Moska liron nga paraburgimi "armikun" e Vladimir Putin

6 Maj 2018, 16:29Bota TEMA

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny është liruar nga burgu dhe përballet me dy akuza.

Navalny postoi sot një koment në Twitter ku njofton përkrahësit e tij se është liruar por përballet me akuzën për organizimin e një aktiviteti pa leje si dhe për rezistencë ndaj policisë.

Navalny u arrestua dje në Sheshin Pushkin të Moskës, gjatë protestave që shoqëruan ceremonitë e inaugurimit të Vladimir Putinit për një mandat të katërt presidencial.

Mbi 1300 protestues u arrestuan në të gjithë Rusinë.

Policia ndaloi për pak orë edhe gazetarin Aleksei Aleksandrov, i cili punon për një emision lajmesh që realizohet në bashkëpunim mes Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë/ Radio Liria.

Ai njofton se policia po godiste me shkelma e po shtynte gazetarët. Ai thotë se nuk ka parë në protesta të mëparshme të udhëhequra nga Navalny një reagim kaq agresiv nga policia.(VOA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje