"Pse më sheh?!" Plas sherri në tribunë, Xhelal Mziu sulmon gjyqtarin tifoz të Luftëtarit

6 Maj 2018, 18:48Politika TEMA

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, sërish është bërë pjesë e një ngjarje banale.

Duket se këtë të fundit e kanë lëshuar sërish nervat duke sulmuar gjyqtarin tifoz të Luftëtarit gjatë kohës kur luhej ndeshja Kamza-Luftëtari.

Pa filluar mirë takimi, në tribunën VIP  ka ardhur  kryebashkiaku i Kamzës i shoqëruar nga presidenti i klubit, Naim Qarri. Ai i ka kërkuar llogari se “pse ka ardhur në stadium, pse e shikon dhe pyetje të tjera”

Dyshja ka nisur menjëherë të konfliktohet. Dëshmitarët tregojnë se Mziu u afrua për ta goditur fizikisht gjyqtarin por u pengua nga forcat e policisë.

Hera e fundit që Mziu është bërë pjesë e një sherri ka qenë momenti kur rrahu barbarisht deputetin Gent Strazimiri brenda selisë së PD-së. (TemA)

2 komente në ““Pse më sheh?!” Plas sherri në tribunë, Xhelal Mziu sulmon gjyqtarin tifoz të Luftëtarit”

  1. Jem says:

    Ku ku kush I perfaqson kamzalinjt?
    Pse e shef mziun or ti?
    Per mendimin tim,mziu ta kish vra fare se slejohet me kushtetute me pa mziun kryebashkiakun a New Yorkut dhe t krejt bathores

  2. viçidolli says:

    ne themi te shkojme ne Europe,…….me njerz si keta as ne Turqi nuk shkohet
    ore mzat,mziu.ore koqe ti e koqe kush t’vuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje