Europa League nuk është larg, vetëm 2 pikë diferenca e ndajnë Flamurtarin nga vendi i katërt, por duke parë si kanë rrjedhur gjërat javët e fundit, vlonjatët duhet të sigurojnë së pari pikët për qëndrimin në Superiore.
Gjykimi u është bërë gangrenë dhe sërish mund të vazhdojë t’i penalizojë. Një penallti e paqenë për Vllazninë, një e padhënë në favor të Flamurtarit po në këtë ndeshje, por edhe të paktën një e tillë në ndeshjen më Laçin, vërtetojnë atë që është thënë gjithë sezonin: arbitrimi po diskriminon ekipin vlonjat.
Në dy transferuat me Kamzën dhe me Kukësin, si dhe ndeshjen me Partizanin në mes, Flamurtarit i duhet një fitore për të qenë i qetë sa i takon qëndrimit, sepse në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë.
Ky është rasti më i keq, por kuptohet që masat duhen marrë.
Me 9 pikë në lojë dhe një ndeshje me një rival direkt si Partizani, vlonjatët kanë shanse reale për vendin e 4-t, ndaj dhe do t’ia bëjnë shërbimin si duhet çdo ndeshjeje të mbetur, por më shumë se për Europën, ata do ta kenë kujdes për të mos komplikuar situatën e qëndrimit në elitë.