Deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim mesa duket nuk pajtohen me faktin që në krye të LSi është Monika Kryemadhi.
Thënë këtë pasi sot edhe një tjetër depuetet i LSI nuk i është bindur urdhrave të Kryemadhit për të braktisur seancën Parlamentare.
Deputeti që qëndroi në Kuvend edhe pas largimit të kolegëve të tij të LSI ishte ligjvënësi i kësaj force politike në Shkodër, Argon Çela.
Ai është fotografuar në vendin e tij në fund të sallës së parlamentit, teksa kryeparlamentari Ruçi po hidhte ligjet në votim.
Por Çela nuk është i vetmi deputet “rebel” që nuk i përgjigjet urdhrave të kryetares.
Vetëm pak seanca më parë, deputeti i LSI-së, Robert Bitri mbajti të njëjtin qëndrim dhe më pas doli nga grupi i LSI.
Kurse më herët po nga radhët e LSI, thyen vendimin për largimin nga salla, deputet Vangjel Tavo dhe Lefter Koka.
Gjithashtu nga LSI janë larguar edhe disa këshilltarë bashkiak në qytetet si Elbasani, Vlora, Fieri, Berati, Skrapar, Korçë dhe Shkodër. (TemA)
Particka e lesheliqise do mbese shume shpejt vetëm me grupin e sharebajgave te dala nga haremi veror i Jales,,,
Ky shikon bisneset e veta… bravo kshu e do Monika se dhe ajo te vetat shikon