“Shoferi” Edi Rama dhe historia e pabesueshme e gjyshit të tij Vlash Rama

10 Maj 2018, 10:16Politika TEMA

Nga Nasho Bakalli, TemA

Fakti që Edi Rama, kryeministër, nuk di ti japë veturës, të paktën deri në vitin 2011, ishte ndër arësyet, jo kryesore, që më shyjti të shënoj sa më poshtë vijon për të ndjerin Vlash Rama, gjyshin e Edi Ramës.

Arsye kryesore, jo vetëm në këtë shkrim, mbetet nderimi për njeriun punëtor, të ndershëm, dhe fort të dëshiruar për ta parë Shqipërinë, qoftë edhe në sport, përkrah qytetrimit dhe krishtërimit europian.

Vlen të shtoj se asnjëri nga kryeministrat e Shqipërisë, deri në qershor 2013, nuk ka patur fatin ta ketë gjyshin e vet kampion kombëtar në garat me makina, dhe, jo vetëm një herë kampion.

“Konkurs Automobilistik në Vlorë”

Me këte titull gazeta “Vullneti i Popullit” njoftonte, në fillim të muajit gusht të vitit 1931, se: ” … në 1 shtator 1931 do të zhvillohet në Vlorë konkursi automobilistik. Fituesi do të marë Kupa III “Vlora”, dhuruar prej N. S. Mbretërore Princeshës Myzejen Zogu. Gara do të zhvillohet në sheshin Vlorë – Nartë, në një qarkullim prej 26 km. Përveç fituesit të parë, që do të marë Kupën III “Vlora”, fituesit e tjerë do të nderohen me medalje ari dhe shpërblime në të holla. ” .

Cili ishte sebepi, dhe kush ishin organizatorët e garës automobilistike për fitimin e Kupa III “Vlora”. “Gazeta Shqiptare” e datës 2 gusht 1931 shkruante se “… Komiteti organizator i garës automoblistike të qytetit Vlorë na njofton dhe na siguron, edhe këtë vit, se – me rastin e kremtimit të trevjetorit të Monarkisë Shqiptare që bie, sikundër dihet, në ditët e para të shtatorit – në Nartë do të bëhet gara automobilistike e përvitshme Kupa III “Vlora”.

Kjo garë, që këtë vit është bërë pjesë e aktiviteteve të kalendarit sportiv zyrtar të Shqipërisë, nuk ka munguar që në vitet paraardhëse të ngjallë interesin e tërë botës sportive shqiptare, dhe, të shumë personave të lartë politik të Shqipërisë …” .

Po kjo gazetë, në datë në datën 8 gusht 1931, njoftonte ” … Më parë se të qëndrojmë në zhvillimin e garës në fjalë kujtojmë të drejtën – që na takon – të flasim pak mbi personelin që me aq kujdes dhe me aq zell vuri në vijim dhe përfundim zhvillimin e kësaj gare, e cila, pa fjalë, do të jetë një kujtim i paharrueshëm për gjithë publikun e pranishëm dhe konkurentët automobilista.

Këtë vit Komiteti veprues filloi prej kohësh punimet e veta – me mejtimin e patundur që gara të jetë një ekspresion i vërtetë i ndërgjegjes të thellë sportive shqiptare – nën drejtimin e zotërinjve: Spiro Suli, kryetar i Shoqnis Sportive Vlora; Kaval. Piacentini; Prof. Ostilio, kryeinstruktor i edukatës fizike; Urbani Inocente, kapiten i Idroskalos; dhe Pippo Kasteletti.”

Gara automobilistike është edhe më e bukur në vjeshtë, kur sheshi i Nartës është i shkretë, dhe papluhur nga shirat e stinës. Vendi mer goxha gjallëri para, gjatë, dhe disa çaste pas mbarimit të garës. Nisja e garës, qe pak e çuditshme për ne sot. Ja si e përshkruan atë korespondenti, nga Vlora, i gazetës “Vullneti i Popullit”.

“… Në garë u përfshinë 8 makina, të markave të ndryshme. Midis konkurentëve shqiptar kishte edhe automobilistë të huaj. Kështu në orën e caktuar në programin e shpallur, ose, më mirë të themi në orën 16.oo – kur në shesh ndodhesh gjithë trupi i autoriteteve të nalta të qytetit, dhe një gjindje e madhe – të gjitha makinat konkuruese, tue pasun përsipër autoritetet organizuese, banë rrotullimin e inspektimit të pistës të garës automobilistike.

Pas kësaj, menjëherë, zv/Prefekti i Vlorës, si i ngarkuar që ishte, dha urdhër për nisjen e makinave të para, gjithashtu edhe për makinat e dyta, dhe për ato të treta. Pra të ndara në tre kategori, nga të cilat e treta ishte kategoria xhentëlmen. Kronometrista qenë: Seid Kemal, ish pronar i gazetës atdhetare “Politika” e Vlorës; kapiten Dino; Dr.Kristaq Strati; Dr. Pavllo Qirko, dhe Ilia Doga. Automobilistat pjesëmarës qenë: Urbanni Inoçente; Gjysh Ibrahimi; Vlash Rama; Shyqyri Arapi; Jakup Jaçe; Z. Dino; Allegro Roberto; dhe Giulio Ara. Bredhja qe e lumtur për të gjithë garuesit mbasi, falë fushës të mirë, nuk ndodhi asgjë e papritur. Konkurentët, megjithëse nuk kishin makina sportive për këtë lloj gare nuk deshën ta shëmtojnë ambientin entuziasmues, dhe, të gjithë dhanë tërë energjinë e teknikës së tyre më të mbaruar. Përfundimet qenë tepër të pëlqyeshme.”

Drithërima e ajrit – prej zhurmës të makinave dhe thirrjeve të miletit – krijoi një ndjesi të veçantë; atë të një kremtimi, të një tresimi të pandalueshëm, ku, të gjithë e kishin harruar baraspeshimin e emocioneve. I nevojshëm ky, për shkak të pozitës shtetrore të autoriteteve që bënin tifo të pandarë nga vegjëlia e zjarrtë. Kjo e fundit: baza e përjetshme e tempullit të sporteve. “Gazeta Shqiptare” dhe “Vullneti i Popullit” shkruajtën, në rubrikat përkatëse, se” … Kupa e N. S. Princeshës Myzejen Zogu, Kupa III “Vlora”, fitohet prej zotit Vlash Rama, i cili, me një makinë të markës “Reo” përmbushi të 26 km e fushës në kohën 21’8″. I dyti pasoi Gjysh Ibrahimi me makinë tip “Bianchi”, duke e përmbushur rrethin në kohën 25’5″.

Kurse nga konkurentët xhentëllmen fitoi Allegro Roberto, me makinën tip “Fiat 500″. Kemi, po ashtu, të shtojmë se paraushtarakët dhanë edhe ata ndihmën e tyre në rojë të pistës të garës. Manifestimi automobilistik u zhvillua në rregullaritetin më të madh, falë oragnizimit të mbaruar të komisionit organizues. Mbas mbarimit të garës e gjithë gjindja u kthye në qytet mes një kënaqësie të patregueshme për zbavitjen e bukur dhe interesante.”

22 komente në ““Shoferi” Edi Rama dhe historia e pabesueshme e gjyshit të tij Vlash Rama”

  1. Qifja ut says:

    Sa me vrap ja paskan gjet kete histori interesante timonierit. Edhe gjyshi im ka qene kampion ne gare me kuaj……po nuk behet ndonje shkrim per te…..

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Qife,ke te drejte,se,ne fakt do te ishte shume intriguese kur lexuesit te merrnin vesh qe
      gjyshi qe kampion ne garen me kuaj por i nipi i doli … gomar. ?

      1. Hoxh Armandi says:

        Gjithe organizatoret paskan qene italiane dhe kristiane. Turkoshqiptaret pinon raki ne mejhane.

  2. SHOFERI SHUMË I SHKURTËR !! - KRYEMINISTRI SHUMË I GJATË !! says:

    KONKLUZIONI 1.
    Qe Vlash Rama “gjyshi i edi rames” ishte 1 kampion ne Shqiperi me makina,
    dhe
    Edi Rama “nipi i vlash rames” nuk di fare ti japi makines, (nuk eshte ndonje LAJM).
    ——————————————————————————————————————
    KONKLUZIONI 2.
    Qe Vlash Rama “gjyshi i edi rames” ishte shume i shkurter dhe eprori i tij direkt Ahmet Zogu ishte shume i gjate,
    dhe
    Edi Rama “nipi i vlash rames” eshte shume i gjate ndersa “gjyshi i tij” ishte shume i shkurter, (KJO PO ESHTE LAJM).
    ——————————————————————————————————————————————————————–

    1. Edkari says:

      Gjyshja Edi Rames ishte sherbetore e bukur e Oborrit Mbreteror,
      me duket Marie Kolombo.Ishte nga Shkodra dhe e besimit katolik.
      Mbreti Zog ka qen beqar gati gjate gjithe sundimit tij si monark.
      Me duket se Mbreti Zog u martua ne mes vitit 1938 pra rreth 10 vite
      ka qene i lire nga detyrimet familjare.
      Marie Kolombo ka qene dashnorja e rregullt e Mbretit Zog.Si e donte
      respekti per dashnoren Mbreti u kujdesua qe ta martonte dhe zgjodhi
      Vlash Dedene si burrin e dashnores.
      Vlashi eshte rritur ne Durres dhe kur durrsaket e moren vesh se Lashi
      kishte marre per grua kurven e Mbretit u zemeruan shume me Lashin dhe
      per ta injoruar e hodhen ne Shtervanin e qytetit.Kjo ngjarje vazhdimisht kujtohej nga
      durrsaket dhe kjo histori u rikujtua kur me uirdher te Edi Rames u hoq Shatervani.
      Me kete metode qe beri Mbreti Zog po kete vazhdon dhe Edi Rama.Kryeministri u
      kujdesua qe te martohej lavirja e tij dhe burrin ja beri minister.
      A e keni vene re sa krenohet Edi Rama me gjyshen e tij kurve oborri.

      1. HANS KRISTIAN ANDERSEN - MBRETI LAKURIQ says:

        Domethene n.q.s. Edi Rama vendos te nderroje mbiemrin nga Edi Rama ne mbiemrin e vertete Edi Zogu,
        Dhe n.q.s. ne Shqiperi ndonjehere ne te ardhmen vendoset perseri Monarkia,
        KRYEMINISTRI DO BËHET “KING” ME ATLETE.
        NUDISTI DO BËHET MBRET PA BREK.

      2. ermir says:

        dukesh nga emri qe rrjedh nga nje familje kurvash dhe ti,,sidomos familja jote eshte njesh per gojore,,,

  3. edi says:

    Doni me per Belulin!!!!

  4. mikojani says:

    Mero,ky nuk është gjyshi Ramës,vlashi si djali Zogut,ky do fitonte,se halla Myzejen,prandaj ishte aty,me urdhër të mbretit,babait të Vlashit.

  5. Zzzzzz says:

    ILIA DOGGA TREGETAR NGA VLORA BINTE NE ATE KOHE NE SHQIPER ME FIRMEN ” VELLAZERIA DOGGA” MARKAT ME TE MIRA TE EUROPES ….

  6. Goni says:

    O mikojan, qenke TRAP FARE.
    E KE IDENE E DIFFERENCES SE MOSHES NDERMJET TE DYVE, o loqe ?

  7. Vjosa says:

    Ha, ha…
    Shume i bukur komenti i dyte…

  8. Motociklisti i vjeter says:

    Shkrimi eshte interesant per ate kategori njerezish te apasionuar pas garave automobilistike apo motociklizmit. Nje nder keta jam edhe une.
    Ky shkrim me nxiti te shkruaj dicka kunder Edi Rames.
    Jam ne moshen 71 vjecare. Familja e jone ka si relike nje motociklete 80 vjecare, prodhim Italian, marka MOTO GUZZI 500 cc,
    Kjo motociklete eshte bere pjese e familjes tone qe ne vitin 1938, kur e ka blere gjyshi im. E ka perdorur edhe babai, vellai im me i madh dhe tani e trashegoj une.
    Keshtu si une, ka edhe shume mjete te tilla (makina apo motocikleta) shume te vjetra, por qe pas vitit 90 i kemi restauruar dhe i kemi kthyer afersisht ne ate gjendje sic kane dale nga fabrika.
    Keto relike ne Europe quhen “mjete te epokes” dhe nderohen e respektohen pronaret e tyre, jo vetem per faktin se jane perpjekur ti mirembajne, por edhe sepse sot pjeset e tyre kushtojne shume shtrenjte.
    Nje aresye tjeter qe vendet perendimore i respektojne poseduesit e tyre, eshte fakti se keto mjete here pas here qarkullojne ne menyre te organizuar neper qytete, rreth tyre mblidhen tere brezat, te moshuarit per nostalgji se kane qene mjete te kohes se rinise se tyre, te rinjte edhe ata kureshtare per te mesuar mbi nivelin e automjeteve te kohes se gjysherve te tyre.
    Por fatkeqesisht, nese Europa i vlereson keti RELIKE dhe i nxit dhe i perkrah poseduesit e tyre, ne Shqiperi ka nje armiqesi te terbuar ndaj ketyre mjeteve dhe poseduesve te tyre.
    Sic e thashe me siper, poseduesit e ketyre mjeteve te epokes, shpenzojne shume para per ti kthyer ne identitet (per ti bere sic kane dale nga fabrika) pasi pjeset e tyre jane shume te shtrenjta deri 50 fish me shtrenjte se sa pjeset e motocikletave qe prodhohen aktualisht. Prandaj Europa, e nxit mirembajtjen e ketyre mjeteve duke hequr taksen vjetore te regjistrimit. Poseduesit europiane te ketyre mjeteve, bejne kundrejt pageses kontrollin teknik vjetor, paguajne siguracionin ne se duan te qarkullojne dhe jane ne rregull me shtetin.
    Une qe akoma qarkulloj me motocikleten time, kam paguar e pagoj cdo vit 175.000 lek te vjetra, 95.000 lek te vjetra siguracion, 10.000 lek te vjetra kontroll teknik, pra gjithsejt 280.000 lek te vjetra per te mbajtur gjalle nje relike, te cilen e perdori 1 here ne jave vetem gjate periudhes se veres.
    Pra per nje motociklete si e imja paguhet takse regjistrimi 4 ose 5 her me shtrenje se sa nje autoveture e zakoneshme.
    Keshtu si une jane edhe disa te tjere.
    Edi Rama erdhi para disa vjetesh ne nje ekspozite te ketyre mjeteve te vjetra qe u organizua tek ish qendra tregetare “Praktiker”. Ai Vleresoi shume pasionin e njerezve qe kishin mirembajtur e restauruar automjete shume te vjetra dhe kur njerezit i ngriten shqetesimin mbi taksat vjetore shume te larta dhe i shpjeguan qe Europa i ka 0 takse, ai e porositi njerin qe kish prane te mbante shenim dhe premtoi se do na e zgjidhte kete problem.
    Rama nuk beri asgje. Poseduesit e “mjeteve te epokes” (relikeve) i jane drejtuar disa here Edi Rames me letra, disa here i kane drejtuar letra ministrit te Financave, Ministrit te Transporteve, une personalisht ja kam ngritur kete problem Ministres se Kultures Kumbaro, por cuditerisht asnjeri nga keta nuk ndjehen.
    Zoti Rama. Ky eshte nje standart qe e ka vene Europa prej shume vitesh. Meqenese eshte standart europian, a nuk do ishte ne nderin tuaj qe edhe ne Shqiperi te aplikonit nje standart te tille?
    Me vendimin e vitit te kaluar, ne lidhje me mjetet qe kishin vite qe nuk paguanin taksa, dashje pa dashje keni bere nje faj te rende. Shume autovetura dhe motocikleta shume te vjetra, por te kthyera ne identitet,Ju i denuat qe mos te shohin me driten e diellit, ato qendrojne neper bodrume, do kalben dhe do kthehen ne skrap. Shum e dhimbshme. Pronaret e ketyre mjeteve nuk kane tanime asnje alternative per ti jetesuar keto mjete.
    Ne, me gjith perpjekjet qe beme para se te vinit ju ne krye te qeverise, gjetem nje reagim te turpshem te Bodes, por e shihnim se nuk ka si te kete ndjeshmeri nje Bode qe lindi e u rrit ne maje te gomarit. Por ama nuk e prisnim te tille sjellje nga Ju, nga nje artist e bir artisti, nga Ju qe nder punet e para qe bete kur erdhet nga Franca, kthyet ne identitet shume ndertesa, te cilat i dhane hijeshi gjith Tiranes, apo qe restauruat tavolina e karrike qe Bodet i kishin perplasur ne bodrumet e Kryeministrise.
    Sic e pate edhe Ju ne panairin e ketyre mjeteve, te gjith te apasionuarit pas veturave e motocikletave te vjetra, ne thelb jane artiste, kane shkrire taletin, shume mund per disa vite dhe shuma te medha parashe (imagjino edhe` para te kursyera nga pensionet) per te mbajtur te gjalle keto mjete me te cilat i lidhin shume kujtime.
    Ndoshta edhe ministri aktual i financave, njelloj fshatar si bode, do te arrij qe Tua mbushi mendjen qeJju te mos e mbani fjalen, sepse sipas tij, shteti siguron nje 2 ose 3 mije euro ne vit.
    Jam i bindur gjithashtu qe ky shkrim i imi nuk ka per ti rene ne dore Rames as sot e 100 vjet se nuk se kush t ja coje ne tryeze.

    1. Lili says:

      Pret nga Kumbaro te vleresoje trashegimin?
      Ajo eshte shkateruesja n1 edhe ka allergji per trashegimit,se ia kujtojne rrenjet e saj pa asgje.

  9. Zzzzzz says:

    SHUME BUKUR SHKRIMI MOTOCIKLISTIT…..!!!

  10. Javer says:

    Edi ben mire ta mesoje makinen qe njerzit mos aludojne mbi prejardhjen e tij.

  11. Jak Boston says:

    Respekt dhe perulje perpara njerezve te apasionuar te te gjitha fushave dhe te motorciklistit dhe shokeve te tyre.
    Tani per sa i perket problemit qe ngre zoteria i Motorit Guzi po mundohem ti jap nje ndihme duke i treguar se nga cili vesh mer vesh Rama dhe ministrat e tij.
    Duke pare se si po zhvillohen ngjarjet Rama dhe ministrat problemin numur nje kane justifikimin e lekeve te mbledhura ne menyra te jashtelishme dhe se dyti mbetja ne pushtet.
    Keshtu zoteri motorist merr persiper mbulimin e disa milionave euro te Rames dhe ministrave dhe e ke te zgjidhur problemin.
    Sa per Europen ate e duan populli, por jo politikanet pasi Europa per politikanet eshte si ajo tjegulla me vrime e ustait te catise.
    Po u gjet tjegulla ne vrime nuk rrjedh me catia dhe sna duhet me as ustai.
    Keshtu dhe politikanet tone po shkuam ne Europe skane cfare te premtojne tjeter se jane te paafte dhe hajdute.

  12. GJYSH AHMETI NGA XHEHNETI says:

    NIPI IM ED ZOGU ASHT BA SOT RILINDAS !!!
    ASHT BA ZOGU I TIRONES !!
    ZOGU I GJYSHIT !

  13. kenga qe me mungon says:

    O Nasho Takalii, po bena nje here historine e Karaxhiçit si u strehua ne shtepine e Ram Berishes , sa muaj ndenji dhe kur iku. Te lutem i thuaj dhe Beqir Metes se dhe ai di shume gjera. Kush ja mjekonte plegetdhe pasta çfare beri Sheqerja me te, si doli Saliu ne korrik dhe si e nderroi pastaj datelindjen ne tetor etj. Duhet ti dishe me mire, po ngece , pyet Izet Haxhine ose ndonje tropojan te ndershem.

  14. Plaku Xhuxhumaku says:

    Epo ne rregull jemi ne, paskemi gjakun e Mbretit ne krye. Edvin shpall monarkine se te takon, vari leshte Lekes.

  15. Syrja Qarri says:

    Sa e ngjashme kjo histori me ty Mero.
    Gjyshi i Rames ishte supershofer kurse Rama nuk di te levize timonin.
    Edhe gjyshi yt Mero ishte Trim, i Beses dmth Burre.
    Ti Mero , ashtu si Rama, dole Kurve burre.
    Populli ne keto raste thote “Del nje birbo e te dhjet rracen”.

  16. Kol says:

    Amani re brandaj nuk bohet ky vend enveri dobici I oficerit Turk saliu I partizanit serb edi I zogut dhe zogu ku I dihet kujt eshte a bir kurvash e ropet kete popull care fate keq re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje