Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka akuzuar deputetët e larguar nga partia e tij, duke thënë se ata e kanë dëshiruar shkatërrimin e Vetëvendosjes.
“Ishim një hap para fitores kur morëm një goditje të rëndë nga brenda e nga jashtë. Ata dëshiruan ta shkatërrojnë Vetëvendosjen, por ne jemi një hap larg fitores. Anëtarësimet e reja, sondazhet, qytetarët e konfirmojnë këtë. Me më shumë punë, lëvizja mund të vijë në pushtet”, tha Kurti, raportojnë mediat kosovare.
Kryetari i VV-së pati fjalë të rënda edhe për qeverinë e Kosovës. Ai tha se qeveria që udhëhiqet nga Haradinaj synon të kryejë vetëm punë të këqija për vendin. Këtu ai përmendi Asociacionin, dhe dialogun me Serbinë. “Ia kemi falur 8 mijë e 200 hektarë tokë Malit të Zi. Asociacioni po mbetet në verë, pasi qytetarët janë të zhvendosur nga politika”, tha Kurti.
Ai theksoi se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke. “Kosova ka dështuar në rrugën e integrimit evropian, pasi Thaçi e do këtë rrugë nga Beogradi. Ai i frikësohet shumë Gjykatës Speciale”, tha Albin Kurti.
Sigurisht kur nuk je ne rrugen e drejte do te marresh goditje edhe me te medha. Kur synon vetem fitoren tende sigurisht qe populli te njeh e te vlereson ashtu sic je, me sa duket ne sherbim te te huajve. Vendin edhe ti e ke atje ne koshin e plehrave, si shume te tjere.
Grupi i “te pakenaqurve” (GDP) simbas te gjitha analizave kan pasur qellim shkaterrimin e VV. E zgjodhen momentin kur fituan pozita si deputet apo kryetar komunash, dhe kur Albin Kurti u arrestua. Largimin sinkron nga VV e inskenuan gjoja si nje bisede ne Facebook ku Aida Derguti (antare e GDP) pa kurfar arsye te shendoshe e quan Albin Kurtin m.. . Mandej Dukagjin Gorani (antar i GDP) e ben publike at bisede, dhe krejt GDP vihet ne mbrojtje te Aides, edhe pse ajo formalisht kekron falje per at ofendim ndaj Kurtit. Arsyetimi i doreheqjes sinkrone ishte gjoja per te treguar se ata nuk po synojne pozita udheheqese, por “sinqeritet dhe korrektesi”. E tash kur po formojne parti te re, jan duke e qare koken pikerisht se kush do te jet udheheqes me i larte ne at parti. Asnjeri prej tyre nuk pati guxim te dal si kunderkandidat i Kurtit kur u bene zgjedhjet ne VV, por ata ngulmonin qe Kurti te mos kandidoj per kryetar te VV. Kjo e tregon me se kjarti aktin e tyre puqist apo shkaterrues ndaj VV. Fisnik Ismaili (antar i GDP) mandej deklaroi se ne (GDP) kemi bere qe VV te duket demokratike. Kjo eshte e vertete, por eshte poashtu plotesisht e vertete se largimi i GDP nga VV nuk e ben fare jodemokratike VV-n. Antaret e GDP respektin dhe kredibilitetin qe e kan gezuar derisa kan vepruar ne VV e kan humbur plotesisht para votuesve, por ket humbje me siguri e kan kompenzuar materialisht nga dreqi e i biri. Edhe nje akt qyqar drejt plehut te historise. VV pa ndonje gervishje te madhe nga GDP eshte duke e vazhduar rrugen e lavdishme dhe te sukseseshme qe e ka trasuar deri tash. Vazhdon te mbetet shpresa e dinjiteti i popullit, dhe motori i ndryshimeve pozitive ne vend.