Vasilika Hysi: E vërteta e nenit të “famshëm”, për të cilin akuzohet Fatmir Xhafaj

11 Maj 2018, 11:18Politika TEMA

Nga Vasilika Hysi

Reformën në drejtësi dhe kontributin e Fatmir Xhafës nuk mund ta baltosë asnjëri dhe zbatimin e saj nuk mund ta pengojnë. Reforma në drejtësi do ti ofrojë qytetarëve drejtësinë e munguar.

Më poshtë do gjeni prononcimin tim për ketë çështje, meqenëse më thanë se më është përmendur emri im nga kolegë të opozitës.

Ndihem e keqardhur që opozita sajon histori të pavërteta.

E ndodhur pa ndonjë kauzë dhe në vijim të misionit të saj të nxijë situatën në prag të vendimit të hapjes së negociatave dhe e frikësuar nga ecuria e procesit të vetingut krijon një zhurmajë me shtrembërim të fakteve.

1 Projektligji është produkt i punës së ekspertëve të komisionit të reformës në drejtësi.

2.Me mbylljen e komisionit, projektligjet u depozituan në Kuvend me firmën e deputetëve.

3.Projektligji për Kodin e Procedurës penale u depozitua nga ana ime për tu shqyrtuar në komisionin e ligjeve.

4.Projektligji iu nënshtrua konsultimit publik me punonjës të praktikës dhe ekspertë të fushës. Kjo është praktikë për çdo projektligj.

5.Sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, të pranuara u reflektuan në çdo nen për të cilin kishte sugjerime.

6.Është procedurë normale që një projekt ligj të diskutohet dhe nene të veçanta të amendohen.

7.Drafti i diskutuar në komision reflekton projektin e propozuar së bashku me të gjitha komentet dhe sugjerimet e reflektuara.

8.Neni që është kazusi i radhës i opozitës është reflektim i konventës se ekstradimit, protokolli shtesë.

9.Kur një projektligj pëson shumë ndryshime, miratohet si variant integral.

10.Në komision është votuar varianti që është në fuqi.

11.Ky variant i miratuar është dërguar me e- mail anëtarëve të komisionit, Ministrisë së Drejtësisë, gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision dhe pas miratimit të tij, para kalimit në seancë, Euralusit, OPDAT, Prokurorisë së përgjithshme, deputetëve LSI. PD ishte në çadër.

12.Ky projektligji është bërë publik në faqen e Kuvendit para votimit në seancë plenare.

13.Raporti ka pjesë integrale të tij gjithë projektligjin e votuar që i është përcjellë seancës plenare.

14.Opozita ka pasur gjithë mundësitë dhe kohën e mjaftueshme të studionte projektligjin dhe gjithë sugjerimet e ardhura, të merrte pjesë në diskutimin e konsultimit publik dhe në komision, ta lexonte projektligjin e ndryshuar para se të miratohej në komision dhe të kalonte në seancë plenare. Madje nëse, opozita nuk donte përafrimin e projektligjit me konventën evropiane të ekstradimit, protokolli 4, neni 3, mund ta bënte amendament 24 orë para seance.

15.Dhe e fundit: Pse opozita nuk e ngriti ketë problem gjatë 1 vit e më shumë, por pikërisht tani kur reforma ka hyrë në rrugë të mbarë dhe ish kolegu Tahiri nuk i dha shansin opozitës të vazhdojë ta ketë si kauzë të saj.

16.Që kolegu Xhafa do ishte objekt sulmi nuk kishte asnjë mëdyshje. Reforma në drejtësi ka tronditur shumë themele të mureve të shtrembër dhe ka cenuar shumë interesa dhe persona që janë të lidhur me interesa të paligjshme.

Por të artikulohet akuza të tilla, pa marrë gjithë praktikën parlamentare, sidomos kur nuk ke pranuar të kontribuosh në diskutimet e projektligjit është shumë e shëmtuar dhe e dëmshme.

Unë do doja të falënderoja gjithë ekspertë e reformës në drejtësi dhe punonjësit e praktikës që kontribuan dhe veçanërisht kolegun Xhafaj për drejtimin e komisionit të reformës në drejtësi, metodologjinë dhe procesin transparent dhe gjithëpërfshirës.

10 komente në “Vasilika Hysi: E vërteta e nenit të “famshëm”, për të cilin akuzohet Fatmir Xhafaj”

  1. skrapari says:

    Thone se qeni nga dhimbja kafshon bishtin e vet! Thone se njeriu qe po mbytet ,kerkon te mbysi dhe shpetimtarin!

  2. Tropoja. says:

    Shteti ne Blokazh Totale.
    klika narko kopilat e haxhi qamilave turq po e ri-djegin shqiperin.

  3. Sokoli says:

    Asgje me pak dhe asgje me shume ua spjegon avokat Sokol Hazizi me poshte e keni te plote prononcimin e tij.
    Pavaresisht cfare dhe konsideron politika gabim ose te drejte, shtesa e bere ne nenin 491, pika f, Kodi Procedures Penale, sipas se ciles pranohet se “nuk mund te jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit”, eshte sa ne perputhje me nenin 6 te KEDNJ, por njekohesisht me parimet dhe kerkesat e reciprocitetit ligjor midis vendeve apo paleve. Mjafton te bej me dije se ndersa cdo shqiptar qe vjen i ekstraduar ne vendin tone me qellim vuajtje denimi te dhene ne munges ka te drejten e rigjykimit, ndersa jo cdo shqiptar i denuar ne munges ne cdo vend te huaj, nuk e ka patur kete te drejte. Ndaj eshte bere shume mire qw eshte vendosur apo shtuar ky moment. Mos haroni qe shume shqiptar jane denuar ne mungese ne vendet fqinj, turpshem autoritetet tona e kane marre me lecka dhe e kane cuar pa asnje te drejte dhe kusht ligjor vetem me nje leter bakalli. Kaq, te tjerat politika le ti bej si ja thote tarallakja, po te pakten te mbroje shtetasit e vet nga diskriminimi ligjor, se ne fund te fundit i mbron Konventa. Politik leshi.

  4. IVONI says:

    .. PO KU ESHTE PROJEKT LIGJI ?! TE MESOJME NE NJEREZIT E THJESHTE SE C`BENI JU “MENDJE NDRITURIT “…?

  5. Exodus’s 2025 says:

    Mafjozat e Edvin Rames, ska nevoje per Veting per ju.

  6. fati says:

    Çojeni kete prononcim/sqarim ne gjuhen angleze, gjermane, franceze dhe italiane ne adresat e kryeministrave te vendeve ku PD paturpesisht ka çuar variantin e saj. Bejeni e mos e lini pasdore. Do sqaroheshin edhe te huajt, se ne e kemi te qarte.

  7. luka says:

    E ke ke gqzeta zyrtare IVONI, mos do te ta sjellim ne shtepi? Kerkoje dhe lexoje, apo keshtu jemi mesuar ne, te na sjellin te gatshme dhe pale e lexojme, por per te bere llafe, i bejme pa teklif fare.

  8. Lina says:

    Ore njerez! Nuk e kane me Fatmir Xhafaj ata joooo. E kane me Izet Haxhine qe po ekstradohet dhe do te rihapi ceshtjet ku eshte gjykuar ne mungese! A e kuptoni hilen e Sales apo jo????

  9. alt says:

    Znj Vasilika,
    I vetëdijshëm që reagimi juaj lidhet me një temë jo relavante me komentin, një sugjerim: Në vend të: ‘Ndihem e keqardhur ’ ne në shqip përdorim: ‘Më vjen keq’. Sigurisht kjo nuk ndikon, por si deputete dhe e ‘përkushtuar’ në gjuhën ‘ligjore’ them se ia vlen komenti . Apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje