Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas akuzave nga që i bëri Saimir Tahiri.
Në një deklaratë Xhafaj thotë se nuk i heq asnjë presje atyre që ka thënë më parë për policinë dhe bandat.
“Nuk kam asnjë koment për dorëheqjen. Nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë deri tani”, ka thënë Xhafaj.
Ndërkohë më herët Saimir Tahiri akuzoi ministrin Xhafaj se ai është një “tmerr, numëron bandat në televizor, të bën të ikën nga Shqipëria”.
“Tani bëjnë dhe vettingun e policëve të shkretë, që ç’nuk kanë parë 30 vite nga politika.
Shumë mirë, të pastrohet policia.
Unë jam shumë dakort. Po kjo nuk bëhet as brenda ditës, as me veting. Se ata 1300 policë që janë larguar nga puna sa unë shërbeva në detyrë, për korrupsion, për shkelje të ligjit, për ishin shenja më e mirë e vullnetit për ta bërë po këtë nuk e thotë njeri. Po unë pyes: Pse nuk e filluam nga vetja ne Vettingun? Deputetë, ministra, zv.ministra, drejtorë.
Pas gjyqtarëve, prokurorëve pse nuk e filuam nga vetja ne? Nga politika… Unë po gjykohem dhe hetohem dhe kjo është kaluar vettingut
Ministri i Brendshëm, numëron bandat në televizor.
Një tmerr që të largohesh dhe të marrësh valixhet. ka më shumë kriminelë në Itali, po askush nuk flet kështu.
Ka më shumë krimenelë në Greqi po askush nuk flet kështu.
Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion, kriminalitet në çdo vend të Europës, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet në këtë mënyrë” u shpreh Tahiri për ministrin Xhafaj. (TemA)
Sajmir droga e ka vendin ne burg….
Selvie te qenka tekur per hajdar me duket. Ta gjejne ata qe e kane per detyre se a ka patur droge per ne burg apo jo. As ti as une dhe asnje nga komentuesit ketu se gjejme dot. Po nese hetimet do e nxjerin te paster Tahirin??? Do dalesh prap ti Selvie te kerkosh hajdar????.
Selvia,do ta fusin koken ne bythe po doli Tahiri i pafajshem.Dhe do dal i pafajshem se akuzat per ate jane shpifje.
Kurse ti e ke vendin ke semafori,Fucking Slut
xhafaj ben te pastrin,sa hotele ka ne pogradec dhe korce pale dyqane keto qe i di,ja menaxhojne besniket qe kane vrare dhe vjedhur,i di si kane qene me perpara,erdhen nga fshati dhe u bene me pallate e hotele qe nuk kishin hi ne vater,ja i bene xhafajt.
Ja pse hikin Shqiptaret nge Shqiperia sikr te jete lufte.Vendin e kane ne dore halabaket dhe hajdutet.
z. Xhafa ministri, jo se po mbroj tahirin por kur ishte ai minister i dha imazh autoritar policise, kurse tani policia duket komplet e paorganizuar , mos flasim per policine rrugore qe thuajse nuk ekziston fare