Jo të gjitha problemet kanë një zgjidhje dhe jo të gjithë ofrojnë një zgjidhje që të kënaqë pjesët e interesuara. Kosova është një shembull i qartë. Kur një pjesë e komunitetit ndërkombëtar me SHBA në krye vendosi të nxisë pavarësinë e kësaj ish province serbe, u fut në një kopësht ligjor nga i cili është vështirë të dalësh pa kapërcyer parime të të drejtave dhe pa thyer premtime që u bënë në kohët e luftës. Kosova nuk ka ngjashmëri me Katalunjën, as edhe Spanja me ish- Jugosllavinë; as për historinë e saj, as edhe për sistemin e saj politik, qoftë edhe për problemet që pati ky vend ballkanik.
Problemi që krijon pavarësia e njëanshme e Kosovës është veçantia e saj (përjashtimi), është ideja që, nëse konsiderohet e nevojshme, komuniteti ndërkombëtar mund të thyejë normat e veta. E gjitha kjo nuk do të thotë se pavarësia e Kosovës nuk është e justifikuar, që shqiptarët e atij territori nuk e kanë fituar të drejtën për të ndërtuar një vend, por nuk mund të fshihet fakti që e fitoi pavarësinë në kundërshtim me shtetin të cilit i përkiste, Serbisë, dhe në kundërshtim të hapur me premtimin që komuniteti ndërkombëtar bëri në Beograd kur trupat e Natos hynë në vitin 1999. Për këto motive, qeveria spanjolle, pak rëndësi ka kahu politik, është treguar gjithmonë kundër njohjes së Kosovës dhe që ka hapur shumë debate diplomatike.
Kosova e shpalli pavarësinë në shkurt të 2008 dhe në mars të 2009 qeveria socialiste e Jose Luis Rodrigues Zapatero njoftoi tërheqjen e trupave spanjolle që bënin pjesë në Kfor, misioni ndërkombëtar, i cili mbikëqyrte sigurinë e territorit. Siç tregojnë kabllogramat diplomatike të nxjerra nga Wikileaks dhe të publikuara në 2010, tërheqja irritoi shumë nga kolegët, sidomos ata amerikanë.
Një kabllogram sekret i diplomacisë amerikane sinjalizonte që Uashingtoni kritikoi mungesën e konsultave para tërheqjes dhe i kërkoi Spanjës që të konsultohej me Amerikën më parë, në një formë më transparente. Dokumenti nënvizon se shpjegimi që kishte dhënë qeveria spanjolle ishte: “Ka marrë vendimin për t’u tërhequr prej një viti dhe nuk mund të marrë pjesë në një mision, kur Kosova ka shpallur pavarësinë dhe është njohur nga shumë vende.”
Autori i këtij kabllogrami shpjegon: “Çdo lloj indicie që qeveria spanjolle mbështet shpërbërjen e një vendi, në përbërës rajonalë, do të ishte shumë e ndjeshme politikisht dhe do të nxiste separatizmin”.
Një dekadë më vonë, përpara sfidave të pavarësisë katalanase, referendumi joligjor i 1 tetorit dhe aplikimi i nenit 155 ka bërë që situata të përkeqësohet. Kështu që qeveria konservatore e Mariano Rajoyit ka vënë veton ndaj një deklarate të përbashkët të Bashkimit Europian, që do të prezantohet në samitin ballkanik në 17 maj. Arsyeja është se deklarata përfshin Kosovën. Ka edhe 4 shtete që nuk e kanë njohur këtë vend: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Në një intervistë, kryeministri i Kosovës, ish luftëtar, Ramush Haradinaj këmbëngulte se nuk ka asnjë analogji të mundshme: “Kosova dhe Katalunja nuk kanë asgjë të përbashkët. Kosova ka lindur nga shpërbërja e Federatës Jugosllave, një proces i përgjakshëm, të gjithë kundër të gjithëve. Në rastin e Spanjës respektohen të drejtat civile dhe politike”.
Problemi nuk janë analogjitë. Jugosllavia u shpërbë në vitet 90. Vendi i krijuar si një monarki pas Luftës së Parë Botërore dhe rithemeluar si një federatë socialiste pas asaj të Dytë, ishte i përbërë nga 6 republika (Serbia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja-Hercegovina) dhe nga dy provincat autonome serbe, Kosova dhe Vojvodina. Situata e Kosovës ishte tejet shpërthyese dhe shumë ekspertë besojnë që luftrat e Jugosllavisë filluan aty, kur Beogradi tërhoqi autonominë e saj në 1990 dhe përfunduan aty kur presidenti serb, Sllobodan Millosheviç nisi një fushatë spastrimi etnik kundër shqiptarëve.
Kosova konsiderohet si atdheu i nacionalizmit serb, sepse aty gjenden manastiret ortodokse mesjetare kryesore dhe sepse aty ndodhi në 1389 beteja e fushës së Kosovës, ku Serbia humbi pavarësinë përballë turqve. Kosova ka një popullsi prej 10% serbë dhe 90% shqiptarë që jetonin agoninë nën një aparted gjithnjë e më të paqëndrueshëm. Në vitin 1998 ishte luftë e hapur dhe në 1999 ndërhyri Nato me një fushatë bombardimesh kundër Serbisë, nga 24 marsi deri në 10 qershor. Pas një periudhe si protektorat ndërkombëtar, një masakër antiserbe që ndezi provincën në mars të 2004 e detyroi komunitetin ndërkombëtar të vendoste se gjërat s’mund të vazhdonin kështu dhe pas negociatave që nuk çuan në një pakt me Beogradin, Kosova shpalli pavarësinë.
Në vitin 2010 Prishtina arriti një fitore kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së Kombeve të Bashkuara dekretoi se pavarësia kishte qenë e ligjshme. Kjo gjykatë iu përgjigj pyetjes së shtruar nga Beogradi: “Shpallja e njëanshme e pavarsisë së instuticioneve të përkohëshme të administratës autonome të Kosovës, është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?” Përgjigjja e Gjykatës prej 45 faqesh përmblidhet thjesht me një: “Jo, jo nuk e cënon” Hisashi Owada, president i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara e formuloi kështu: “E drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk parashikon ndalime mbi shpallje pavarësie dhe për këtë arsye deklarata e 17 shkurtit të 2008 nuk cënon të drejtën ndërkombëtare”.
Problemi me të cilin u ndesh Gjykata nuk ishte vetëm fakti se shpallja e Kosovës ishte e njëanshme, por edhe rezoluta 1244 e Këshillit të të Sigurisë që lejoi hyrjen e trupave ndërkombëtare dhe që ripohonte, “respektimin e shteteve anëtare, parimin e sovranitetit dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të shteteve të rajonit”. Gjykata i dha fund kësaj çështje me 9 vota pro dhe 5 kundër, këmbëngulte se roli i saj ishte të mos gjykonte, nëse ekzistonte një e drejtë ndarjeje, duke dhënë një zgjidhje për një konflikt të pazgjidhshëm dhe përsëriste disa herë që bëhej fjalë për një situatë të veçantë, një rast unik, të paaplikueshëm për kombe të tjera.
Kosova arriti pavarësinë, sepse shtetasit e saj vuajtën një sulm të ashpër e mbi të gjitha patën mbështetjen e shumë vendeve të fuqishme si Amerika. Duke qenë se Europa ka qysh prej 2008 një shtet të ri të themeluar kundër kriterit të shtetit që i përkiste, pas një shpallje të njëanshme të pavarësisë dhe duke thyer një premtim të realizuar para Këshillit të Sigurimit, është e pamundur që një qeveri spanjolle të ndihet komode me këtë zgjidhje për një problem të pazgjidhshëm, të paktën deri kur të pranohet nga vetë Serbia.
El Pais – Bota.al
Sipas teorise spanjolle i bie qe meksika te ishte akoma nen spanje meqe u shkeput ne menyre te njeanshme
E gjithe logjika e artikullit eshte konfuze ,pa argumente te sakta.Ish Jugosllavia ishte nje shtet federal ,sic jane Gjermania ,SHBA .Ndarjet e brendeshme nuk ishin kufij shteterore por thjesht ndarje administrative .Jugosllavia e krijuar mbas traktatit te Versajes ,fillimisht isht mbreteri ,shtet i centralizuar .Tito beri nje ndarje arbitrare,dhe pavaresisht nga emertimet ,asnje republike nuk ishte etnikisht e paster.Per ta ruajtur nga shperberja ai krijoi republika multietnike .Pra popullsite homogjene i coptoi ne republika te ndryshme,nderkohe qe shqiptareve nuk u dha as republike .Aresyeja e thjeshte ,te vetmit jo sllave ishin te paret qe donin te shkeputeshin nga sllavet .Shperberja e Jugosllavise nuk u be mbi bazen e nje vendimi nderkombetar ,ashtu sikurse u be krijimi .Dhe pranimi apriori i kufijve titiste ishte faji me i rende i perendimit dhe OKB…Kufijte e republikave dhe Krahinave nuk ishin kufij te njohur mbi bazen e nje marreveshjeje te brendeshme dhe nderkombetare .Ndarja normale mund te ishte realizuar vetem mbi bazen e parimit universal te vetvendosjes ,ne perputhje me shtrirjen e cdo popullsie ne hapsire ,perjashtuar xhepat e brendeshem .Dhe te paret qe duhet te ndaheshin natyrisht duhet te ishin shqiptaret ,si jo sllave ,pra te gjithe shqiptaret qe jetonin ne hapsire te panderprere,ne Kosove ,pjesa shqiptare e Maqedonise ,e Malit te Zi dhe e Serbise .Pastaj sllavet le te rregulloheshin midis tyre ,sipas parimit ,…secili te veten….Pra serbet bashke ,kroatet bashke e keshtu me radhe .Mbi kete baze te percaktoheshin kufijte .Ishte shume e thjeshte ,por pikerisht se ishte keshtu ,nuk u realizua .Historia dihet .Prandaj spanjolet ruset,,rumunet,greket e me radhe nuk duhet te ngaterrojne Katalonjen ,Krimene ,apo zona te tjera me shqiptaret ne Ballkan ,te cilet jane ne keto troje mijra vjet perpara dyndjeve sllave .Katalonja eshte latine si Spanja ,Krimea eshte sllave si Rusia apo Ukrahina,shqiptaret ne ish Jugosllavi nuk i lidh asgje me sllavet ,si popull ,si kulture ,si tradite ,Prandaj ne se sllavet ndahen nga sllavet ,ku e gjen argumentin El Pais,kur thote qe Kosova u nda nga nje shtet….Cili shtet ,shteti ishte Jugosllavia ,jo Serbia .
Edhe ju po gaboni, “jugosllavia” qe nga themeli i saje ishte shtet i disa popujve, ne fillim u kriju si SKS mbreteria serbo-kroato-sllovene. Ne kohen e komunit, posaqerisht me kushtetuten e vitit 1974 Republikat ishin shtete, Sllovenia ishte shtet i popullot Slloven, Kroacia ishte shtet i popullit Kroat dhe popullit serb edhe ne Bosne ishin tre popuj themelues te Republikes.
SKS e me vone jugosllavia eshte kriju kur eshte dobesu Gjermania, pas humbjes se luftes se pare boterore dhe luftes se dyte boterore, jugosllavia eshte shkaterru me forcimin e Gjermanisë.
Kosova eshte SHQIPERI
Kur nje popull i tere nuk do te jete pjese e Serbise,sepse ka ndjere genocidin mbi vehte cfar na flisni perralla.U dashka te pakten ta njohi Serbia e para pamvaresine e Kosoves,e pastaj ta beje kete edhe Spanja?.Por Serbia ska per ta njohur,dhe cfare????.Po per te koregjuar sado pak vendimet e pa drejta te Ambasadoreve ne Londer ne 1913 nuk mund te kete asnje reflektim???Apo vetem ”kale karroce”,as majtas ,as djathtas.Spanja nuk ushtron genocid mbi Katalonjen,prandaj e ka nje te drejte morale mbi te per te mbeshtetur kufijte aktual te shteteve, por Serbia te kunderten.
Pune e madhe se Spanja nuk ushtron sot (se neser nuk i dihet) genocid mbi Katalonjen! E c’rendesi ka kjo!? Populli katalan kerkon te jete i pavarur dhe pike!
Free Kataluna!!!
Populli kurd kerkon te jetoje i pavarur nga Turqia dhe pike!
Free Kurdistan!!!
Ktyre plehrave ju djeg sumcja sepse vet jan nje shtet me te kaluar koloniale e fashiste , shtet qe ka uzurpu dhe pushtu toka te popujve te cilet duan pavarsine . Prandaj se njohin Pavarsine e Kosoves , dhe po ashtu te gjithe vendet e BE qe nuk e njohin kan probleme te tilla . Sllovakia ka hallin e saj ish territoreve Hungareze qe i mori qyl nga shperberja e ish perandorise AustroHungareze , Rumania po ashtu ka hallin e tokave qe ka marr ne kurriz te Hungarise dhe provincat qe ka ne lindje me probleme me Moldavine , Rusine dhe Ukrainen . Greqia ka hallin e vet sepse ka grabit toka ne 1912-13 sa eshte ngop dhe tani ia ka friken shkeputjeve dhe fuqizimit shteteve fqinje .
Superfuqite e medha kundra Kosoves jan antagoniste te perendimit ne rradhe te pare dhe e dyta kan po te njejtat probleme me toka e popuj te cilet duan te lirohen nga zgjedha e pushtuesve ruse dhe kinez .
Ktyre plehrave ju djeg sumcja sepse vet jan nje shtet me te kaluar koloniale e fashiste , shtet qe ka uzurpu dhe pushtu toka te popujve te cilet duan pavarsine . Prandaj se njohin Pavarsine e Kosoves , dhe po ashtu te gjithe vendet e BE qe nuk e njohin kan probleme te tilla . Sllovakia ka hallin e saj ish territoreve Hungareze qe i mori qyl nga shperberja e ish perandorise AustroHungareze ,Rumania po ashtu ka hallin e tokave qe ka marr ne kurriz te Hungarise dhe provincat qe ka ne lindje me probleme me Moldavine , Rusine dhe Ukrainen . Greqia ka hallin e vet sepse ka grabit toka ne 1912-13 sa eshte ngop dhe tani ia ka friken shkeputjeve dhe fuqizimit shteteve fqinje .
Superfuqite e medha kundra Kosoves jan antagoniste te perendimit ne rradhe te pare dhe e dyta kan po te njejtat probleme me toka e popuj te cilet duan te lirohen nga zgjedha e pushtuesve ruse dhe kinez .
Kuq e zi, shushica dhe Milan-bashkimi i komenteve tuaja eshte pergjigja me e drejte ndaj ketij artikulli qe eshte bere per konsum te brendshem qe lidhet me problemin Katalanas qe ka Spanja.
Pamvaresisht se jane perpjekur te argumentojne pozicionin e Qeverise Spanjolle, ky artikull ka deshtuar qe te beje dallimin esencial midis rastit te Kosoves dhe rasteve te vendeve te tjera te BE-se qe nuk e kane njohur akoma ate.
Ashtu sic me te drejte “kuq e zi” ngre pyetjen ne se Meksika duhet te merrte lejen e Spanjes per te shpallur pamvaresine e saj, edhe Kosova nuk do merrte leje nga pushtuesit per te shpallur pamvaresine e vendit dhe popullit te vet prej sundimit sllav, pasi Kosova nuk ka asnje lidhje me Serbine dhe serbet, te cilet shtremberojne historine, pasi:
1. Manastiret dhe vendet e shenjta ne Kosove nuk jane serbe. Ato i perkasin vendasve shqiptare qe i ndertuan keto manastire shume kohe me pare se sa serbet te vinin ne Kosove. Ato i mbeten serbeve me konvertimin ne myslimane te shqiptareve.
2. Beteja e Kosoves nuk u be vetem nga serbet, sic pretendojne. Ata qe kane lexuar qofte edhe nje liber per kete histori e dine shume mire se “Beteja e Kosoves” u be nga nje koalicion ballkanik me ne krye Mbretin e Serbise qe si ushtarak karriere ju la udheheqja e trupave te koalicionit. Ne beteje moren pjese greket, shqiptaret, bullgaret, rumunet dhe hungarezet. Humbja e kesaj beteje beri qe i gjithe Ballkani dhe jo vetem Serbia te bjere nen sundimin Osman. Kjo eshte e verteta historike qe serbet manipulojne per interesat e tyre politike te sotme. Eshte detyra e historigrafise sone kombetare qe ti tregoje botes te verteten, ne menyre qe gazetare te huaj qe permendin keto “fake” histori per llogari te serbeve, te humbasin kredibilitetin tek lexuesit e tyre dhe te mos guzojne me te shkruajne budallalleqe.
El Pais este una puta de merrde qi come muchas merrdes.
Bale por la espania.
e njof mire te gjithe espanien,madje 2 vite kame jetuar,kuptohet me qendrim ne zvicer,por kemi paa shkue ne spanj me korazon8n tim espaniolle per dy vite ne espania.dhe udhtim qdo muaj zvicer espania.
por 3 gjitb kjo urretjw ndaj kosoves eshte pse shumica jane me fe muslimane dhe mbretresha sofia me origjin greke po4 me martes te arazhuar ne mbretin juan carllos dhe manipulojn e mashtrojn publikun dhe mediat jane te mretit.
a ka spanioll qe edhe shane brutal espanien dhe mbron kosoven.
Par shumica e popullite pa e njofte mire hostorin qe jame te maniluluar nga media e guvierrno e spanies,por dhe profesoret e serbis dhe rusis e grekut qe ligjerojn ne shkolla e univerzitete te spanies me falcifikim historie.
Problemi Kosovës esht një problem me specifika të vecanta?
USA në luft ekonomike kundër Europës dhe çdo gjë nuk i përgjigjet të vërtetës,por manipulimit e mënyrës së sekuestrimit të tër krahinës me emërtimin shqiptar?
Kush jan shqiptarët e vërtet,kur deri në 1912 shumica e popullsisë së Kosovës e Shqipris,e Maqedonisë mbanin flamurin gjysmëhënës,pra atë turk ,vetëm kur ushtria serbo malazeze ndërhyri atëherë nderuan flamur,me kapitullin të perandoris Osmane!!!!!!!!!
Nëse jan turq apo shqiptar të asimiluar në fe islame,kto jan çështje ADN!!
Fuqitë e mëdha për shkak të fesë islame ndanë territoret ku flitej shqipja,dhe u a dhanë e favorizuar Serbinë në njërën anë e tjetrën anë malit të zi,jo pa qëllim në një mënyrë siç themi ne sot integrim në rajon,pra mbas luftës së dytë botërore deri diku komunizmi i integrim,kurse mbas luftës së parë territoret ku flitej shqipja jo vetëm që nuk bëhej fjalë për integrim,por u shiten nga njerëz të hetur për pushtet,siç ish rasti Shën Naumit e veriut dhe një politikë e shteteve të industrializuara për një markat e treg për kto shtete,duke u a bërë fqinjët kosovarve si të pa formuar e të pa zhvilluar?
Divergjencat ekonomike mes lindjes e perëndimit kah kohë që nuk përshtaten për të thënë se në se bashku besojmë në krishterim,dhe se bashku do të ndërtojmë një sistem politik të përbashkët për të mirën e tër njerëzimit?
Popujt asnjëher nuk kan qen të pavarur,por gjithnjë u esht servirur politika e shteteve të industrializuara pavarsisht se jetojnë në shtete të ndara e në gjuhesim të njëjtë!
Të kërkosh pavarsi sot,duhet të jesh i pa varur me ekonomi që të mundesh te përballosh problemet sociale brenda shtetit,e me pas diplomacinë në bote?
Kjo punë e ekonomis esht një çështje që calon në shum drejtime,ku inteligjenca është tepër pesimist me primitivitetin e institucioneve të Kosovës dhe veprimtarin e tyre legjitime,ku nuk ka forcën e mençurinë?
Ajo është e zbehtë ku nuk tregon besim tek gjith shoqëria në Kosovë dhe ku nuk ka besim nuk ka pavarsi sepse kemi vetëm fjal te bukura te termit nacionalist e patriotik për interesa të pushtetit e jo të popullit???
Dikush beson se ai esht i lirë në pavarsinë e legjimitetin e tij në një shtet që akoma nuk i dihet fati,kur qytetarët jan mbërthyer në një izolim total ndaj botës,të paktën në lëvizjen e lire!!!!
të institucioneve
Ben Pisoglendi mos u merzit, po i vjen rradha Greqiut tend ?
E vërteta është se Kosova është e pavarur dhe ska kthim prapa…
Tjetra është Gjermania nuk e fut Serbinë në BE pa u njohur Kosova, kështu që Serbia do ta njohi Kosovën para 2025.
Këta gam gamat, u bëjnë predikime katalunjsave , po kotë e kanë se nuk i mbajnë dot me zor vullnetin e popujve.
Kur të bëhet Katalunja shtet do festojmë,,,⚖
BENI ,me vjen keq ,je analfabet funksional …Nuk vlen te te kthesh pergjigje …