FOTOT: "Llogaridhënia", Bushati: Largim për drejtuesit që s'i përgjigjen qytetarit

6 Maj 2018, 18:07Politika TEMA
FOTOT: "Llogaridhënia", Bushati: Largim për drejtuesit

Nis në Velipojë turi i llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrit i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputetët e qarkut u ndalën në Njësinë Administrative Velipojë në një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Ministri Bushati u ndal fillimisht tek investimi për rrugën e Velipojës e cila pritet të japë një impakt të menjëhershëm në zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Bushati paralajmëroi largime nga puna për drejtuesit që nuk i përgjigjen qytetarëve.
“Largim për drejtuesit e çdo niveli qe nuk i përgjigjen qytetarit. Qeveria është në shërbim të qytetarëve”, tha Bushati.

Bushati u ndal gjithashtu tek rekomandimi i KE-së për Shqipërinë si konfirmim për reformat e ndërmarra nga qeveria por edhe tek puna për reformën e drejtësisë.

Ministri Klosi foli për vendimin e marrë nga qeveria shqiptare për te ndaluar derdhjen e ujërave të zeza në det me qëllim plazhe sa më të pastra dhe me standarde. Klosi theksoi se reduktimi i TVSH për hotelerinë është një tjetër masë e qeverisë për të nxitur investimet.

Nga banorët u ngritën shqetësime për sa i takon procesit të legalizimit, shërbimit të hipotekave dhe problematika lidhur me punësimet në arsim për të cilat drejtorët përkatës shpjeguan masat e marra.

2 komente në “FOTOT: “Llogaridhënia”, Bushati: Largim për drejtuesit që s’i përgjigjen qytetarit”

  1. Deti Jon says:

    Hahahha ha, po ata qe shesin detin, si duhet tja bajme?

  2. Vladimir Dushniku,pensionist. says:

    Zoti Bushati!
    Kryeministri Rama ka 8 muaj qe nuk me pergjigjet mua,qe i them se “UKT po vjedh qytetaret”, po kjo cfare emri ka?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje