Dorëheqja si akt politik është natyrisht një lëvizje e detyruar. Çdo politikan që largohet vetë nga posti që mban, e bën këtë ngaqë ja detyrojnë rrethanat dhe kur nuk ka një rrugëdalje të dytë.
Por gjithsesi, akti i dorëheqjes vendos në politikë një precedent që shpesh ka fuqinë e një ligji gati-gati kushtetues.
Nga viti 1992 deri në 2005-n, institucioni i dorëheqjes nuk u praktikua asnjëherë nga krerët e formacioneve politike shqiptare që ndëshkoheshin nga elektorati në zgjedhje.
Fatos Nano nuk dha dorëheqjen pas humbjes në 22 mas 1992.
Kreu formal i PD-së në vitin 1992, Eduard Selami nuk dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet vendore të 26 korrikut të atij viti..
Sali Berisha, si president i vendit imponoi një projekt-kushtetutë të hartuar nga ai në tetorin e vitit 1994, (e cila i jepte Republikës një karakter edhe presidencial) kur nuk arriti ta miratojë Parlamenti, e dërgoi në referendum popullor të cilin e humbi. Pas disfatës nuk ofroi dorëheqjen si zgjidhje.
Po ashtu në vitin 1997, edhe pse humbi zgjedhjet parlamentare, Berisha u rikthye në drejtimin e PD-së në vend që të largohej.
Në vitin 2005, Fatos Nano, vendosi një standard kur dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje, duke i hapur rrugën e Edi Ramës për t’u bërë kryetar i Partisë Socialiste.
Ky standard në një farë mënyrë krijoi një precedent gati ligjor, që solli edhe dorëheqjen e Sali Berishës nga kreu i PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 21 qershorit 2013.
Në këtë linjë si precedent mund të quhet edhe dorëheqja apo dorëzimi i mandatit parlamentar nga Saimir Tahiri ditën e djeshme.
Pas aktit të Tahirit, ç’dokush prej politikanëve parlamentare që mund të hetohet nga Prokuroria, do të duhet ta dorëzojë mandatin dhe jo ta përdor si mburojë.
Rasti “Tahiri” tregoi që mandati, më shumë si mburojë është një pikë e dobët për deputetin.
Por që nga 1990-a asnjë deputet apo ministër i hetuar nga Prokuroria apo i kërkuar për hetim nuk e ka dorëzuar mandatin. Deri në vitin 2013, deputetët gëzonin imunitet, ku madje nuk mund të niste fare hetimi para autorizimit nga parlamenti.
Në politikën shqiptare, kërkesa e prokurorisë për të hetuar deputetët, në vend që të dobësonin politikisht parlamentarët, i ka fuqizuar ato. Kjo edhe për faktin se drejtësia nuk ka qenë kurrë një institucion i besueshëm në vend.
Le të marrim me radhë rastet më pikante të heqjes së imunitetit.
I pari që ju hoq imuniteti në parlamentin shqiptar ishte ai i të ndjerit Azem Hajdari në pranverën e vitit 1992. Kjo ndodhi pas një sherri banal me grushta të të ndjerit me një funksionar të PD-së, pas së cilit prokuroria i kërkoi heqjen e mandatit për Hajdarin.
Hetimi për ca grushta u stimulua nga Berisha për të mos ushqyer oreksin e Azem Hajdarit për një post të lartë qeveritar.
Por nga ana tjetër, kjo manovër ndoti prokurorinë dhe e fuqizoi Hajdarin duke e hedhur në opinion si “viktimë politike”.
Po në vitin 1992, prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit për deputetin e Skraparit të PS-së, Ilir Meta, pasi ky i fundit kishte përkrahur grevën e punëtorëve të Poliçanit të cilët u përleshën edhe me policinë.
Ilir Meta jo vetëm që nuk u dobësua politikisht nga kërkesa për hetim, por u forcua në sy të opinionit, duke rritur vrullshëm shkallët e karrierës, pasi konsiderohej si “viktimë politike”. Të dy këta deputetë nuk e dorëzuan mandatin.
Në korrik të vitit 1993, Fatos Nano, deputet i PS-së dhe kryetar i opozitës, u kërkua nga prokuroria jo vetëm për ta hetuar, por edhe arrestuar. Nano, i cili u burgos për 4 vjet, qëndroi deputet deri në vitin 1996.
Lideri socialist doli nga burgu me “qyrkun” e heroit dhe “të burgosurit politik”, status të cilin e fitoi edhe nga gjykata që e shpalli të pafajshëm në vitin 1997 dhe i ktheu lekët e burgut kokërr më kokërr.
Prokuroria kërkoi të hetohen në atë kohë dy ministra të PD-së, Genc Ruli e Rexhep Uka, por grupi i PD-së u rebelua dhe nuk votoi për heqjen e imunitetit.
Në vitin 2006, pasi Shqipëria firmosi MSA-në me BE-në, Brukseli i kërkoi Tiranës të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Në krye të Prokurorisë së Përgjithshme emërohet në vitin 2007, Ina Rama, të cilin kreu i mazhorancës së atëhershme Sali Berisha e quan një “Silvia Konti”.
Në mars 2008 shpërthen Gërdeci, vdesin 26 veta. Ina Rama kërkoi t’i heqë imunitetin Fatmir Mediut, ministrit të Mbrojtjes. Mazhoranca, edhe pse votoi për ta hetuar Mediun, e sulmoi politikisht prokurorinë duke e quajtur hetimin tendencioz.
Jozefina Topalli, kreu i parlamentit që drejtoi Komisionin e Rregullores që shqyrton kërkesën e prokurorisë, e telendisi publikisht Ina Ramën duke mbrojtur kryetarin e PR-së.
Mediu nuk e dorëzoi mandatin e tij. Madje në vitin 2009, pra pas zgjedhjeve, rifitoi imunitetin e ri që ndalonte hetimin pa vendim parlamenti, që as mazhoranca nuk guxoi t’ja heqë e as Ina Rama nuk ja kërkoi.
E njëjta gjë ndodhi edhe me Lulzim Bashën, i cili pas një dosje të dorëzuar nga një vartës i tij në prokurori, ish-deputeti i PD-së Arben Meçe, inxhinier rrugësh, u hap një hetim nga organi i akuzës për autostradën Rrëshen-Kalimash, që sipas prokurorisë fshihte një abuzim të paktën prej 220 milion eurove.
Basha jo vetëm që nuk arriti të gjykohet, pasi shfrytëzoi bukur kleçka proceduriale, por pas akuzës ngjiti karrierën edhe në tre poste shumë të larta: ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Të gjitha këto raste u bënë standarde që imponuan edhe sjelljet në vazhdim, pra u bënë precedentë. Dhe precedentët gjithmonë i ofron pala në pushtet pra mazhoranca, e cila jep një model që më pas ndiqet.
Një model e ofroi edhe Saimir Tahiri dje, pavarësisht se i detyruar. Tashmë me aktin e tij ai i ka future në kurth të gjithë aktorët politike nën akuza: ka themeluar një precedent që kush hap gojën në emër të moralit politik, duhet ta ndjekë. Rrugë tjetër nuk ka!(Tesheshi)
Na keni care trapin me kete qorrin. As ky nuk donte ta jepte dorheqjen as PS nuk donte ti hiqte imunitetin, pra asnjeri nuk eshte burr i mire. Shyqyr Zotit qe eshte BE dhe USA qe te pakten te shohim nje baron droge jashte parlamentit. Sikur ti fusin ne burg te gjithe pisat e PD, LSI, PR,PS e te tjere do ishte nje mrekulli.Por jemi te lumtur edhe me faktin qe ata te mos jene ne politike.
Jepi Niko, forca Niko.
Eej, vetëm kujdes shendetin.
Bravo Niko qenke ne anen e krimit.Dicka duhet te kesh bere dhe ti ….
Po Ilir Meta, pas kameres se fshehte te Dritan Priftit? A e dorezoi inunitetin?
O te dhjefsha ben dhe usan , per çin usa flet ti per ate qe luli dhe peshqit qe kerkon luja paguajn nga 200 mij euro per te ber foto me presidentin ameriukan , kjo ka ndodhur me barako bamen , asnjeri nuk i tha çjan kto lek por i hyn direkt ne kont barakut po ato ishin prat e vjedhura te kti populli nuk i dha njeri nga xhepi vet , per çin BEe ke fjalen zotrote per BEne e asaj deputetes se parlamentit europian qe vjen i thur lavdi saliut qe ka vrar nje popull , ka ber 97 ten , ka vrar dynjan ne gerdec vrau 4 njerez ne rrug , apo qe i thur buçja lavdi lulit qe ka vjedhur 250 milion euro ka shitur detin ka vrar kater te pa fajshem kur ishte minister i brençem ne bashkepunim me saliun dhe jan pikerisht kta qe ksaj kurves se kshillit te europes i ben nder i dhan burrit vet me konçesion minierat ne veri te vendit , per kta plera qe e kthyen ne sistem ktu tek ne korrupsionin flet , ja iku SAJMIRI , LULIN SALIUN MULIN TULIN ATY I KE te gjith agjent te serbit jan ,te tr antishqiptar ik pirdhu me ameriken tate dhe kto lloj deputetesh te kshillit te europes qeke shoku spartakut .
Niko-ne nuk e dime ne se “qorri” eshte burre i mire apo i keq. Pastertine e tij e vendos gjykata. Ato qe thuhen neper media per Tahirin jane fjale qe nuk jane vertetuar publikisht nga organi i akuzes apo gjykata.
Ne se nje kusheri qe mund te keni, te perzier me krimin, permend emrin tuaj, kjo nuk ju ben juve pergjegjes per ato cka ai thote per juve. Ne rastin e “qorrit”, sic e quani juve, jane dy elemente qe e bejne ate jo fajtor, te pakten per momentin:
1. Ne bisedat e pergjuara nga policia, permendet nje emer (Saimir), por pa mbiemer. Avokati i njeres pale, deklaroi se behej fjale per shoferin e kamjonit qe transportonte drogen, qe kishte te njejtin emer me Ministrin.
Ne Shqiperi ka shume Niko, por kjo nuk do me thene se fjala eshte per juve.
2. Nuk ka asnje prove, te pakten nuk eshte publikuar asnje prove, qe te lidhe Tahirin me trafikantet, pervec faktit qe kreu i trafikut ishte kusheriri i tij. Edhe une apo juve mund te kemi kusherinj qe merren me pislleqe, por kjo nuk me ben as mua e as juve pergjegjes per veprimet e tyre. Ne kohen e merhumit denohej i gjithe fisi per bemat e dikut nga familja apo fisi, por sot cdo njeri eshte pergjegjes personalisht per veprimet e tij, ose sic thote populli, “cdo berr varet prej kameve te veta”.
Asnje presje nga ato qe tha niko i ka rane koke te gjithe pisat qe jane sot politik nga 90 e ktej kelyshat e komunisteve jane ne burg e kan pak por me mendimin tim plumbin meritojne qe te shpetoj populli shqiptar e te vine njerez tamam jo me kelyshat e komunistave fare e keqe fare homoseksule