Afrime të reja te Kukësi, ja kush janë dy mesfushorët spanjollë

11 Maj 2018, 12:36Sport TEMA

Drejtuesit e Kukësit mesa duket kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës dhe për skuadrën që do të marrë pjesë në Europë.

Te Kukësi, kanë ardhur në provë dy mesfushorë spanjollë, të cilët do të vëzhgohen nga trajneri Pakult dhe nga stafi i tij e më pas do të vendoset për të ardhmen e tyre.

Bëhet fjalë për mesfushorët Aleks Cano dhe Pao Otero, të cilët janë  bashkuar me skuadrën gjatë ditës së sotme dhe do të vazhdo0jë provën për disa ditë të tjera.

Aleks Cano, 28 vjeç, ka lindur në Barcelonë dhe vjen nga Kategoria e Tretë e kampionatit spanjoll.

Ai aktivizohej me skuadrën e Gavas në Spanjë, skuadër që renditet në vendet e fundit, ndërkohë që te Kukësi vjen si lojtar i lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje