Taulant Balla: Nëse do kishte drejtësi, Basha s'do të ishte politikan por një i dënuar në Peqin apo Fushë-Krujë

10 Maj 2018, 22:19Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i ftuar në “Mbrëmje në ABC News” ku foli rreth zhvillimeve më të fundit të politikës në vend.

Duke folur për lëvizjet në Prokurori, Balla tha se në të gjitha Prokuroritë e vendit duhet më shumë shpejtësi në dërgimin sa më të shpejtë të çështjeve hetimore në Gjykatë.

Jemi djegur me qindra herë në këto 27 vite. Kujtoj këtu rastin më flagrant që pavarsisht se Prokuroria e vendit e gjeti Lulzim Bashën fajtor për rrugën Durrës-Kukës, për shkak të shkeljes së afateve Lulzim Basha i shpëtoi drejtësisë.

Prokuroria kishte dy vjet kohë dhe e çoi dosjen në gjykatë pas dy 2 vjet e 7 ditë, po ta kishte brenda 2 vitesh, Lulzim Basha nuk ishte sot një politikan shqiptarë, por ishte një i dënuar në një prej burgjeve të Peqinit apo Fush Krujës”, tha Balla.

Gjithashtu Balla foli edhe për pikësynimet e PS-së në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë dhe biem dakord që jemi e vetmja parti që futemi për të fituar 61 Bashkitë”, tha ai. I pyetur nëse kanë vendosur kritere për kandidatët e ardhshëm bashkiak, Balla u shpreh se PS është duke bërë një analizë në lidhje me këtë çështje. “Jemi duke bërë analizën e atyre që mund të jenë kandidatë. Mund të kesh edhe 5 mandate mund të jesh një kandiaturë e shkëlqyer, mund të kesh një mandat edhe s’mund të kandidoësh në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Balla

2 komente në “Taulant Balla: Nëse do kishte drejtësi, Basha s’do të ishte politikan por një i dënuar në Peqin apo Fushë-Krujë”

  1. adi says:

    Taulant palla
    Nese basha e ka vendin ne burg per rrugen e kombit me gjatesi 135 km se e beri me mesatarisht 7.5 milione euro 1 km.
    Ju duheni pushkatuar qe 20 km nga fushkruja deri ne kashar e keni tenderuar me plot 260 milione euro ose 13 milione euro.
    Dhe te mendosh qe kjo rruga juaj nuk ka as ura as tynele.
    Po ju shpjegove kete shqiptareve fito edhe 160 bashki.

  2. tarasi says:

    O Taulant , ti dhe Erjoni , jeni bere shume te besdishem , me llafe dhe prmtime boshe nuk mund te justifikosh vedin tend ne kuvend , me ” nese ” nuk behet politike , nuk behet debat , nuk mund te eci jeta perpara , ” nese , nese , nese , ” 100 nese . Fjala ” nese ” eshte me teper abstrakte , per mendimin tim , ju si deputete dhe politikane nuk duhet ta perdorni , eshte sikur ti hedhesh hi syve , sikur ta ngopesh tjetrin me luge bosh , me shprese ………..Ju ju kemi zgjedhur deputet , ju na perfaqesoni , ju beni ligjet , ju beni kushtetuten , ju e interpretoni , ju e zbatoni , cfare ?? Hedhe topin ne tribune ??? Kjo nuk eshte e ndershme , tallesh me popullin , tallesh me ata qe te gjodhi , ju e keni ligjin neper duar , ju dhe ta interpretoni drejt , ju” keni bostanin , ju dhe thiken “nuk eshte e mjaftueshme per ate qe te zgjodhi te konsumosh fjele , te hidhesh neper zjarre ne krehinen tende dhe te tregosh trimeri se si e fik , eshte fare e thjeshte , per gjera qe nuk ke mundesi ti realizosh , mos u mer me fjale te medha , dhe me premtim abstrakt ” nese ” , se pastaj futesh ne kategorine e popularistit , te llafazanit .Doni tezbatohet ligji ?? Zbatoheni , beni ceshte e mundur te zbatohet ligji , ka menyra , ka rrugdalje , filozofet ne greqine e lashte thoshin : ne demokraci ka gjithmone rrugdalje …….cfare ?? pervetesoi tjetri miliona nga rruga , vrane 4 demostrues, hodhen ne ere depot e armatimeve , shitjen e ndrmarjeve shteterore dhe pervetesime kolosale , korupsioni ne kulmin e tij , dhe shume e shume zullume , dhe ju na tregoni ” nese ” ??Ju kujtoni se populli dhe niveli i tij eshte ai i 90-tes , jo ore babush , u zgjuan njerezit , ndoshta nuk kane force , nuk mund te mbajne neper supe 97-ten prap , u lodhen , nuk mund ta fillosh nga fillimi jeten per disa here , jane disa gjera qe zgjidhen dhe ndodhin nje here , nje here behet revolucioni , pse , ckujton ti se thote Saliu dhe Luli me gjithe opoziten , se shqiptaret do ngrihen dhe do e rezojne qeverine dhe do marin fatet ne dore dhe i beson keto ??? Ato duken fare qarte qe jane presione , nuk ngrihet njeri , nuk te denon njeri kot me sot , pikerisht per ate qe te thash me lart , populli u zgjua , mesoi , kupton shume me teper se ne 90-ten , keshtu qe mos u tallni , nese doni te mbeten ne histori si politikane qe sollet drejtesine ne vend , punoni dhe zbatoini ligjet ………..nuk eshte dicka tragjike , thjesht zbatoini ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje