Edhe skizofrenia e Ligjit të Luftës e ka një ilaç

13 Maj 2018, 13:35Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është në momentin historik për vendin e tij të zgjidhjes së një problemi absurd, që ekziston mes dy vendeve tona. Jo më shumë sesa pak orë më parë, ai ka pranuar një keqkuptim shumëvjeçar duke pohuar kështu dhe qëndrimin e ri grek se: Ligji i Luftës është një skizofreni historike.

Shqipëria me gjithë hapat e saj miqësorë dhe shtrirjen e dorës së mirëkuptimit ka marrë gjithnjë në kthim neglizhencën dhe shtyrjen në kalenda të heqjes së Ligjit të Luftës. Edhe pse është afruar disa herë zgjidhja, autoritetet greke e kanë shtyrë, me këtë rast duke mbajtur një situatë pezulli, që i ka justifikuar shumë nga qëndrimet e saj politike dhe sidomos diplomatike.

Falë këtij “kushti” dhe “realiteti”, pala greke ka gjetur shumë justifikime në historinë për shqiptarët. Një e tillë ka justifikuar konfliktin e fund-viteve ’40, ngrirjen e marrëdhënieve për dekada të tëra, sulmin në kufi pas viteve ’90, vitin ’97 dhe shumë qëndrime të tjera. Anipse, nuk duhet harruar se ishte Greqia që hapi kufirin e saj për qindra-mijëra shqiptarë, të cilët u derdhën drejt saj për t’i shpëtuar varfërisë së skajshme të viteve ’90. Shqipëria ia ka shprehur mirënjohjen shpesh zyrtarisht, kurse qytetarët e saj në çdo aspekt të jetës, jo rrallë deri duke përfaqësuar interesat e Greqisë në fusha të ndryshme.

Është pikërisht kjo miqësi që e bëri Ligjin e Luftës më shumë sesa një absurditet, një skizofreni si e quajti Ministri i Jashtëm grek duke hapur pak a shumë dhe kapitullin e ri të marrëdhënieve tona, që do të thotë shumë për të ardhmen.

Ashtu si me të drejtë kishte parashikuar media greke, që posedon burime më të afërta, Greqia është tërhequr nga protokolli i Korfuzit, por më shumë nga të gjitha do të abrogojë në formën e kërkuar nga Tirana zyrtare Ligjin e Luftës të vitit 1940, një mundësi që do t’u japë leje shqiptarëve të kërkojnë dhe të rikthejnë pronat e tyre në Greqi. Fillimisht, flitet për rreth 1800 raste shqiptarësh të cilët kanë humbur pasurinë në vitin 1940, jo të përkatësisë çame, ndërkohë që me gjasë do të fillojë një bisedim i ri për ta.

Po ashtu, Greqia, lidhur me marrëveshjen detare,mund të shtrihet në 12 milje, duke përcaktuar “vijën e mesme” që e favorizon përkundrejt Turqisë. Në bisedimet e ardhshme pretendohet se duhet të zgjidhet përcaktimi i zonave “Joni 1” dhe “Joni 2” ku qeveria greke ka thirrur prej disa kohësh kompani të huaja për kërkim hidrokarburesh.

Për fat, gjithçka është futur në hulli, sepse orët e fundit u bë njohja e patentave të makinave, shpejt do fillojë rishqyrtimi i teksteve shkollore në Shqipëri, sa i përket shikimit të figurës së fqinjit.

Teknikisht, ka pasur para qeverisë greke gjithnjë dy mundësi ligjore për abrogimin e Ligjit të Luftës. E para kishte lidhje me faktin se dekreti ishte mbretëror, ndërsa tjetra ajo që e lidhte shpalljen e Ligjit me procedurën parlamentare. Greqia, falë “kompleksitetit” të problemit e ka shmangur, por shpesh është parë se ka qenë e interesuar për ta mbajtur pezull, një gjendje e cila nuk i përgjigjej marrëdhënieve tona, duke krijuar një patologji historike.

Dhe, jo befas, edhe skizofrenia historike e pati një zgjidhje dhe ajo ishte kthimi te arsyeja. Shqipëria, nga ana e saj, e bëri me lëshime të shumta dhe të dhimbshme, por edhe me përgjigje pa komplekse ndaj pretendimeve të shumëllojta greke. Erdhi koha, që realisht Greqia t’i përgjigjet si duhet historisë. Ministri Kotzias është në vendin dhe në kohën e duhur të tregojë përmasat e tij në karrierë, por edhe imazhin e ri të vendit të tij me fqinjët.

4 komente në “Edhe skizofrenia e Ligjit të Luftës e ka një ilaç”

  1. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Ben, mund të na thuash, cilat janë ato “lëshimet e shumta dhe të dhimbëshme” që bëri Shqipëria ndaj Greqisë…???!!! Injoranca, “pordhacëria” dhe sidomos MOSMIRËNJOHJA, na bën ne shqipot, politikanë e katundarë, çobenj e gazetarë, që t’i shikojmë dhe t’i themi gjerat siç na pëlqejnë, siç do të donim të ishin dhe jo siç janë realisht… dhe aty ku kemi borxhe, të kërkojmë “bakshih”…! Është trimëri, ndershmëri dhe kulturë, që Ministri i Jashtëm Grek, flet për një problem kronik, që në fakt nuk janë shkaktarë grekët për këtë…! Më gjej qoftë edhe një politikan shqiptar, që të dalë e të flasë hapur e realisht mbi “historinë” e Ligjit të Luftës me Greqinë, mbi “historinë” reale të problemit çam…etj.etj., por të tërë i marrim të mirëqëna “historitë pranë oxhakut” të Xhufit, Marin Memës (???!!!) etj etj. Nuk shtyhet jeta, me “miell hua” dhe lëpirje bythësh të të fuqishmëve, o Ben…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Realisti says:

      Ti , komentuesi i mesiperm , dukesh hapur qe nuk je shqiptar .
      Perkundrazi , ngjason si dy pika uji me te punesuarit nga kolonel
      Janulla dhe identik me nazisikinet e “Agimi i Arte “. Me e keqja
      eshte , se na paraqitesh “objektiv” , si shqipfoles !
      Je nje deshmi e gjalle , se sa veshtire e kane shqiptaret , te ndertojne
      marredhenie te sinqerta e te qendrueshme , me njeres pa fytyre , sic je ti !

  2. Pellazgos says:

    Zoti Andoni,eshte skizofreni se Greqia nuk ka qene e Lashte ketu ne Ballkan,as dy here Perandori apo me mire Kozmokratori,ate te Megas Aleksandros dhe Bizantios,por Turqia e anglezeve,amerikaneve,cifuteve nuk u bombardua si Milloshevici,bile u ndihmua nga Fuqite e Medha te zboje me qindra mijera Greke nga Smirna,Kostandinopoli,nga Aleksandria,Vorio Epiri,Maqedonia,Magna Grecia e Arkimedit etj.
    Keto fakte te historise boterore mos te duken fantazi ty zoti Andoni?
    Dhe te gjitha keto behen ne emer te “Zotit”.
    Une di qe dy njerez ka bota qe kur eshte krijuar te mire dhe te keqinj,ashtu sic ka shtete te mira dhe shtete barbare.
    Si ka mundesi qe nje myslimane p.sh ne Shqiperi apo katolike vjen ketu me urdhera te qendrave te tyre duke bere propagande ne emer te Feve te tyre kur dihet qe per 1100 vjet Bizant te pakten kane qene te gjithe Orthodhekse.
    Pamvaresisht qe edhe kjo Fe e denuar nga Zoti d.m.th e Verteta e mire apo e keqe kjo ishte Feja jone Orthodhoksia.
    Une personalisht nuk jam fetare,por per mua feja eshte Drejtesia,E Verteta,Pasuria,Kombi i Kastriotit Epiri dhe jo Albanistani.
    Ne qofte se Osmanet p.sh apo katolimet erdhen ketu si pushtues sipas historise sone dhe hodhen faren religjioze te pushtuesve atehere kush e ka fajin ata qe mbijetuan dhe nuk u tjetersuan apo vrasesit,barbaret,te pa beset.
    E verteta eshte qe per nje njeri te Zotit e drejta eshte e pasurise,djerses,atdheut,heronjve te Tij ,kur keto jane mohuar nga pushtuesit dhe veglat e tyre religjioze ne emer te “Zotit”,atehere me falni por ketu kemi te bejme me barbarizem,ignorance,hipoxrisi.

  3. Alban Dardani says:

    — Ti …”KOMENTUSI Nr.1″ ose ” Komentusi 300 Euro”
    __ KY .. z Beni ka ber nje koment sa per te thene me shum me gjuhe diplomatik. — Te vertetat e pa thena, te LIGJIT ATAVIK TE LUFTES e kane zanafillen :
    __ Tek vrasjet e patrioteve shqiptafre per pavarsine e Shqiperis.
    ___ Tek te veprimet e barbarite e ushtris greke , te andareve e koshadheve gjate e mbas LUFTES PARE BOTRORE,
    — TEK PRETENDIMET E PA RESHTURA TERITORJALE TE QARQEVE SHOVINISTE E KLERIKEVE ME VELADONIN E PRIFTIT QE NUK KANE RRESHTUR (Te cilat sot jane te fshehur mbas “KALIT TE TROJES” Shqiptaro-Grek ne qender te Tiranes.
    __TEK BASHK PUNIMI MBAS LUFTES SE DYTE BOTRORE I QARQEVE NEOFASHISTE GREKE, ME SHQIPTARET E ARRATISUR SI BASHKEPUNTORE TE FASHIZMIT E KOLABORACIONIST .
    … ME ATA QE SHQIPERIA MBAS LUFTE I KISH DENUAR SIPAS LIGJEVE NDERKOMBTARE, ME ATA PER TE CILEVE GREQIA I KISH SHPALLUR SHQIPERISE “Ligjin Skizofren te Luftes” , ATE LIGJ QE GREQIA E MBAN AKOMA PER MBI 75 VJET ….E DUKE I PERDORUR SI BANDS TERR0TISTE….!!!!…????..
    ..KETU DEL E QARTE SE EDHE NE LUFTEN ITALO GREKE, SHTETI GREK ESHTE FUTUR NE TROJET SHQIPTARE SI PUSHTUES .. PER TE DYTEN HERE…[email protected]!

    ___ NDERSA SOT DHE NESER , NEPERMJET ” KUAJVE SHQIPTARO _:GRRK TE TROJES” , NEPERMJET “30 EURO-sheve”, VARREZAVR TE TE RENEVE SI PUSHTUES …….. GJAK SHPRISHURVE … QARQET NEOFASHISTE KANE PARAPERGATITUR NE DETAJE SHANSIN E TRETE , ,”SHANSIN E ARTE ” PRA “AGIMIN E ARTE” ….PRA, .. PUSHTIMIN PERFUMDIMTAR TE SHQIPERIS.
    — JA , ..KJO DUHET TE ISHTE GJUHA E BENIT PER KATEGORINE E “KOMENTUSEVE NR 1.” (sa me siper)
    Alban Dardani NY USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje