Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili.
Teksa ky i fundit ishte duke qeshur në sallën e Kuvendit, Rama ka pyetur qytetarët se si mund të merret seriozisht ky deputet duke e thirrur përgjatë të gjithë seancës plenare “Titi”.
Shefi i qeverisë i ka kujtuar kohën kur shërbente si ministër për shumë vjet dhe sot shan sektorët ku vetë ka shërbyer dhe ka demostruar performancë të ulët. (TemA)