Çfarë shkruante Nako Spiru, për vrasjen e Qemal Stafës

7 Maj 2018, 10:47Politika TEMA

Dita e 5 Majit, një ditë në përkujtim të dëshmorëve të atdheut, dikur një ditë shumë e rëndësishme, sot një rutinë përkujtimore, hap debat sepse këndvështrimi politik kërkon ta zbehë ose ta kthejë në një aset të luftës politike.

Në kujtim të veprës së “Heroit të Popullit”, Qemal Stafa, u vendos edhe dita e 5 Majit si dita e kujtimit të dëshmorëve të atdheut.

Ja se çfarë shkruan Nako Spiru, një nga udhëheqësit e luftës nacional-çlirimtare, më 5 Maj të vitit 1945 në gazetën “Bashkimi” për Qemal Stafën:

Në vjeshtën e vitit 1941-së filloi një lëvizje e madhe për organizimin e luftës kundër okupatorit. Me nji herë doli e kjartë pozita e reaksionit që përkrahte okupatorin. Që në përpjekjet e para u pa fryma e oportunistave, të cilët kishin frikë nga kryengritja e popullit Shqiptar.

Populli jonë kërkonte rrugën për me organizue fuqitë e tij në luftën patriotike. Djemtë e tij më të mirë dolën në krye për të konkretizue këtë vullnet. Qemal Stafa ishte në rradhën e parë të tyre. Dhe ishte jo vetëm me vullnetin e tij të pa thyeshëm, jo vetëm me trimninë dhe vetëmohimin e tij, por edhe me zotësinë e tij që e bani të dallohet në mes të tjerëve.

Për popullin tonë ishte puna që të hynte dhe të organizohej në rrugën e drejtë në rrugën e çlirimin e tij. Kjo ka një randësi akoma ma të madhe kur marrim parasysh se reaksioni i këtueshëm kurdiste plane për të vu popullin në rrugën e kapitullimit e të përuljes, kur shumë veta nuk shifshin akoma mirë objektivat e reaksionit dhe nuk ishin në gjendje të shpëtojshin manevrat e tij.

Kur populli i jonë ngrejti ma tepër zanin kundër robnisë, kur përpjekjet e atyne që shifshin ma mirë u banë ma të gjalla e ma të organizueme, fashizmi shumoi përpjekjet e tij, dhe manevrat e tij u- banë një rrezik ma i madh për avenirin tonë kombëtar.

Ishte puna që populli jonë të hynte në rrugën e turpit dhe të lidhte fatet e tij me ato të fashizmit, të tradhëtonte Shqipërinë të koprementonte vite e vite jetën e tij-ose të merrte rrugën e nderit, të fitonte indipendencën e tij të bahesh i lirë. Populli shqiptar rroku armët, populli Shqiptar fitoj lirinë e tij, populli Shqiptar shkoi dhe po shkon në rrugë të drejtë.

Këtu duhet ta shofim punën e Qemalit. Për këtë arsye emni i Qemalit është i lidhun me indipendencën e vendit tonë, me lirinë e popullit tonë. Nga gjiri i popullit tonë, nga aspiratat e tij të thella për liri, nga vullneti i tij për të drejtat e tij, nga dëshira e tij për drejtësi, nga urrejtja kundra okupatorit, nga përpjekjet dhe nga lufta e tij, nga traditat e tij ma të mira dolën udhëheqësat e luftës tonë nacional-çlirimtare, udhëheqësat e popullit tonë.

Qemali ishte një udhëheqës pse, i kjartë në mendimet e tij i mësoi popullit rrugën që duhesh të ndiqte dhe e organizoi në këtë rrugë, pse dha shembullin me punën e tij, pse, i lidhun ngusht me popullin, luftoi dhe tregoi si duhesh luftue. Ishte i ri, por u dha mësim shumë ma të vjetërve se si duheshin ba punët.

Më 5 Maj 1942 Qemali u vra. U vra tue luftue. U vra nga agjentët e fashizmit. Ishte koha kur kishte filluar nji valë terrori në qytetet e Shqipnisë e veçanërisht në Tiranë.

Ishte koha kur spiunët dhe milicët, të mobilizuem me ndëmjetësinë e reaksionit, gjyrmonin si të tërbuem në Tiranë me shpresë që të vritnin pesë a gjashtë vetë, tue kujtue kështu se Lëvizja mund të merrte fund. Këta nuk dijshin se në Maj të 1942-së mbrapa atyne pesë gjashtë vetëve ishte i tanë populli.

Për vrasjen e Qemalit nuk janë përgjegjës vetëm ata që shtinë mbi të, por i tanë reaksioni që u ba ortak i ngushtë i okupatorit në atë valë terrori, asht përgjegjëse e tanë politika “atandiste” që inkurajoj kriminelat fashistë.”

Sot debatet shterpë të retushimit të historisë janë, jo vetëm një veprim me prapavijë të pastër politike kundra luftës nacional-çlirimtare, por dhe njëkohësisht dëshirë për të minimizuar veprën madhore të atyre që dhanë jetën për çlirim kombëtar. Udhëheqësit e asaj lufte ishin shokë të Qemalit dhe u frymëzuan nga vepra e tij.

Me mijëra partizanë që morën pjesë në çlirimin e vendit kishin në mendje e zemër amanetin e Qemalit. Nako Spiru në këtë shkrim u bën nder brezave të ardhshëm, sepse ai përmend fjalën nder dhe turp. Nder për popullin që zgjodhi rrugën e drejtë për çlirim kombëtar.

Turp për reaksionarët që donin ta vinin popullin në krah të pushtuesit fashist dhe të përulur përjetësisht deri në zhdukjen e tij dhe shitjen e vendit. Përkujtimi i ditës së dëshmorëve e rendit kombin shqiptar ndër vendet e boshtit të aleatëve(Anglia, Rusia dhe Amerika), që kontribuan në luftën kundra bishës nazifashiste dhe boshtit të së keqes.

Këtë luftë kundër okupatorit nazifashist e kanë njohur Fuqitë e Mëdha, ndaj dhe në çdo 9 Maj ditën e fitores mbi fashizmin edhe Shqipëria dhe udhëheqësit e saj ftohen në çdo përvjetor, si një nga vendet fituese. Spekullimet me të ashtuquajtura kampe e burgje të kohës së diktaturës nuk mund ta zhbëjnë veprën më madhore të asaj kohe të bërë nga ato breza që ndiqnin shembullin e Qemal Stafës.

Përgatiti: Kastriot Kotoni

26 komente në “Çfarë shkruante Nako Spiru, për vrasjen e Qemal Stafës”

  1. skrapari says:

    Nje shkrim denjitoz ,te cilin duhet ta lexojne te rinjte e sotem per te mesuar te verteten e asaj periudhe te lavdishme ,ate te LUftes Nacionalclirimtare. Po dy rruge kishte populli shqiptar : atae te NDERIT dhe te turpit. Populli degjoi bijte e tij Enverin e Qemalin me shoke e shkuan ne rrugen e NDERIT. U arrit ajo qe Shqiperia u radhit krahes fitimtareve kunder nazi-fashhizmit. Ata qe zgjodhen rrugen e turpit ,bashkepunimin me okupatotrin ,populli u ktheu kurrizin e u vuri damken e merituar TRADHETARE. Fatkeqsishte , sot bijte e tradhetareve kane marre pishtarin ne dore e po i vene zjarrin historise se Shqiperise,te ndihmuar ehe nga tradhetaret e sotem ,duke vleresuar tradhetaret si atdhetare. Ndaj shkrimi i Nako Spiros ,duhet te lexohet me kujdes nga te rinjte e sotem. Te mos degjojne nje cunak i cili hiqet si historian,kur edhe vet ka lindur ,on evitet e para te 1990-tes ose pas saj, icili kerkonte mohimin e 5 Majit dites se deshmoreve. Jane keta qe qellojne me grushte ne kete dite veteranet e asaj lufte,godasin shoket e Qemalit e te Nakos. Jo ,more rrugacet e Saliut e te Bashes , sa do te mundoheni te shtremberoni historine ,nuk do te arrini kurre ta beni kete . Heronjte do mbeten heronje e tradhetaret tradhetare. LAVDI DESHMOREVE!

  2. ELIOT says:

    HA HA HA KY NAKO SPIRO JO QE KA QEN NE GOMAR POR EDHE NJE HIPOKRIT ….A E DINTE AI I SHKRETI CDO TE THONTE . QE NE PERPJEKJET E PARA U PA FRUMA OPORTUNISTE E… TE CILET KISHIN FRIKE NGA KRYENGRITJA E POPULLIT .. NUK E DI KU E KA MESUER FJALEN OPORTUNISTE ….NDOSHTA ENVERI JA KE PERKTHYER NGA GJIROKASTRITJA SE NE FRENGJSHTE .. SMA HA MENDJA SE DUHEJ TJA DINTE KUPTIMIN….. DHE NA KA BER MORALE SI ZAKONISHT …QEMALI ISHTE TRIM ME MENDIME KOMUNISTI ????? ISHTE I ZOTI .ISHTE NJE SHEF QE ORGANIZONTE SI ASNJE TJETER LEVIZJEN E RINISE .KUNDER FASHISTAVE ..DHE SHUME GJERA …….. POR THELBIN NUK E THOTE ….KUSH E TRADHETOI QEMALIN….???MEGJITHESE E GJITHE TIRONA E DINTE .SE ENVERI ME KUNATINE VET ..BENTE 2 LOJERA …HANTE ME 2 LUGE .. QUI PROFITE DE CE CRIME THONE FRANCEZET ..KUSH PERFITOJ NGA KRIMI ….ENVERI …SE JA MORRI VENDIN SI SHEF … E DENONCOI TEK FASHISTAT ME KUNATIN SPIUN .DHE ME NJE GURE …VRAU 2 ZOGJ ..KUNATI FITOI PIKE TEK FASHISTAT …DHE ENVERI HOQI QAFE NJE RIVAL PER PUSHTET ..NE TE ARDHEMN ..POR KJO GJE ISHTE SHUME E KOMPLIKUAR PER TRURIN E NAKOS NGA FSHATI …OSE ..JA THTHE ENVERIT SI SHUME ….

    1. Partizani says:

      Ti Eliot je nje bajge, qe ja fut kot. Me siguri ndonje pinjoll i bashkepunetoreve te fashizmit. Helmi e vreri nuk mund te iki nga trupi juaj , eshte ne ADN-ne tuaj. LAVDI DESHMOREVE . Shkrim me te vertete dinjitoz. Respekt per artikullshkruesin.

      1. Grigor says:

        I nderuar Partizan
        Mos u merr me bajga si idioti Eliot. Gjakun e dajës tim te derdhur ne lufte kunder nazizmit nuk mund ta bejnë ujë disa pinjolle fashistash si Elioti.
        Kam respekt per figura disidente si Daut Gumeni, Visar Zhiti e te tjere. Kam respekt per djalin e Xhevat Korçes, inxhinjerit te tallentuar Mergim Korçës, i martuar me doktoreshën pediatre Mimoza Selfo, nga Selfot e famshem te Gjirokastrës. Njerez per t’u marre shembull, per dinjitetin me te cilin duruan perndjekjet.
        Sot, as nuk flasin fare, sepse nuk mund të vendosen ne nje radhe me qener si Intelektuali, Mark UK, Adi, Info-Analitike, Tartufi, Sali Katunar Berisha, Mul Idiot Noka, Edi The Them Dot Paloka, Aldo Zvarranik Bumçi, Ylli Gallof Manjani, Taulanti Kerkon nje Babë Balla, Pandeli Zorraxhi Majko, Dashamir Tre Dopio Shehu, Fatmir Pa Shtylle Kurrizore Mediu, e plot rronxhobonxho te tjere qe mbushin radhet e politikës shqipetare.
        Ore, e di. Dikush nga ju do thote: “Po Bashën ku e le??
        Po ja, si thoni ju? Ja vlen te permendet nje parazit si Basha. Sa here on permendet emri i Bashës, Sali Berisha kruhet sikur ka zgjeben. Merreni me mend! Kruhet Sali Berisha!!! Po ne?
        O nëne, o nëne, o nëne – do thoshte Jovan Bregu i shkretë, që i ndrittë varri atje ku është.

    2. Harillaqi says:

      ELIOT! Na rrofshe bythen.

      1. ELIOT says:

        Hej bajgat e demokracise ;;;; Hej shurrat e civilizimit hej mutrat e libertese ;;;; Elioti eshte demokrat liberal si NIKOLA Sarkozi ;;Nuk eshte ballist as fashist si ju rraca e keqe e komunizmit ;;;Qe vrat popullin e ndershme ;;;; Vrat gra femije dhe internuat plaka me foshnje ne djep qe vetem Hitleri e ka bere me cifutet ;;Por ju debila nga truri si kuptoni dote keto gjera se ju la Enveri ne grotta ;;; te mbyllur si kafshet e egra ;hej KACABUNA te shpifet thithjani Rames Berishes per nje luge groshe se mjerimi ju la budallenj ;;;Hej cafard des merdes ;;;; I keni akoma bicikletat qe ju la Enveri ha ha ha ha po bidonat e vajgurit ;;;prape e mbani rralen me ore per nje liter vajguri si en Afrike ;;; ha ha ha ha ah ju jeni morracaket e botes more ;;;edhe Arabet Afrikanet jetojne dhe kane jetuar me mire se ju ; JU me beni te vjelll ;;Kur ju lexij sa te rashe jeni ;; edhe Jean Val Jani kishte me tru se ju ;;;;;; ha ha ha ha h Donkishotat nga momli na bejen si fillozofa ;;;MERCI et bonjour de Paris ;; Hej Grigor trapi akoma se ke kuptuar me me gjakun e dajes tend ;;Enveri fshiu bythen ;;;se ty te la si qen;; dhe per vete bridhte me 5 benza ;me 5 vila me pishina ;;;edhe gazetat i komandonte nga Parrisi ;;;;edhe nje gje kaq te thjeshte se ke kuptuar ;;;;;;; qenke per te ardhur keq ;;; vraiment ;;;;;

  3. Bushi says:

    Bravo! Meriton lavderime se ke shkruar shume bukur dhe te verteten.Pra Qemai Stafa,sips Nako Spiru eshte vrare nga fazhizmi dhe baskepunetoret e tij.Keta sot te qorrollisur nga urrejtja,nuk din ç’a thone e ç’fare shpifin,per te kenaqur mijdet e ballisteve dhe atyre qe bashkepunuan me fashistat e nazistet per te mos u çlirua,por i shtypur nga kemba e te huajit.Keta monstra te pd-ke, e disa maskarenj te tjere, kerkojne ta nxijne LANCL-re e ta quajne lufte civile,duke renduar e shkelur me kembe mbi gjakun e partizaneve te derdhur per clirimin e shqiperise.Qe nga Sali Berisha,Basha,e me radhe pseudo profesasor te tipit ROMEO GURAKUQI,apo Uran Butka biri i nje eksponenti antishqipetar Safet Butka qe vdiq nq banjot e italise, etej ,jane hedhur ne nje lufte frontale kundra partizaneve dhe popullit liridashes shqipetare.Fakti, qe, disa eksponent te pd-ke ne 5 maj te vorrezat e deshmorve,ishte nje turp i madh,qe preku thelle zemrat e qindramijra shqipetareve.Nuk mund te rrihet veterani,qe nuk ka fuqi fizike,por ja keta te pd-ke jane njerez te paskrupullt.Me turpesheme eshte se Basha dhe Berisha zgedhiheshin.Por a mund t’i votoi ky popull keta maskarenj? Kurre.Ata e dine humbjen dhe nxierin yçkla se zgjedhje me Edi Ramen nuk behen.Pd-ke do katandiste me keq sa eshte sot,se po sillet keq.

  4. Cobo says:

    Ky artikull koti eshte ushqim per komunistet. Lufta ishte e drejte por gjate saj Enver Hoxha eleminoi konkurentet. Keshtu ai vazhdoi derisa vrau gjithe bashkepuntoret perfshi Mehmet Shehun e Beqir Ballukun. Prandaj njerezve sua ndjen fare per luften e aq me pak per komunist Enverin apo Qemalin.

    1. I.Hoti says:

      OOO Cobo Cari ! Po flitet per vrasjen e nje te riu shqiptar clirimtar,anti fashist, donte shqiperine e lire dhe nuk kishte frike nga vdekja ! Ti je nje mij fekalesh trushperlare e thare..duket dhe pinjoll i humbesve te koaliconit botror anti fashist..por ndoshta dhe pinjoll i shkaterruesve vjelljes evrasjes e shitjes te vendit tone .. Shpresoj se je vetem tifoz i se keqes!

      1. ELIOT says:

        PESE NUK E PYETEN MOTREN E QEMAL STAFES GAZETARET E ENVERIT KUR ISHTE GJALLE ..????? AJO E DINI SUME MIRE ..KUSH JA VRU VELLANE ..SE KUURE SE KA PRANUAR ENVERIN EN SHTEPINE E VET …. APO SJA MBANTE E VERTETA … DHE KY NAKUA NGA SKRAPARI E BENTE NE BREKE NGA ENVERI ..KUR TUK JAKOVA ISH KOMANDANT BRIGADE …JA THA NE SY ENVER ZGJEBSIT SE ..PARTINE KOMUNISTE E FORMUAN SLLAVET DHE JO TI ENVER HOXHA ….KRIMINELI E BERI TRADHETAR TE POPULLIT .. SEPSE JA THE TE VERTETEN NE SY …EDH KY NAKUA E BENTE NE BREKE SE DILTE TRADHETAR .PO TE SHKRUANTE TE VERTETEN … HISTORITE TUAJA ME NASTRADINA TREGOJANI KATNARVE COBANE MERCI .

  5. Vasiliki says:

    Qemal Stafen e tradhetuan ata qe ishin bashke me te.
    Nuk eshte e mundur te shpetojne te gjithe, perveç atij.
    Per te mos i zene emrat e tyre me radhe do te permend vetem “te fejuaren ,, e tij, Drita Kosturin.
    Ajo dhe te tjeret qe ishin me te, e dhane me duart e tyre Qemalin.
    Internimin apo denimin, kjo race e kishin pak.

    Keta ishin tradhetaret e djeshem dhe te pjellet e tyre jane te sotmit.
    Ashtu si te sotmit tradhetare e kriminele, japin versione te ndryshme per krimet qe kane bere, edhe te djeshmit, kane dhene versione te ndryshme per vrasjen e Qemalit.
    Prinderit e mi e kane jetuar luften, kane pare me syte e tyre shume bema e gjema te ballisto tradhetareve.
    Me kriminele se pushtuesit !
    Si ata qe rrembyen hunjte ne 5 maj Diten e deshmoreve!

    1. ELIOT says:

      Vasilikis ;;;; kjo grua qe thua ti ;;; Drita kosturi ;; ka folur ;;;; Dhe e ka treguar cka ndodhur ;;;;;;; Ishin 3 veta ne shtepine e 5 majit tek unaza ;; Ishin kjo grua Drita ;; Enveri dhe Qemali ;;pra 3 persona ;;;; Ne oren 8 te darkes shoqja Drita dhe Enveri iken dhe e lane Qemalin vetem deri te nesermen ne megjez ;;;se do te ikte tek partizanet ne dajt ;;; Duhet thene se Qemal stafen e kishin vure ne liste fashistat ;;;; dhe mbas pak ;shtepia u rrethua nga fashistat ;;;;Kush e kishte qellimin kryesor qe ti zente vendin Qemal stafes ;;;; Drita kosturi apo Enveri ;;;; dhe shoqe Drita tha ;;;;e dinja vetem une dhe Enveri per Qemalin;;;qe ishte ne kete shtepi ;;;Pra asnje tjeter ;;;; Drita nuk kishte maredhenje me spiunat si Enveri qe e kishte kunatin spiun ;;; dhe e gjithe Tirona e dite se Enveri e tradhetoi ;;me kunatin e vet ;;; Vetem disa cobane debila katnare;; qe se kuptuan ose bejne si naiva ;; Ndoshta edhe Mehmetin e vane fashistat edhe Kdriun e vrane nazisat edh Beqirin e vrane GJermanet edhe Kellicin me shoke ;;;ikni more derrrrrra se late nam dhe akoma e mbroni Hitlerin ;;; turp te keni sjeni SHqiptare ;;

  6. Vasiliki says:

    Qemal Stafen e tradhetuan ata qe ishin bashke me te.
    Nuk eshte e mundur te shpetojne te gjithe, perveç atij.
    Per te mos i zene emrat e tyre me radhe do te permend vetem “te fejuaren ,, e tij, Drita Kosturin.
    Ajo dhe te tjeret qe ishin me te, e dhane me duart e tyre Qemalin.
    Internimin apo denimin, kjo race e kishin pak.

    Keta ishin tradhetaret e djeshem dhe te pjellet e tyre jane te sotmit.
    Ashtu si te sotmit tradhetare e kriminele, japin versione te ndryshme per krimet qe kane bere, edhe te djeshmit, kane dhene versione te ndryshme per vrasjen e Qemalit.
    Prinderit e mi e kane jetuar luften, kane pare me syte e tyre shume bema e gjema te ballisto tradhetareve.
    Me kriminele se pushtuesit !
    Si ata qe rrembyen hunjte ne 5 maj Diten e deshmoreve!

  7. Historia sipas Xha Temes says:

    Nuk e di, shumë thonë që kjo ka qënë punë pidhi dhe luftë brënda radhëve të PKSH për forcim të pozicionit drejtues.

  8. ero says:

    …Gjithkush e di qe Enveri e eleminoi Qemal Stafen.Konkurencen nuk e donte zoteria .Te aftit, te fortet i eleminonte dhe pastej bente sikur i vinte keq…Vajmedet kur mundhohen te na e mbushin mendjent ndryshe.Kam passer profesor marksizmi nje person shume te rendesishem qe ishte nder te paret kur u krijuan grupet komuniste…Ne mesim na shpjegonte ato que kishte libri ,ne biseda jashte mesimit na tergente shume ndodhi qe ishin krejt ndryshe…aq sa ndonjehere thonim si nuk ka frike ky njeri qe flet keshtu

  9. kenga qe me mungon says:

    Mire, po ç’thote Beqir Meta me deputeten e pd-se? Ata po bejne historine e re qe ne qender eshte Sali Berisha, Ahmet Zogolli, Esta Toptani e kompani, kurse atij qe ju mbyt babai ne nevojtore, shkruan me vete histori. Seicili shkruan histori si e ka ne qejf. U duket sikur historia eshte ajo qe shkruajne ata, meqense tani jane te lire te shkruajne si te duan. E verteta shkelqen si drita e diellit dhe vazhdimisht do mbuloje genjeshtren e zeze te nazi-fashizmit.

  10. zaho says:

    Me duket se e lexova Eliot apo jo, sa per gomar Nako Spirut nuk mund ti thuash sepse qe ne 1946 e kuptoi si funksiononte ekonomia shqipetare dhe per kete arsye ju kundervu bashkimit ekonomik dhe monedhes se perbashket me Jugosllavin

    1. katarakti says:

      Elioti qe kur ka mesuar te belbezoje pak frengjisht kujton se mund te jape mend per gjithçka tani!

    2. ELIOT says:

      ZAHO NGA VLORA …JE DEBILE APO BUDALLAH …MEQE NAKUA E PASKA KUPTUAR SI FUNKSIONONTE EKONOMIA NE 1946 …SI E SHPJEGONI JU FSHATAR ..QE SHQIPERIA ISHTE VENDI ME I VARFE NE EUROPE …KUR NE BOTEN KAPITALISTE ME NJE RROGE BLEJE NJE TELE NJE LAVATRICE NJE FRIGO DHE TE DILNIN PER TE SHKUAR NE PUSHIM ME VETURE NE EUROPE … NE SHQIPERINE E NAKUAS STE DILTE AS PER BUKE ME KOS NE FUND TE MAUJIT … DHE MOS ME THONI SE KAM MIQ FRANCEZE TE VJETER NE PENSION ..QE ME TREGOJNE … DHE KAN VILA ME PISHINA ..SE KANE PUNUAR .NE UZINA POR KISHIN FRANGA PETE JETUAR …TEK NE VETM ENVER KOQJA E KISHTE SHTEPINE ME PISHIN …NE UJTIN E FTOHTE NE VLORE .. DHE NUK E DIJA ..POR KUR ISHA ME PUSHIME …NJE VLONJAT ME TREGOI .. E PYETA PER KETE VILE TE BUKUR …DHE AI QESHI …KJO SHTEPI MORE BIRO ESHTE VILA E PASHAIT ENVER ..QE VINTE CDO VIT ME RRACEN E VET .. DHE NENA E TIJE ME TREGONTE ..PUNONTE ME BUKE MISRI ME QEPE ..NE KODRAT E UJTIT TE FTOHTE …QE UNE BERA NJE RONDONE ..MARSHIM PER TU ARGETUAR ..DHE ISHTE SHUME E VESHTIRE …RRUGE DHISHE … VLONJATET E SHKRET E BENIN CDO DITE PER TE PUNUAR NE FERMA … SI SKLLAVE … JA REALITETI HAJVANE PA KULTURE .PA .. CIVILIZATION ….

  11. Javer says:

    Qemali u vra se nuk desh te dorezohej si shoqet apo shoku i tij, B. Minxhozi. Ky ishte nje akt vetmohues. Te verteten ne se Qemali u tradhetua nga Minxhozi apo dikush tjeter ne Parti (qofte ky edhe Enveri) duhej ta dinte Minxhozi, bazuar ne menyren si u arrestua. Si dhe pse u kap ne pazar Minxhozi. Kete asnjeher ai nuk e sqaroi. Edhe ne regjimet diktatoriale eshte e veshtire te besohet se nje bleres ne pazar kapet rastesisht. Ase ai bleu shume buke dhe ngjalli dyshim ose ishte tradhetuar nga te tjere. Ai nuk e sqaroi ate as mbas permbysjes se komunizmit ne Shqiperine.

  12. Spartaku says:

    Ka edhe injorant,kafshe e budallenj me te cilet nuk duhesh te meresh.Ketyre gomareve,nuk u pelqen ajo thenje e Nako Spirut qe Qemalin e vran fashistet ne bashkepunim me ballistet,por u pelqen radakja e tyre duke shpifur per Enver Hoxhen.Uuuu pika qe nuk ju bje.

    1. Une says:

      Po ku kishte ballista ne ate kohe mor Spartak

    2. ELIOT says:

      SPARTAK PASKE NGELUR NE SHEKULLIN ..E ROMAKEVE ….. TE RRONI VETE SE CITRONI TE PASKE LEN ..AMENN ….

    3. komunisti says:

      O Spartak edhe po mos tja kishte bere ne ate kohe “shoku” enver do ja kishte ngrene koken me vone sic ua hengri gjithe te tjereve
      deri te memet shehu. Qe te mbushet radakja ty,jo vetem qe i vrau po ju humbi edhe varret e eshtrat, pa le me pastaj se cu beri
      familjareve te tyre. Ku e shikojne shpifjen ca trushpelare qe mbrojne barbarizmin cnjerezor te MONSTRES bashke me te
      shoqen,PANTEREN E ZEZE
      Ndyresirat;Vetem per te mbajtur pushtetin e tyre, para se ti vrisnin i kishin shoke “ideali”shoke lufte “miqesi” familjare
      e izoluan Shqiperine

  13. Grigor says:

    Megjithese eshte fjalë turqisht, fjala që me buron nga zemra ndersa lexoj kete artikull eshte:
    Hallall qumeshti i nënës Kastriot Kotoni.
    Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare eshte nje nga epopetë me te ndritura te historisë tonë, qe e rreshtuan kombin shqipëtar ne anen e fituesve te Luftes se Dyte Botërore.
    Çfare ndodhi mbas Luftes eshte çeshtje tjeter. A do kishte Shqipëria nje te ardhme me te mire, kete nuk kemi per ta ditur kurre. Por ajo që dime eshte se perkatesis komuniste nuk e pengoi Poloninë, RDGJ, Bullgarinë, Rumaninë, Serbinë, Kroacinë, Hungarinë, Çekinë dhe Sllovakinë qe sot te jene shtete me parametra Europiane.
    Ju lutem mos perdorni termin “diktatura me e eger komuniste” sepse i ka dale boja. Diktatura Enveriane ishte diktature si gjithë te tjerat. Ndryshimi nuk ishte tek diktatura. Ishte tek ne – pordhacët dhe lypesat e Europës, që na beri Turqia dembelë, anadollake, hileqare dhe te pandershem.
    Zogu, Enveri, Ramizi, Nano, dhe Rama Jane pjellë e kësaj pordhacerie qe na karakterizon. Prova?
    Vetem hidhni nje sy nga historia e Britanisë, Frances dhe SHBA-ve që nga Zogu e këtej. Sa lidere politike (presidentë apo kryeministra) kane nderruar keto vende. Në kemi nderruar vetëm 5(pesë).
    Dhe pastaj na e ka fajin Enveri që ka 30 vjete qe ka vdekur por ne pushtet ishte 40 vjete.
    Turp nuk keni?

  14. Jak Boston says:

    Trushpelaret akoma besojne se Enver Suma ishte i pagabueshem.
    Nje njeri qe sperfundon dot nje universitet e tregon qarte se sa i pagabueshem eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje