoti Tahiri………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje