Bujar Nishani ka bërë një shkrim ku tregon se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk ka shumë moral dhe integritet sa ai.
Ai thotë se qeveria “Rama” tani duhet të largohet vetë pasi sipas tij ka ardhur momenti që të udhëheqë opozita e cila identifikohet kryesisht nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Fatmir Mediu.
Nishani, duke marrë edhe spunto nga artikujt e gazetave, ka aritur disa përfundime të cilat sipas tij shërbejnë si leksione për Bashën.
Shkrimi i plotë
Pas shkrimeve shumë shqetësuese në mediat në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë mbi veprimtarinë kriminale në rritje të grupeve të trafikut të drogës, dje ishte prestigjozja britanike “The Times”, që përfshihej në këtë shqetësim.
“Shqiptarët që kontrollojnë tregtinë me kokainë të pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60% në tre vitet e fundit, duke ushqyer një rritje të krimit të dhunshëm”, shkruhet në nisje të shkrimit të “The Times”.
Kjo është situata më e vështirë dhe më diskretituese për ne shqiptarët që nga koha e modelit stalinist të vendit.
Natyrisht që qytetarët shqiptarë nuk janë “delja e zezë”, por imazhin tonë e kanë dëmtuar shumë grupet e krimit që vetëm shtohen.
Grupet kriminale shqiptare nuk janë të vetmit në tregun e narkotrafikut, por ata po forcohen dhe shtohen.
A mund të luftohet dhe të mundet veprimtaria e tyre kriminale ?
Padyshim që po.
Por përveçse vullnetit, profesionalizmit, kurajos dhe bashkëpunimit duhet të marrë zgjidhje arsyeja kyçe e rritjes së tyre, e forcimit të tyre dhe agresivitetit të shtuar të tyre.
Pavarësisht se veprimtaria kryesore operacionale e tyre është në Evropë, sekreti i tyre është në Shqipëri.
Pikërisht në Shqipëri është arsyeja që ato shtohen, forcohen dhe bëhen gjithnjë e më agresive.
Në Shqipëri qëndron arsyeja pse ata po veçohen në rrezikshmërinë e tyre krahasuar me të tjerët.
Sepse në Shqipëri qëndrojnë “kokat” e tyre që menaxhojnë gjithshka pa u prekur.
Sepse në Shqipëri ata pastrojnë ”rehat” fare paratë e krimit, i shtojnë ato duke i përzjerë me paranë publike, i bëjnë gati dhe rihedhin në tregun kriminal.
E nisën me kanabisin, e shndërruan në heroinë e kokainë dhe po vijuan kështu do mund të trafikojnë çdo gjë të mundëshme sado e rrezikshme që të jetë ajo globalisht.
Në Shqipëri ata gjejnë të garantuar vehten e tyre, veprimtarinë e tyre, pasurinë ricikluese të tyre.
Në Shqipëri ata prodhojnë pushtet politik dhe korracojnë me të trampolinën e vidhisjes së krimit mbi Evropë.
Në këtë ambient, padyshim, që shumë të rinj do të rendnin ti përkushtoheshin trafikut të drogës se sa punës dhe shkollimit.
Ka shumë arsye pse u katandis Shqipëria jonë kështu.
Më e fundmja, na tregoj se edhe vëllai i Ministrit të Brendshëm është një i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për organizim dhe trafikim të drogave të forta në rrjetin Amerikë Latine-Evropë.
Natyrisht që Fatmir Xhafa nuk mund të bëhet përgjegjës për veprimtarinë kriminale të vëllait të tij madhor.
Por, Ministër i Brendshëm nuk mund të jetë askush që moralin, integritetin, besueshmërinë ja ka kompromentuar rëndë vëllai, subjekt i verifikuar i krimit të organizuar.
Politika, shteti, institucioni më sëpari e mbi gjithshka kanë moralin.
A ka përfituar financiarisht Ministri i Brendshëm nga veprimtaria kriminale e vëllait të tij në trafikun ndërkombëtar te narkotikëve ?
Këtë do ta zbulonte vetëm vetingu i pasurive të vëna nga Fatmir Xhafa që nga viti 2002, ashtu sic përcakton Ligji Antimafia në Shqipëri.
Por atë vetim nuk mund ta bëj dot Fatmiri, ministër dhe Edi Rama, Kryeministër.
Ministri del i përfshirë tashmë edhe në fallcifikimin e ndryshimeve të Kodit Penal në interes të mosekstradimit të trafikantit vëlla të dënuar në Itali.
Shumë prej nesh i mbajmë mend mirë 104 amendimet urgjente të Fatmirit në ndryshime të befta të paketës së reformës në drejtësi hartuar nga ekspertët ndërkombëtar që i ndryshoj maxhoranca në fundin e legjislaturës së kaluar duke i bërë edhe një dhuratë të çmuar vëllait trafikant të dënuar.
Kjo nuk është më një përgjegjësi morale por vepër që duhet hetuar.
Por kjo vepër e Fatmirit kryetar nuk hetohet dot me Xhafajn ministër dhe nga Kryeministri prokuror.
Nuk ka shembull në Evropë kur një ministër i brendshëm del kaq i përfshirë dhe avokatinë publike, institucionale dhe politike ja bën vetë Kryeministri.
Nuk ka shembull të tillë në Evropë kur një kryeministër, pisllëkun e oborrit të shtëpisë kërkon tja pastrojnë gjitonët e mëhallës.
Tentativa e shëmtuar e Kryeministrit për të keqpërdorur emrin e Ambasadorit të SHBA dhe atij të BE për ti ikur diskretitimit dhe përgjegjësisë së rëndë publike është akoma dhe më e turpshme se sa papërgjegjshmëria e tij për ti ngjitur Shqipërisë vula turpi cdo ditë nga mëngjezi në darkë.
Se kur flasin e kur veprojnë, se si flasin e si veprojnë qeveritë e SHBA dhe vendeve të BE nuk varet aspak nga Kryeministri i Shqipërisë. Atë e dinë dhe e vendosin vetëm ata.
Në SHBA dhe vendet e BE nuk ka patur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë ministër, vëllai i të cilit del se është i dënuar si trafikant kokaine dhe heroine.
E vetmja gjë e sigurtë përballë këtij kazusi që kërkon të ngrejë si tymnajë Kryeministri shqiptar është fakti se qeveritë e SHBA dhe vendeve të BE janë miq të palëkundur të qytetarëve të thjeshtë dhe të ndershëm shqiptar dhe kundërshtarë të palëkundur të pushtetarëve të inkriminuar.
Të huajt nuk tregojnë me gisht e me fyerje “shihni Shqipërinë” ! Jo.
Ata thonë me mllef “shihni kush qeveris në Shqipëri” !!!
Sulmi politik ndaj faktorit ndërkombëtar gjoja në mbrojtje të dinjitetit kombëtar është shenja e tronditjes së thellë të pushtetimit arrogant dhe të korruptuar që nuk ka asnjë lidhje me kulturën dhe civilizimin evropian e perëndimor që shqiptarët kërkojnë të kultivojnë.
Ndaj dhe shqetësimi në rritje për krimin e organizuar shqiptar në Evropë duhet adresuar dhe zgjidhur këtu, në Shqipëri. Përgjegjësia e kësaj zgjidhje sot është e shqiptarëve.
Pasoja e moszgjidhjes së saj do të jetë po e shqiptarëve.
Ky është e mund të jetë vetëm një proçes që nis politikisht e bitiset institucionalisht.
Një proçes që opozita duhet ta udhëheq pa bërë prapa.
Opozita tani ka përgjegjësinë e ngritjes së dialogut të madh me shqiptarët.
Në çdo qytet, fshat, lagje e rrugicë. Dialogut që të sjellë ndryshimin e atij shqetësimi të
madh që kanë sot qytetarët e Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë etj.
Jo ndaj shqiptarëve.
Por nga krimi i organizuar shqiptar.
Shqiptarët duhet ta zgjidhin atë !
More pash nderin ende ky ish oficeri i shoqates se Enverit, vazhdon te jap mend njerezve. A e din ky qe kete nuk e ka degjuar kush kur ishte president e do t’a degjonjne tani ne pension. Po vdes i shkreti per ndonje post ne PD, bile atij i thote mendja ishalla po e heqin Lulin dhe po kandidoje une per kryetar partie. Mesa duket e genjen mendja dhe po shikon enderra me sy hapur.
Naltmadhnija juaj Nishani! Ka ardhur momenti juaj historik per te marre drejtimin e PDse e per te shpetuar Shqiperine njehere e mire. Komunizmi po na àfrohet te dera dhe vetem ti me ata qe do te vijne nga mbrapa do beni histori. Paci jete te gjate qe populli yne te shijoje vertet demokracine e enderruar .
More Nishanlliu,ju pse nuk e arrestuat vellain e Fatmir Xhafes sa ishte ne pushtet Berisha dhe ti mut president?
E dyt-MOS VALE ATE PUNEN E KANABISIT E KE FJALEN PER KOHEN KUR JU ISHIT NE PUSHTET? Se qeveria Rama shpalli lufte dhe e zhduku kanabisin.Sot nuk ka me.Apo eshte mllefi i juaj se Rama ju hoqi miljonat e droges nga dora.
si spaske cipe fare pa tupin e ke ngren me buke o faqe zi na nxjerr ne skene hajdutet e shqiperis e fatmir gerdecin per qeverritare . te paska marre mendjen fare fshiu e mos dil me ne faqe te dheut hajdutet e shqiperis
Me mendimet e tua, mender ish president, une dhe shume e shume te tjere nuk shkojme as ne hale. Ben mire ta mbyllesh ate hale more nishan, leri vehtes pak yndyre qe njerezit te thone se ka qene nje president fare idiot por nuk beri keq per shqiperine.
Po po do qeverisesh ti me borxhet e vellait qe ke mashtrues,
qe ska lene njeri pa i marre leke.
sigurisht do qeverisesh me taborin tend
me Florjan Astrit Qen Nurin idiot 24 karatsh,
me olsi lafen idiot 18 karatsh por ps perplasjes te
ura e lanes eshte bere 24 karatsh
me ledio nuraj idiot pa karat se nuk e kap aparati
shko mer rrace muti, mer plehre
krahasohesh ti me rilindjen
DITEN E FUNDIT KE SHKULUR LULET E VILES QEVERITARE
I KE DERGUAR TE VILA PERSONALE, BASHKE ME ODETEN
PLEHRE DO ME QEVERIS TI. TI DHE LULET I KE VJEDH IMAGJINO
Po ik ore kufome kush ta pjerdh ty.
Nuk e dinim, o bashkeqytetare, se Petrit Vasili qenka me “vella binjak” ne mendime dhe servilizem dhe ky na qenka Bujar Nishani, ish president i Republikes !!!
Si shumë rendesi i jepni ketij koqes se kandarit.Ky nuk vlen as për roje te dera e spitalit psiqiatrik vetem si pacient po.
Akoma nuk ta kane gjetur azilin per njerzit ne deficence mendore….mos harro se nje petagog anetar i PPSh ishte nje xhevair i atij sistemi… dhe xhevairet e atij sistemi surratin tend kishin…
Me kujtohet nje perballje e Driteroit ne gjyq me nje fare gazetari qe lefte pa pushim ne ate fillim demokracie R Sulçe…
… kete do gjykoni mo qe ka share mua tha Driteroi…ketij ja bej une gjyqin ne cast tani.. dhe u kthye nga gazetari dhe i tha:
… o Rakip faqe pa qime
Sa di ti.. di bytha ime…
.. ik tani i tha kaq eshte denimi..
Vlen edhe per ty Bujat kjo…
Luften e kasave dhe internimet i beje kur ishe kapter akoma para 3 dekadash ka ngelur radakja jote
Si gjithmon i pa studiuar, pa informacion me fjale te tjera ignorance (i pa ditur, mosnjohje dhe injorance) kur thua per ne perendim a ka patur minister ku te kete ne rjetin familjar te denuar per trafikant ( ministria me pres. Sarkozi etj)
Meqenese problemi i trafikimit nuk eshte i viteve te fundit, nuk lindi as dje dhe as sot te huajt tregojne.se kush e ka qeverisur Shqiperine
———————‘——————–per arogancen dhe korupsionin qe nga kry/ prokurori, prokuror, gjykates, nga pushteti vendor dhe qendror dhe injorancae ish presidentit
po ik mor fytyr bythe legen i pa cipe
Vetem shoh portretin e tije dhe refuzoj ta lexoj ate cka shkruan.Ndjehem shume keq si qytetar kur mendoj se tipa si Ai,medioker ekstreme dhe militante po ekstreme,me kane perfaqesuar mua dhe femite e mi.
cfar mund te presesh nga ky hunco, jetuar me mbiemer te vjedhur vetem te keqija..ky loj ish presidenti nuk eshte as per rojtar pulash.
Kam reth 3 vjet qe lexoj , komentoj ne gazeten elektronike Tema , sa here ka bere deklarata ose shkrime ky ish presidenti nuk mbaj mend asnje lexues te kete komentuar pozitivisht , si per kete ashtu edhe per te shoqen e tij zonja piranha ……..as edhe nje komentues i vetem , dhe kjo eshte teper e sigurte , e perseris nuk do gjesh asnje lexues qe anon nga PS-ja ose simpatizante ose militante te PD-se te komenoj pozitivish . Ky a ka tru ne koke ??? Nuk ja thone keto statistikat ?? Nuk ka ndihmes , sekretar , qe ti thote : zoti Nishani , ose zoti President , per te miren tuaj mos bej deklarata ose shkrime ne gazeta elektronike dhe jo …….. cte thuash , vetem po te jete cyryk , dhe se qerimi partiak dhe bythlepires te ben qe te mos njofesh kufij dhe rezervime , dhe pikerisht kete plere , behet fjale per plere komplet ne shqipot kishim President te Republikes , dhe me e keqja eshte se historia me Presidentet lango vazhdon………….kemi seriale te tjera per te ndjekur , hiq A. Moisiun qe qe ne lartesine e duhur , te tjeret ke te zesh e ke te lesh , nga Bami e deri tek Like hajduti , fati i Shqipove , fat muti ……..
Qy qyqyqyqyy u ba i gjalle edhe ky qe ska lane gje pa bere dhe si vie turp,dhe shiqyr qe del nga nje “pordhe” e radhes si kjo qe alibeaj dhe ish ministri i PD-s zbuluan se Xhafaj paska bere nje ligj special per vllaun e tij!!!!!
Kjo eshte vertet qmenduri qe se gjen njeriu ku pos ne xhunglen e quajtur PD,deri para disa vitesh isha i brengosur se shqiptaret nuk e dinin kush jane ata,kush bente drogen,kush vriste,kush plaqkiste bankat,kush fline me serbet e greket,tash pasi fale Zotit te gjithe e moren vesh do ta kemi me lehte te mbrohemi dhe te ruhemi,pasi kriminelet jane grumbulluar ne “fortesen” e kalbur te quajtur PD.
Si shqiptar, me vjen turp qe vendi dhe populli im ka pasur per pese vjet si president te vendit nje individ me nje kulture kaq te manget dhe me nje moral kaq te kalbur. Se pari, ne cdo vend te botes se qyteteruar ( per te cilen perpiqet te na jape leksione Nishani ) personat publike qe kane mbajtur postin e Presidentit ruajne nje profil dinjitoz dhe nuk e shnderrojne veten ne lamashe politike duke iu versulur partive politike apo drejtuesve politike te vendit te tyre ne ate menyre qe versulet Bujar Nishani. Se dyti, ata shqiptare qe merren me droge, ne Shqiperi dhe ne bote, jane produkti biologjik dhe moral i sistemit te Bujar Nishani dhe Co. Keshtu qe Bujari pa mend nuk duhet te na jape leksione per ” kohen e modelit stalinist te vendit “. I vjen mire apo keq qytetarit pa dinjitet me emrin Bujar Nishani, ne kohen e modelit stalinist ne Evrope mund te flitej per shkelje te lirive individuale por kurre nuk eshte folur per droge, prostitucion, korrupsion etj rreth Shqiperise. Madje, ata qe kane pasur shansin te dilnin jashte e dine shume mire se, ne aeroportet e botes perendimore, sapo shihnin pasaporten shqiptare nuk i kushtonin asnje vemendje kontrollit fizik apo te valiceve. Se treti, duhet te jesh i mjere moralisht dhe menderisht qe te fajsosh cilendo qeveri shqiptare per aktet kriminale qe shqiptaret kryejne ne Angli, France, Gjermani, Holande, Itali etj. Pervec pergjegjesise penale te individeve shqiptare qe i kryejne ato krime, pergjegjesia tjeter bie mbi autoritetet e vendit ku kryhet krimi pasi grupet kriminale, qofshin ato pastertisht shqiptare apo me perberje shqiptare dhe vendas kane gjetur mundesine t’i kryejne krimet ne ate territor te atij shteti ku institucionet shqiptare nuk kane kurrfare autoriteti dhe te drejte te veprojne. Se katerti, vetem nje horr, i modelit Sali Berisha dhe gjithe klyshet e tij, mundet te pohojne se te gjithe shqiptaret qe merren me veprimtari kriminale ne Evrope i sjellin parate ne bankat shqiptare ne Shqiperi. Lehje te ketij standarti jane te denja vetem per disa katundare periferike shqiptare qe jane marre me politike keto 30 vitet e fundit. Ketu, fatkeqesisht, ben pjese edhe nje ish – president me emrin Bujar Nishani. Ky horuc dhe te tjere si ai, do te benin mire te lexonin pak me teper shtypin dhe njoftimet e huaja qe deshmojne se dy qendrat kryesore te pastrimit te parave te pista ne bote jane Londra dhe New Yorku. Besoj se atje nuk qeverisin kundershtaret e nishaneve pa mend.
Po komentin tim perse s’e botoni o zoterinj te Temes apo liria e fjales perfshin edhe censuren e mendimit ?