Saimir Tahiri i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me dorëzimin e mandatit të deputetit.
I pyetur nëse ka një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm thotë se nuk ka asgjë të vërtetë nga këto aludime duke nënvizuar se s’ka nevojë për mbrojtjen e askujt dhe se beson tek e “vërteta e tij.
“As kam marrëveshje, as kam nevojë dhe as më duhet një marrëveshje. Të vërtetën as ma shet njeri, as ma blen kërrkush, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Opozita është mësuar me këto pazare, jo unë.
“S’kam arsye ta besoj, as kam të dhënë dhe nuk më shqetëson edhe sikur të jetë kështu, sikur Edi Rama të jetë bërë me dikë kundër meje”, shtoi ai.
Tahiri ka komentuar deklaratën e Berishës ku thekson se ish-kryeministri është mësuar të mbrojë Ilir Metën kur është kapur në afera, liderin e opozitës kur është faktuar duke vjedhur dhe urdhërruar vrasje, Fatmir Mediun kur ka shkaktuar tragjedinë e Gërdecit.
“E të dali kështu jashtë manualit të politikës, unë po jap dorëheqjen, këta patjetër që as e dyshoj që të gjejnë dicka. Saliu ka mbrojtur edhe Metën edhe Bashën, edhe Mediun që duhet të ishin në burg se kanë vjedhur e vrarë, por kanë bërë pazare dhe kanë mbjetuar. Une s’di cfarë bën Rama dhe nuk më intereson.
Unë di të vërtetën time. Atë mua as ma shet njeri e as ma blen kush”, tha Tahiri!
Ai thekson se ka qenë i sulmuar nga opozita që në krye të marrjes së detyrës ku risjell edhe shembujt konkret. (TemA)