Senatori John McCain, 81 vjeç, po lufton me kancerin në tru.
Ai e ka bërë të qartë që nuk do të donte që presidenti Donald Trump të marrë pjesë në varrimin e tij, bëjnë të ditur mediat amerikane.
McCain, një veteran i luftës në Vietnam dhe senator i respektuar i Arizonës, ka pasur një marrëdhënie të trazuar me Trump-in dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ai ka shprehur dëshirën që në funeralin e tij, Shtëpia e Bardhë të përfaqësohet nga zv.presidenti Mike Pence, shkruajnë “New York Times” dhe “NBC News”.
McCain gjithashtu po shkruan një libër dhe një dokumentar, ku shpreh keqardhjen që nuk zgjodhi ish-senatorin Joseph Lieberman si bashkëudhëtar në vitin 2088 përballë Barack Obamës, por zgjodhi populisten Sarah Palin.
McCain po lufton me një formë agresive të kancerit të trurit prej më shumë se një viti.
Aktualisht, ai ndodhet në Arizona, ku është kthyer pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një infeksioni në stomak.
Senatori i Arizonës dhe presidenti Trump kanë pasur një marrëdhënie kontradiktore, sidomos gjatë zgjedhjeve preliminare për presidencialet 2016.
Në atë kohë, Trump është shprehur se McCain, ish-i burgosur i luftës në për vite të tëra në Vietnam, nuk ishte vërtet hero lufte pikërisht sepse e kishin kapur.(TemA TV)