Braho, Harito apo Hysko? Ikën Tahiri, ja cili është emri i ri që do marrë mandatin e deputetit

3 Maj 2018, 11:09Politika TEMA

Pasi deklaroi dorëheqjen nga mandati i deputetit, Spartak Braho, Mirela Harito  dhe Eljo Hysko janë tre emrat që mund ta përfitojnë atë.

Ish-deputet i LSI-së Braho mund të rikthehet në parlament pasi ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën.

Së fundmi ai ka marrë një post tjetër si këshilltar, çfarë mund të sjellë refuzimin e mandatit dhe kalimin tek Hysko.

Ndërkohë, vendi i lënë bosh mund të plotësohet edhe nga ish-ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Teknologjinë, Milena Harito pasi përfaqësimin në Parlament të deputetëve të PS-së për Tiranën nuk është zbatuar ligji i detyrueshëm i barazisë gjinore në përfaqësim.  (TemA)

 

 

 

1 komente në “Braho, Harito apo Hysko? Ikën Tahiri, ja cili është emri i ri që do marrë mandatin e deputetit”

  1. Era says:

    Harito, ne Tirane nuk eshte plotesuar kuota per barazine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje