Akuzat pas dorëheqjes së Tahirit, Balla i pergjigjet PD-së: Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar, ja halli që kanë

6 Maj 2018, 12:59Politika TEMA

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të opozitës pas dorëheqjes së ish-deputetit Saimir Tahiri.Balla ka sqaruar se në të vërtetë shqetësimi i forcave opozitare nuk është tek dorëheqja por tek paniku që kanë nga forcimi i institucioneve të drejtësisë.

“Për dreq koinçidoi edhe me kapjet e bujshme të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Spanjë!

Edhe më per dreq që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i paralajmëroi këto kapje dhe nuk thonë dot tani që i kapi policia kolumbiane apo ekuadoriane

Hall i madh shumë i ka zenë edhe Colin edhe Lulin edhe lolot që tani dalin nëpër televizorë si personazhet e Kinostudios dhe tregojnë përralla me lojra e lidhje.

Tamam pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, që shpërbëhet çdo ditë nën dritën e kontrastit të madh me ne! 

Ne nuk jemi as të përsosur, as të pagabueshëm, madje kemi njëqind e një probleme e defekte dhe kemi bërë e bëjmë edhe ne gabimet tona.

Po ama, s’ka njeri me trurin në kokë e me zemrën në vend, që nuk e bën dallimin e madh mes nesh dhe këtyre colave e lolove që s’dinë as çfarë thonë as çfarë bëjnë. 

Edhe dorëheqja e Saimir Tahirit është përveç të tjerash një provë e madhe e këtij dallimi!” shkruan Balla.(TemA)

1 komente në “Akuzat pas dorëheqjes së Tahirit, Balla i pergjigjet PD-së: Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar, ja halli që kanë”

  1. Vlora 2 says:

    IK ORE BYTHQIR SE KUR ISHTE KOHA NUK R LEJUAT TASH HODHENI POPULLIT HI NE SY PO U FUT AI NE BURG DO TE JU TREGOJ TE GJITHE JUVE JUVE ATY E KENI FRIKEN JU EDI RAMA DO TE FUTET DREJT NE BURG TA GARANTOJ UNE OK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje