Një organizatë e ekspertëve amerikane kërkon që perëndimi të rrisë ndikimin në Ballkan. Ata po ashtu insistojnë që t’i bëhet e qartë Serbisë se nuk do të hyjë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të forcojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur më shumë anëtarësim në BE dhe NATO dhe që Serbia të njohë Kosovën, thotë një raport i ri i një organizate ekspertësh në Shtetet e Bashkuara. Një raport i ri, «Koha për veprim në Ballkanin Perëndimor» nga East West Institute (EWI), i drejtuar nga Cameron Munter, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, i bën thirrje politikanëve perëndimorë që të rrisin ndikimin amerikan dhe atë të BE-së në rajon dhe ta ankorojnë rajonin në mënyrë të vendosur brenda institucioneve perëndimore.
Organizata e ekspertëve me bazë në Shtetet e Bashkuara, bashkë me Komitetin Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane, bën thirrje për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar nga SHBA-ja dhe BE-ja për të parandaluar konfliktin e mundshëm pas paralajmërimeve se situata aktuale mund të çojë në paqëndrueshmëri të re.
Edhe pse raporti thotë se situata nuk është e njëjta me atë kur Ballkani ishte në fokus të SHBA-së dhe BE-së në vitet 1990, ata thonë se rajoni është në rrezik dhe përballet me sfida serioze.
Qeverisja e brendshme e dobët dhe ekonomitë e dobëta, marrëdhëniet e tensionuara midis grupeve etnike dhe shteteve fqinje dhe ndikimi i keq i forcave të jashtme janë disa nga arsyet kryesore pse studimi, i publikuar më 3 maj, beson se nevojitet më shumë veprim.
Anëtarësimi në NATO përshkruhet si një përparësi kyçe për Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë, si dhe integrimin e këtyre vendeve në BE.
Ndërkohë, ata thonë se Kina dhe Turqia kërkojnë të zhvillojnë aspiratat e tyre të jashtme në Ballkan, që është një tjetër arsye pse SHBA-ja dhe BE-ja t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj zone.
Bosnja
Bosnja përshkruhet si vend që duhet të gëzojë një përparësi urgjente. SHBA së bashku me BE-në duhet të inkurajojnë liderët e partive të negociojnë një ligj të ri zgjedhor.
Nëse ata nuk arrijnë dot një marrëveshje, Përfaqësuesi i Lartë duhet të përdorë pushtetin e tij për të ndërhyrë, madje edhe duke hartuar dhe shpallur një ligj në emër të dy entiteteve. Ngritja e bashkëpunimit me NATO-n duhet të jetë një përparësi.
Kosova
Për të ndalur hyrjen e ngadaltë në një konflikt «të ngrirë» me Serbinë, Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë BE-në të ringjallë dialogun Kosovë-Serbi, i cili duhet të çojë në njohjen e Serbisë të pavarësisë së Kosovës.
Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë masat që palët bien dakord si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. NATO duhet gjithashtu të punojë me Kosovën për të zhvilluar një ushtri të vogël mbrojtëse të armatosur lehtë.
Serbia
SHBA-së i nevojitet një marrëdhënie e përtërirë dhe e forcuar me Serbinë, shtetin më të madh dhe më të fuqishëm të rajonit.
Ajo duhet të vazhdojë mbështetjen për anëtarësimin e Serbisë në BE duke mbështetur qëndrimin e BE-së se anëtarët e rinj duhet të jenë në përputhje me politikën e saj ndaj Rusisë dhe se Serbia nuk do të hyjë në BE nëse nuk e njeh Kosovën.
Maqedonia
Hyrja e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet të jetë një përparësi. Shtetet e Bashkuara duhet të përdorin ndikimin e tyre në Maqedoni dhe Greqi për të theksuar rëndësinë e zgjidhjes së «mosmarrëveshjes së emrit» me Greqinë, e cila po pengon, dhe të punojë me OKB-në në këtë qëllim. (BIRN)
Serbia, te njoh kodoven dhe pasi ta njoh te hyje ne bisedime ne baze te barazise dhe reciprocitetit. Bisedimet, ne nivel te larte, pa e njohur, jane te gabuara.
Serbia, te njoh kosoven dhe pasi ta njoh te hyje ne bisedime. Kjo eshte udha e marredhenieve midis shtetevr.