Tirana do të presë më 3 qershor këngëtaren e njohur në të gjithë botën me origjinë shqiptare Rita Ora.
Përmes një postimi në Facebook, Rita Ora shkruan se ndihet e ngazëllyer që do të vjë në Tiranë, që sikurse e cilëson ajo, kryeqyteti shqiptar është gjithnjë në ndryshim.
“E ngazëllyer për të shkuar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në Sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”. Mezi pres për të festuar me të gjithë gjithë ju. Tirana Rocks”, shkruan ajo.
Këngëtarja me famë botërore rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh.
Pas Gjergj Kastrotit,Nene Terezes…Bota po no njeh nepermjet artisteve tone te mrekullushem…Belushi..Dushku Ora Lipa e qindra me mijra artiste sportiste e biznesmene e puntore te ndershem ne gjitha kontinentet… Shqiptaret po nderojne vehten dhe vendin e tyre!
Qenkan rritur mollaqet poshte mikrofonit….