U rikthye pas 8 muajsh, Fejzullahu: Një ndjenjë që më ka munguar çdo ditë…

10 Maj 2018, 18:35Sport TEMA

Pas një dëmtimi që e mbajti larg fushave të blerta plot 8 muajsh, mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu, u rikthye ditën e djeshme, teksa e nisi sfidën ndaj Luftëtarit si titullar duke bërë një paraqitje të kënaqshem.

Ditën e sotme, mbrojtësi ka bërë një status në “Facebook”, ku tregon së është tepër i lumtur për rikthimin e tij dhe ndihet shumë krenar dhe falenderues për të gjithë që e përkrahën dhe i dhanë forcë.

POSTIMI I FEJZULLAHUT: 

Jam shumë i lumtur që mbas një lëndimi të gjate, më në fund u riktheva në fushë. Një ndjenjë që më ka munguar çdo ditë.  Ndihem shumë krenar dhe jam shumë falenderues për të gjithë që më kanë përkrahur, që më kanë dhëë forcë, besim, dashuri, se mundem t’ia dal, dhe të shijoj përseri këteë ndjenjë madhështore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje