Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit, tërbohet PD. Berisha e Spaho: Pse dha dorëheqjen...(opozitës i hiqet “tulla” e fundit e opozitarizmit)

3 Maj 2018, 11:32Politika TEMA

Deri më tani Berisha, Basha, Kryemadhi etj., e kanë akuzuar Saimir Tahirin ish ministrin e Brendshëm si pengesën kryesore të integrimit.

Opozita ka kërkuar largimin nga Kuvendi të Tahirit, duke e vënë kusht se nuk qëndrojnë me të në të njejtën sallë. Me një trafikant sipas tyre.

Saimir Tahiri sot dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, dorëzoi mandatin e marrë nga qytetarëtt.

Menjëherë opozita në Kuvend, përmes kryetarit të grupit parlamentar të PD Edmond Spaho kërkon llogari se përse e dha dorëheqjen Tahiri.

Sipas Spahos dorëzimi tani i mandatit të deputetit nga ana e Tahirit përmban një skenar të Ramës për të shpëtuar kupolën e kriminaliziuar.

Ndërkohë që Berisha si gjithnjë ka qënë me kontrapedal se sa gjithë të tjerët, teksa ka përmendur skenarë treshe e katërshe dhe me Erion Veliajn bashkë me Ramën e Tahirin për të dhënë dorëheqje.

Në përmbledhje të këtyre reagimeve kryesore të PD ajo që është e qartë dhe po prezantohet nga PD e LSI në opozitë është fakti se Tahiri me aktin e tij të dorëheqjes i ka hequr Berishës, Bashës dhe Kryemadhit “tullën” e fundit të të bërit opozitë.

Ndaj janë tërbuar nga dorëheqja e Tahirit nga mandati i deputetit dhe përballja me drejtësinë dhe akuzatorët vetëm e vetëm si qytetar i thjeshtë i Republikës. Ky është halli i opozitës.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje