Panuçi elozhe Shqipërisë: Ndihem i lumtur që punoj në atë vend

11 Maj 2018, 18:32Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi, në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka folur për aventurën e tij tek kuqezinjtë.

Tekniku italian ka thurur elozhe për vendin tonë duke theksuar se është i lumtur që punon në një ambient të tillë.

“Punoj në një federatë serioze dhe kam një ekip të mirë. Kualifikueset për në Euoropian janë shumë të forta por ne mund t’ia dalim. Jam I lumtur që punoj në Shqipëri dhe kam një mardhënie të mirë me presidentin dhe grupin e punës, gjithçka funksionon.”

Panuçi ka dhënë dhe mendimin e tij për stolin e kombëtares italiane ku u shpreh se nëse zgjidhet Mançini do të ishte një zgjedhje e duhur, ndërsa komentoi dhe finalen e “Uefa Champions League”.

 “Nëse merr Mançinin, Italia do të bëj një zgjedhje të mirë. Është një trajner me eksperiencë. Ai ka bërë mirë kudo ku ka shkuar dhe e njeh mirë kampionatin Italian.

Unë preferoj ta fitoj Reali. Nëse bën një gabim kundër Liverpul ata ndëshkojnë më kundërsulm. Reali nuk duhet ti lë hapësira”, tha Panuçi. (TemA)

1 komente në “Panuçi elozhe Shqipërisë: Ndihem i lumtur që punoj në atë vend”

  1. kenga qe me mungon says:

    Vetem me habit qe paske marrdhenie te mira me presidentin ti si italian, se ne shqiptaret e shumices nuk i kemi te mira por presidenti fiton ne zgjedhje njesoj si i fitonte Sali Berisha. Apo s’ka gje, ekonomi tregu eshte; treg ndergjegje, treg morali, treg njerezish, treg sporti, treg e para kudo. Dhe njeriu ngelet mall tregu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje