Vuçiç: Duhet ta kuptojmë, s’e kontrollojmë më territorin e Kosovës

7 Maj 2018, 09:09Rajoni TEMA

“Ne nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës, tanimë duhet ta kuptojmë këtë gjë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në 2004 dhe 2008. Kujtojmë se në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”.

Kështu është shprehur gjatë një interviste për “Kurir” presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është aspak e lehtë.

Ai ka shtuar se tani Serbia ka një politikë racionale dhe se personalisht mbron politikën e pavarur të Serbisë.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, Vuçiç ka thënë se nuk dëshiron ta komentojë këtë çështje pasi do të pres të shohë se çfarë posedon plotësisht ‘marrëveshja historike’.

“Unë gjithmonë flas për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Kur është fjala për Kosovën shpresoj në gjetjen e një zgjidhjeje. Pavarësisht nga zgjidhja është fundi im në politikë”.

I pyetur pse mendon se është fundi, Vuçiç ka thënë se serbët janë të tillë dhe nuk do të falin të ardhmen dhe paqen e tyre.

“Jam i sigurt se nuk do të ketë kurrfarë kuptimi vendimi për Kosovën. Por nëse mendoni se nesër unë mund të them ‘Kosova është e pavarur’, unë nuk jam gati”, është shprehur Vuçiç.

6 komente në “Vuçiç: Duhet ta kuptojmë, s’e kontrollojmë më territorin e Kosovës”

  1. Illyrian Kings says:

    Ju jeni edhe i vetmi komb ne ballkan qe eksiztencen tuaj ja dedikoni fuqive perendimore mor hajvan bastard serv.

    Ps fuqite perendimore, servet do ishin shfarros ose nga osmanet ne 1815, ose nga Austriaket dhe Gjermanet ne luften e pare os te dyte boterore.

    Jo vetem kaq, poe ju krijuan edhe shtetin fallco terrorist te jugosllavise.

  2. Illyrian Emperors says:

    Mos ki merka o vucic, se ne Kosove ka te pakten nja 10,000 prostituta serbe, keshtu qe te pakten kontrolloni industrinse e seksit ne kosove.

  3. Illyrian Emperors says:

    Mos ki merka o vucic, se ne Kosove ka te pakten nja 10,000 prostituta serbe, keshtu qe te pakten kontrolloni industrinse e seksit ne kosove.

  4. Londoner says:

    Korrigjoni gjuhen tone te bukur, shqipe!
    Nuk shkruhet: “S’e kontrollojme ‘.
    Por shkruhet: “Nuk e kontrollojme “!!!

    1. h says:

      Ose “se kontrollojme” pa apostrof

  5. Lumi says:

    Ne kete komb muti ligji behet nga ekstremistet. Vucic thote: “ne se kontrollojne teritorin e Kosoves” po nuk thote qe Kosova eshte e pavarur. Si mund ta bej Kosoven pjese te Serbise as ai nuk e di. Hajde mere vesh kete koqe. Thjesht ka frike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje