Nga Bernard Guetta
Mbeten edhe vetëm pesë ditë. Deri në 12 maj, bota do të dijë nëse Donald Trump do të anulojë ose jo përkatësinë e SHBA, në kompromisin në negociatat bërthamore midis fuqive të mëdha dhe Iranit, në vitin 2015. Më 6 maj, Presidenti iranian Hassan Rohani ka thënë se “nëse Amerika do të heqë dorë nga marrëveshja, do të përballet me një pendesë historike “sepse” urdhërat e nevojshëm”, shtoi ai pa specifikuar, “i janë dhënë organizatës tonë të energjisë atomike”.
Emmanuel Macron theksoi se në rast të tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja, “do të hapet utia e Pandorës dhe mund të shpërthejë një luftë”.
Janë fjalë aspak të ekzagjeruara, sepse që në vitin 2015, në kohën e firmosjes së kompromisit, kreu i atëhershëm i diplomacisë amerikane John Kerry, kishte deklaruar se ndoshta qe shmangur një luftë, sepse vazhdimi i programit bërthamor të Iranit nuk do të kish lënë alternativë tjetër: një sulm ndaj Iranit do të shkaktonte një kaos rajonal, apo pranimin e ndërtimit të bombës atomike nga ana e Teheranit, ndjekur nga Arabia Saudite dhe Turqia (në këtë rast, duke marrë parasysh fuqinë e Izraelit, do të çonte në katër fuqi bërthamore në Lindjen e Mesme).
Pasiguri e dyfishtë
Sot alternativa është saktësisht e njëjtë. Ndoshta Donald Trump do të gjejë një mënyrë për të kritikuar kompromisin, pa e hedhur në erë zyrtarisht. Nuk përjashtohet, por edhe në këtë rast marrëveshja e 2015 do të marrë fund, për shkak se kompanitë perëndimore nuk do të guxojnë për të investuar më shumë në Iran dhe regjimi iranian do ta gjejë veten të penalizuar në të gjitha frontet, pa atomike dhe pa aftësinë për t’u integruar në ekonominë botërore.
Nëse Trump nuk heq dorë nga ideja e sabotimit të kompromisit, bota do të hyjë në një pasiguri të dyfishtë të dielën, për dy arsye.
Arsyeja e parë është se, pas mandatit të dytë të George Bush, Shtetet e Bashkuara nuk duan të jenë polici i botës, dhe që atëherë asnjë ekuilibër i ri nuk ka zëvendësuar atë të kaluarin, për shkak se Bashkimi Evropian nuk është vendosur ende si një fuqi politike.
Arsyeja e dytë për pasigurinë, është se Shtetet e Bashkuara janë sot në duart e një presidenti, paaftësia e të cilit është e barabartë vetëm me vulgaritetin e tij. Donald Trump është një njeri që, mes hetimit rus dhe skandalit që përfshiu një yll pornografie, ka pasur guximin për të thënë se në Bataclan do të kish patur më pak viktima, në qoftë se në Francëdo të lejohej shitja e hapur e armëve.
Po sigurisht, u shesim armë të gjithëve dhe nuk do të ketë më vrasje masive në Evropë, siç ndodh në Shtetet e Bashkuara, ku të gjithë e dinë se tragjedi të tilla nuk ndodhin … , Ide e bukur, i dashur Z. Trump.
“The Donald” e ka lënë botën pa frymë
Keshtu thane keta thjeramanet liberal edhe per koren e veriut, po ndodhi e kunderta ja hoqi breket nga koka kimit, tramp !!!!
enjejta gje do ndodhe edhe me iranin, do jete edhe me kollaj se keta talibanet nuk mbajne brek fare.
Amerika do dale nga “kompromisi” se pagoje miliona dhe nuk ka garanci edhe as kontroll te plote c’ndodh me programin.
Tema kembngul me disiformimin , persa i perket Tramp, jeni bere si cnn dhe ny times….
Po, Portokalli i Shtepise se Bardhe ia hoqi breket Kimit ashtu si Enver Hoxha qe mposhti i vetem imperializmin amerikan.
Trump eshte presidenti me inkompetent, me i paafte, me i korruptuar, me absurd etc. qe Shtetet e Bashkuara kane patur ndonjehere.
Republikanet vertet habisin me presidentet qe nxjerrin. Cdo president republikan ben qe paraardhesi i tij republikan te te duket kopetenca e misheruar edhe pse eshte e kunderta.
Sa per “thjeramanet” liberale te te kujtoj qe ne kohe te Bill Klinton dhe Barack Obama USA shkelqeu si jashte edhe brenda. Packa se Obames iu desh te pastronte edhe pisllekun financiar, ekonomik, diplomatik, nderkombetar qe la pas Bushi Bir.
Tani, ne qofte se ti shikon gjithe diten Fox News, well, ti qofsh, nuk kam c’te te them.
Mero,Pse boton keto plehra? Donald Tramp eshte me i miri President! Po bie ne krahet e ultra majtisteve dhe e quan vehten te djathte!
Ku eshte nje shkrim idiotesk
De kuptoj pse botohen shkrime te tilla te njeanshme
Se me kete rast Arti lull shkruesi urren Trumpin nuk do te thote qe ai ka te drejte
Me vend te ndonje analize te thelle dhe te situates
Aktuale ne lindjen e Mesmer na jep opinionet e tij
Torollake se ka inat Trumpin ik e ha ndonje pace de ate mbase e bene mire
Tema mbylle gojen
ky eshte thjesht Gadafi me arme berthamore
ky eshte thjesht Gadafi me arme berthamore ….
ky eshte thjesht Gadafi me arme berthamore …….