Numri i ID dhe për pacientët? Preket ndjeshmëria e Vasilit: Akt i rëndë me qëllime kriminale, Ministria e Shëndetësisë bëri sqarim idiot

6 Maj 2018, 14:58Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se plotësimi i formularit me të dhënat për çdo pacient, përfshirë edhe numrin e identitetit është një akt i rëndë me qëllime kriminale që urdhërohet nga kryeministri.

Vasili deklaron se kjo qeveri gënjeshtrën e ka kthyer në filozofi dhe injorancën në instrument veprimi.

DEKLARATA E VASILIT
Formulari i kryeministrit për pacientët dhe sqarimi idiot i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo qeveri gënjeshtrën e ka kthyer në filozofi dhe injorancën në instrument veprimi.

Ministria e Shëndetësisë së fundmi lidhur me formularin që plotësohet për çdo pacient, akt i rëndë me qëllime kriminale, që urdhërohet nga kryeministri dora vetë, sqaron se ky formular është normal dhe opozita nuk e di mirë çështjen.

Këtu fillon injoranca e bërë njësh me ligësinë pasi na thonë që karta e identitetit i kryen të gjitha punët në sistemin shëndetësor për çdo person.

Po ja çfarë thuhet në portalin e-Albania për marrjen e kartës së shëndetit lexojeni:

“Bazuar në vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe Identifikimin e Personave të Siguruar nga Sigurimi i Detyrueshëm Shëndetësor”, identifikimi i personave të siguruar në skemën e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bëhet me anë të kartës së shëndetit.

Karta e shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale, e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi”, thuhet në njoftimin e “e-Albania”.

Pra identifikimi i personave bëhet përmes KARTËS SË SHËNDETIT.

Ja dhe më poshtë sqarimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i sjell në vëmendje opozitës, në rastin më të mirë, të paditur, se me reformën e deregulimit që ka ndërmarrë qeveria, karta e identitetit ka zëvendësuar kartën e shëndetit ndaj përmes NID identifikohet qytetari për kategorinë shëndetësore që i përket dhe shërbimet që përfiton në të gjithë sistemin tonë shëndetësor.”

Ky sqarim është kryevepra e injorancës tashme dimensioni i vetëm identifikues i Ministrisë se Shëndetësisë por një dimension ky që bashkëjeton shumë mirë me injorancën proverbiale të kryeministrit.

12 komente në “Numri i ID dhe për pacientët? Preket ndjeshmëria e Vasilit: Akt i rëndë me qëllime kriminale, Ministria e Shëndetësisë bëri sqarim idiot”

  1. ana says:

    O Tito, po ne 2014 identifikoheshe me karten e shendetit per te marre sherbimet e kujdesit shendetesor. Tani, nuk ka nevoje per karten e shendetit, sepse nepermjet numrit te ID identifikohesh se cfare statusi ke ne lidhje me kujdesin publik shendetesor. Kaq!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ja thoshte bilbili
      Majës së Kolonjës
      Flet edhe Vasili
      Mu te byth e Monës.
      *
      Pjerdh me Era Mona
      Inspirohet Titi
      Me bollëk të shtënash
      Vuan na koliti.
      *
      Ja kështu do vejë
      Pirdh e merri erë
      Po s’e bën Vasili
      Jo, qefin qederë
      ***

  2. Ani says:

    Prandaj ka vene nusen e vellait shefe te burimeve njerezore te fsdksh qe ti kete te gjitha nen kontroll…

  3. An says:

    Kudo ne bote te kerkojn ID. Ne shkolla nuk regjistrohesh pa ID tenden dhe te dhenat e prinderve. Ne spitale nuk ranohesh pa ID. Cdo gje eshte ne database…,,

  4. ALBAN DEGA says:

    NE CFARE PLANETI JETOJNE KETA PALACO !?

    Ne cdo spital, klinike, qender shendetesore e farmaci ketu ne SHBA nuk kryhet asnje sherbim shendetesor pa paraqitur leternjoftim, pasaporte apo leje qarkullimi plus Sigurimi Shoqeror dhe Shendetesor !
    Ne cdo shkolle, duke filluar nga cerdhja, kopeshti e deri ne Kolegj apo Universitet kerkohen te dhenat biografike te prinderve si kur jane me burse te plote edhe kur jane me pagese …
    Ndersa Mona Cizmja, Petrit Shkolleperlumi, Lulashin Bashovici … u bien sirenave te privatesise dhe manipulimit te zgjedhjeve gjoja nga Ministria e Shendetesise dhe ajo e Shendetesise qe po vendo sin rregull e shtet edhe ne keto fusha!
    Nuk kane faj ! Besojne ne vetvete… Me krimi e vetvetes i matin edhe te tjere !
    Kane 24 vjet qe jo vetem ne shkalle lokale e shteterore por edhe brenda Partive te veta nuk bejne zgjedhje por vjedhje vote, deri pese here per cdo votues, sic veproi Lulushi ne tri zgjedhjet e fundit ne Partine e Demokratures se SHQUP-it, PDSH !
    Ne cfare Planeti jetojne keto palaco, keta maskarenj e hajna me cizme ?

  5. Rrumpalla says:

    Po titi si ta japi ID? petrit Manush Myftiu vasili, që ta marrin me dru dhe ti fusin ndonjë presh (hu).

  6. lalai says:

    Çfarë bote flisni ju komentuesa?se jeni bërë çorap dhe nga trutë!!
    Kush BOTA cilës BOTËae me e keqja është se flasin ata qe nuk kanë qënë asnjeher ne ndonjë vënd dhe thonë…BOTA.
    E tha Vasil LEGENI apo jo ska rëndesi,pyetja qëndron PËRSE DUHESHIN KËTO TË DHËNA!?

  7. Rokopeqi says:

    O Tit Kari Pepes, po ik mor qorr shikoje karten e shendetit se cfare numri ka ne barcode, ka numrin personal te personit, i njejti numer qe eshte ne karten e identitetit. Mos na bej sikur zbulove ndonje gje. Ik genje qorrat qe te votojne, Pepe Kokloqe.

  8. owl says:

    Petrit idioti pse u be karta e identitetit per te identifikuar njerezit qe marin sherbime te ndryshme shendetsire,arsimore,dhe neper zyrat e shtetit.Keto regulla I ka cdo shtet. Po ju jeni nga ajo raca e poshter qe nuk ju intereson te kete as shtet as ligje ,ju e doni rumpalle se ashtu vidhni me kollaj.

  9. Aleko says:

    Si shengerm pykas njehere ne Shqipetaret…E quan veten politikan dhe bile mjek dhe e quan krim perdorimine ID se per informacion shendetsor apo sigurimesh..Po ku ka sherbim pa ID o derr me zile..Po se kemi njerez si ti ne krye prandaj shkojme punet te ne lesh e li..Po mire mo , e para shqiperia ne kontinetin evropian gjendet, si mjek qe je a ke pyetur si merret informimi jo vetem per mjekesi ne vendet me te zhvilluara?… e can gjet belaja me keta derra…!

  10. Mali i Gribes says:

    O Petrit BUDALLAI!
    Qe te marresh sherbim shendetesor duhet te paraqisesh:
    ID
    Siguracionin Shendetesor dhe ne formularin qe ploteson ne menyre periodike edhe Numrin e punes.
    O idiot me ty me kete mendje do zhvillohet shqiperia?

  11. Jemini says:

    Eshte per te ardhur keq, qe shume prej jush vazhdojne te shpifin dhe te trashgojne injorancen e se shkuares. Po nese ske ID me ca ta besh me gishtin me boje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje