Prej disa ndeshjesh nuk ka qenë Rroca që kemi parë gjatë gjithë kampionatit dhe ka një arsye: një dëmtim në muskujt e barkut nuk e ka lejuar numri 10 të Luftëtarit të shprehet ashtu si duhet në fushë.
Për Rrocën mësohet se nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hasan Lika për tri ndeshjet e fundit të kampionatit, duke nisur nga transferta me Kukësin.
Lojtari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, që të rikuperohet në kohë për pjesëmarrjen në Kupat e Europës, pasi gjirokastritët duken shumë pranë tyre.
Luftëtari humbet për këto tri ndeshje një titullar shumë të rëndësishëm, por ka shumë besim se objektivi për Europën do të arrihet.