Tahiri flet për përplasjet me Metën: Shpëtoi nga drejtësia edhe pse doli me bllok në dorë, ja ç'i kam thënë Ramës për të prishur koalicionin

3 Maj 2018, 23:20Politika TEMA

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga ku ka folur edhe presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ai u pyet se cila ka qenë përplasja e tij me Metën ku u shpreh, se nuk dëshiron të flasë për të. Megjithatë këmbënuljes së gazetarëve ai ju përgjigj se presidenti i shpëtoi drejtësisë edhe pse u kap me bllok në dorë duke folur për “7 përqindësha”.

“Nuk kam asnjë, e quaj fare të parëndësishme ta komentoj.

Ilir Meta për fatin e tij është president.

Unë nuk jam si ai, i shpëtoi drejtësisë duke ndejtur në sqetullën e Saliut, me ato blloqet dhe 7 përqindëshat.

Ilir Meta ka ndejtur në pushtet me pazaret, unë nuk jam si ai.

Nuk kam patur përplasje me Metën.

Nuk ka patur luftë.

Kam menduar shumë herët që duhet të ndaheshim në koalicion nga Ilir Meta.

E kam biseduar me Ramën këtë gjë.” tha Tahiri. (TemA)

2 komente në “Tahiri flet për përplasjet me Metën: Shpëtoi nga drejtësia edhe pse doli me bllok në dorë, ja ç’i kam thënë Ramës për të prishur koalicionin”

  1. Bert says:

    Sajmo, me gjithë respektin për punën, kështu fundos veten dhe partinë! Për një ish-ministër, të deklarojë/pranojë bashkëpunim me një të korruptuar dhe të mos lëvizë pastaj asnjë gisht është një vetëvrasje politike dhe sidomos një skandal kolosal, që në një vend normal, më e pakta do ishte përkeqësimi i situatës tënde aktuale. Ça shansi për të gjithë ju që jeni politikanë të një vendi anormal!

  2. une i druhem proceve te montuara juridike nga rama meta kunder tahirit dhe te tjerve ,se tahiri eshte i zhytyr ne trafik,por Rama Meta dhe gjuthe ps e lsi deri ne fyte,dhe vepra shume te te ramnda si vepra e tahirit,dhe vepra e tahirit,eshte per llogari fitim xhepi te shefit te tije Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje