Rama mbledh grupin e PS: Ministrat dhe deputetët, urgjent në takim me qytetarët në çdo qark. Fokusi ynë...

7 Maj 2018, 11:46Politika TEMA

Si çdo të hënë Partia Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e grupit Parlamentar, ku Edi Rama u ka dhënë dhe një herë direktivat deputetëve dhe ministrave.

Sipas informacioneve mësohet se Rama u ka kërkuar të gjithëve që të vijojnë turin e llogaridhënies me publikun, dhe ka dhënë urdhër që deputet duhet të jenë çdo mbledhje shkruan Panorama.

Sipas tij ata janë drejtues politikë të qarqeve dhe nuk duhet të mungojnë, por dhe ministrat duhet të jenë prezent dhe ta marrin me seriozitet këtë tur me qytetarët.

Po ashtu është mësuar se Rama sot do të jetë në Lezhë, ku do të zhvilloje disa aktiviteti që do të zgjasin deri nesër.

Rama mësohet se u ka thënë deputetëve se fokusi më i madh është Tirana, por nuk duhet që të neglizhohen dhe qarqet e tjera.

2 komente në “Rama mbledh grupin e PS: Ministrat dhe deputetët, urgjent në takim me qytetarët në çdo qark. Fokusi ynë…”

  1. Vladimir Dushniku,pensionist. says:

    E ben per show kete zoti kryeminister,se administrata shteterore nuk ka pyetur kurre per ankesat e popullit,bile edhe ju si kryeminister nuk i jeni pergjigjur asnjehere ankesave te mija me leter dhe e mail!
    Mos i kerkoni deputeteve dhe ministrave te bejne takimet me qytetaret formalisht ,por kjo te jete detyre nr.1 e cdo rrogtari te shtetit gjate gjithe kohes!
    Mos ua kerkoni kete gje deputeteve e ministrave,kur kete gje nuk e ben fare as kryebashkiaku i Tiranes Veliaj,bile as ju si kryeminister,duke kujtuar se e keni justifikuar veten duke bere show ne facebook!
    Duke mos degjuar ankesat e popullit per shkelje te Kushtetutes,ligjeve dhe akteve nen ligjore,ju jo vetem na e keni sjelle ne maje te hundes,por per nje konflikt te vogel, qe mund ta zgjidhin juristet e institucioneve,ne detyrohemi te hapim gjyq,qe vazhdon me vite te tera!
    Nuk kemi nevoje per takime te sajuara sa per show nje here ne vit,por per vleresime tre cdo ankese te qytetareve,pas te cilave fshihet korrupsioni,shkelja e ligjeve dhe pa aftesia e rrogtareve militante te shtetit por qe punojne kunder shtetit!
    Per mua kryebashkiaku i Tiranes Veliaj eshte treguar i pa afte si drejtues,per deri sa nuk eshte marre fare me ankimet e qytetareve dhe as ushtron kontroll se si punojne rrogtaret e tij te pa afte ne zyrat e ashtuquajtura te maredhenieve me qytetaret!
    Jeni shkeputur nga hallet e popullit zoti Rama dhe kete ua thote nje antar i PS-se e jo nje berishist!

  2. Qeveria po vepron, 'Vetingun' sec harron. says:

    O burra, filloi fushata me goditje te perqendruar…..Te gjithe ne terren dhe gju ma gju me popullin. Ja u zgjidh halli i Shqiperise.
    +
    Qeveria po vepron por Vetingun sec na harron.
    +
    Bujrum, Partia e Punes sa mall e nostalgji kena per ty sidomos pas ngjarjeve te shemtuara kunder pensionistave enveriste.
    +
    A u deklarua Presidenti apo Kryeministri per keto veprime te Bandes se Hajdareve, po Lulzim Hollandezi cmendim pati?
    +
    Vemendje, o popull: “”Vetingu””” po vonohet dhe eshte shume i ngadalte si proces nga qeveria e Edvin Rames dhe Presidenti i Rames. Pse valle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje