Persona të maskuar kanë sulmuar dhe grabitur postën sekrete të prokurorisë së Durrësit.
Mësohet se postieri është ndaluar me forcë dhe është grabitur nga dy persona teksa po çonte postën në një rrugicë pranë Prokurorisë.
Nga burime pranë prokurorisë mësohet se grabitja është kryer rreth orës 10:30 paraditen e sotme.
Informacioni paraprak nga policia:
Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.
Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (TemA)
Jane mafiozet e prokurorise qe i bejne keto grabitje .
edhe te saliut
Po mafia eshte nje hap para dhe aq me teper kur esht eshte edhe brenda organeve .Ka ardhur koha kur posta sekrete duhet te percillet me police si njeher e nje kohe kur po te dilte sekreti te ikte koka.Ka mundesi o ai qe e ka nisur o ai qe e priste dhe e dinte qe ishte duke ardhur
Bukur! Siguria qenka ne maksimum …
Brenda prokurorise se rrethit Durres gjendet keqberesi , ne dijeni te materialeve, dihen tashme kush ka interes atje , ata qe rrezikohen..
haahahahha posta me biçikëll duket sa sekrete është…??????
Adriatik Llalla ne kete mes me horrat e Leshelise.