Gjyqtari Fatmir Hoxha është anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese që përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në vitin 2017.
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2011 do të përballet të hënën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Hoxha është gjyqtari i pestë i Kushtetueses që përfshihet në procesin e vetingut, pas Besnik Ymerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.
Ymeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Prokurori, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e konfirmuar në detyrë deri më tani.
Fatmir Hoxha është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1993 si kryetar i Gjykatës së Pukës. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Apelin e Tiranës, ndërsa në vitet 2003-2008 ka mbajtur pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.
Prej qershorit të vitit 2011, Hoxha ushtron detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Fatmir Hoxha nga viti 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, deri në vitin 2017. [Kliko këtu për skedën në PDF]
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Hoxha zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me vlerë 1.7 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e zotit Hoxha është rreth 23.2 milionë lekë ose 13 herë më e lartë.
Rritja e pasurisë familjare të zotit Hoxha vjen kryesisht nga blerja e një apartamenti në Tiranë në vitin 2011 për rreth 140 mijë euro. Sipas të dhënave të deklaruara prej tij në ILDKPKI, Hoxha ka ende borxhe të pashlyera për blerjen e kësaj pasurie.
Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Hoxha vijnë kryesisht nga paga e tij si gjyqtar në masën 77.4 për qind, nga paga e bashkëshortes 13.7 për qind, nga shitja e një apartamenti në Shkodër dhe e një automjeti 5.9 për qind si dhe të ardhura nga interesa bankare në masën 2.9 për qind.
Të ardhurat totale për 15 vitet e deklarimit kapin vlerën e 29.4 milionë lekëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’ që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata të zotit Hoxha që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezulton me probleme me një shumë të pambuluar në vlerën e 1.9 milionë lekëve për blerjen e apartamentit në Tiranë në vitin 2011.
Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është edhe huaja ende e pashlyer me vlerë rreth 4.5 milionë lekë.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës
Deklarata e pasurisë e vitit 2004
Deklarata e pasurisë e vitit 2005
Deklarata e pasurisë e vitit 2006
Deklarata e pasurisë e vitit 2007
Deklarata e pasurisë e vitit 2008
Deklarata e pasurisë e vitit 2009
Deklarata e pasurisë e vitit 2010
Deklarata e pasurisë e vitit 2011
Deklarata e pasurisë e vitit 2012
Deklarata e pasurisë e vitit 2013
Deklarata e pasurisë e vitit 2014
Deklarata e pasurisë e vitit 2015
Deklarata e pasurisë e vitit 2016
Deklarata e pasurisë e vitit 2017
I lumte bitha.bosat e tij Rama, Meta.Saliu e ben te mundur.
Tani qe zbuluam peshqit, kur do kene rrallen peshkaqenet:
1.Sali
2 Rama
3.Meta
4. LulULbASHA
Nje verejtje per gazetarshkruesit , na tregoni kur flisni per para ne te reja apo ne te vjetra , kur mundoheni te beni buje flisni me te vjetra si te duken shume dhe skandal i madh , kur kerkoni te fshhni apo te zbusni hajdutet flisni mepara te reja, dhe keshtu ngaterroni opinionin dhe publikun , ndajeni shumen o te reja o te vjetra
Shume bukur dhe sakte, usa.
Nuk ka cfar ti ndajne shumes: duhet vetem me te reja.
Kaq? 28 000 euro?!
Talleni ju?! Vila e Rames eshte miliona euro…..
Demime pa meshir per hajdute kruminel.
me keto miliina po ti llogaritim te gjitha hajnit ne shqipeei qe 25 vite ,llogariten disa mld se kane masakrruar shqiperin me vjdhje te midelit mafia multietinike.
pra me keto miliarda sot shqiperia kishte nje ushtri me armatim shume me koplet e sofistikur.
nuk degjova qe dikush i dha diqka shtetit te varfer shqiptar,por vetem grabit e plaqkite ne format me poshtruse.
Te behet dikush miliiner ne shqiper dhe pa ounuar dhe pas kurfat biznis apo prodbimi industrial,ktyre duhet burg per jetë.
Vetem kur te perdorim euron d.m.th. te hyjme ne BE do te shpetojme nga emertimi propagande te lekut te ri e te vjeter :.Nje mashtrim e propagande qe filloi ne vitet 60-te te shekullit te kaluar e vazhdon dhe sot .Nje vend qe nuk emerton lekun qe qarkullon sakte si mund te quhet shtet???? Propaganda e shekullit te kaluar e viteve 60-te thoshte nje kg. sheqer apo oriz kushton vetem 8-te leke ( te reja nuk shqiptohet se vetkuptohet ) e punetori paguhet 80-te leka ( te vjetra qe nuk shqiptohet perseri ).. Dhe len te pashkolluarin e te huajin te mendoje se ja paguhet mire mund te bleje 10kg. sheqer apo oriz ne dite ,,,pa mendo se sa ne muaj . Se dola nga tema por komentuesi USA ka te drejte kur pyet
Shqip thuhet: kishte 17 miljon, tashti ka 232 miljon.