Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka humbur djalin e saj.
Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë shkrimtarja përmes një postimi në rrjetet social facebook.
Djali i saj i vetëm u nda nga jeta në një moshë fare të re, në lule të rinisë, pas një sëmundje të rrallë që e kishte prekur kohët e fundit.
Postimi i Flutura Açka
Miqtë e mi,
Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit.
Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé.
Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor. (TemA)
Ngushellime familjes.
Nugushellime zoti te dhente force?
Lajm shume i hidhur. Zoti te dhente force!
Nje dhimbje e madhe per znj.Flutura Acka.Nuk gjej fjale per ta ngushelluar. Shpirti i tije u prefte ne paqe.
Fatekeqesi e madhe,kjo bunder nuk i ka qendruar asnjehere afer keti te shkretit.
Ngudhellime , ta perballoni kete humbje qe ju paska ndodhe..!
Ngushellime.
Ngushellime prinderve, nuk mendoj se mund te kete dhimbje me te madhe per nje nene. E ndjej veten keq kur lexoj komentin e Xonit. Nuk dua ta besoj se mes nesh ka edhe krimba te tille.
Nuk mund te jepet asnje ngushullim nenes per femijen e vet, por zoti keshtu e paska shkruar. Edhe nje here ngushullime te sinqerta dhe shpirti i djalit tende u mpreft ne paq. Ngushullime per djalin 18 vjecar.
Lajmi godites Flutura dhe Richard na ka tronditur. Njeriu e ka te veshtire te shprehet ne kesi rastesh. Ndjehemi prane jush ne kete dhimbje te perjetshme.
Ju shprehim ngushellimet tona ! U dhente Zoti kurajo per ta kthyer dhimbjen ne force !
Ngushellime dhe kurajo.
R.I.P
Ngushellimet me te ndjera! U prehte ne paqe!
Ngushellime, dhe kurajo
E rende dhe rrenqethese si ngjarje, ngushellime familjes dhe zoti te ruajte mendjen ty si nene, pasi eshte hera e pare qe lexoj njoftim vdekje te shkruar nga dora e nenes per djalin e vetem.
Nuk i qahen vuajtjet , mosha, amanetet e enderrat ketij femije. U prefte ne paqe..
Ngushellime, Zoti ju dhente kuraje…..
Humbje shume e rende. Ngushellime dhe behu e forte.