Nga Altin Ketro
Edicioni i 63-të i Festivalit Evropian të Këngës që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë, shpalli fituese për vitin 2018 përfaqësuesen e Izraelit. Kënga e saj u vlerësua si më e mira me një total prej 529 pikësh, por realisht fitoren ia dha publiku evropian me 317 pikë, ndërkohë që juria profesioniste e vlerësoi me 212 pikë duke e renditur të tretën.
Gjithsesi, ajo që dua të evidentoj ka të bëjë me paraqitjen e Eugent Bushpepës që përfaqësoi Shqipërinë në këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës evropiane. Ai vinte në këtë eveniment me këngën “Mall”, duke qenë njëkohësisht autor i tekstit dhe i muzikës. Paraqitja e Eugentit, si nga pikëpamja vokale, ashtu dhe ajo skenike, u vlerësua mjaft nga kritika, çka ngjalli pritshmëri të mëdha edhe në fazën para kualifikuese.
Kështu, në saj të talentit vokal, Eugenti arriti që pas disa edicionesh ta çojë sërish Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovizionit. Por, për të arritur deri aty, atij iu desh të kalojë fazën e parë kualifikuese të gjysmëfinaleve. Nga 19 shtete pjesëmarrëse në këtë fazë, ai arriti të korrë një total prej 162 pikësh, duke u renditur i teti.
Risi e këtij Festivali, ishte se organizatorët kishin bërë një ndarje të re të pikëve, duke mos i mbledhur në total pikët e jurisë dhe ato të publikut, por duke i paraqitur ato veçmas, gjë që rriti më shumë transparencën. Gjithashtu, kjo nxori në pah se cili është vlerësimi real që bën juria profesioniste e cila e shikon këngën e këngëtarin në të gjithë diapazonin e tij, dhe cili është perceptimi i publikut i cili është subjektiv dhe kryesisht më shumë i jep rëndësi spektaklit sesa anës cilësore dhe përmbajtjes të këngës.
Ajo që duhet theksuar në këtë Festival, është se për herë të parë Shqipëria kish aty tri përfaqësues të saj. Përveç Eugentit, dy shtete pjesëmarrëse, Italia dhe Qipro, kishin si përfaqësues të tyre dy bashkatdhetarët tanë, Ermal Meta dhe Eleni Foureira. Kjo rriti edhe më shumë ndjesinë që, në mos njëri, tjetri do arrinte ta “rrëmbente” fitoren, gjë që nuk u realizua dot.
Po le të kthehemi tek përfaqësimi ynë në Eurovizion që, për lehtësi kuptimi, do ta paraqes me tabela, ku secili mund të shohë qartë se cilët na votuan e cilët votuam.
Për ta nisur nga faza gjysmëfinale, kemi këtë pozicion në renditje për Shqipërinë:
Dukshëm vihet re se juria në këtë rast është treguar përcaktuese për ta çuar këngën shqiptare në finalen e madhe, duke na pozicionuar të tretët pas Izraelit dhe Austrisë.
Po, cili ishte vendimi që dha juria profesioniste dhe publiku shqiptar për shtetet e tjera pjesëmarrëse në Natën Finale? Po votat e shteteve të tjera për Shqipërinë? Tabela e mëposhtme na e tregon qartë se si janë ndarë votat dhe shijet e secilës palë. Publiku le të gjykojë vetë për secilin rast.
Duhet theksuar se, përpos të tjerave, Gjermania, Franca, Izraeli, Suedia, Moldavia dhe Estonia nuk na vlerësuan me pikë, ndonëse nga ana jonë iu dha pikë atyre. Rezulton se 57 për qind e shteteve që i votuam na respektuan në reciprocitet, kurse 43 për qind e tyre jo. Zhgënjim të madh patën shqiptarët nga votimi i jurisë italiane e cila i dha zero pikë Shqipërisë. Bie në sy mbështetja e fuqishme e emigrantëve shqiptarë kryesisht në Itali, Greqi dhe Zvicër, si dhe e bashkatdhetarëve tanë në Maqedoni dhe Mal të Zi. Gjithashtu vlen të përmendet edhe vota e jurive profesioniste fqinje; malazeze, greke, maqedonase e serbe për Shqipërinë, që deri dje kemi menduar se vinte vetëm prej votave të shqiptarëve që jetojnë atje.
Renditja përfundimtare e shteteve finaliste sipas pikëve:
Si përfundim, duke u nisur nga renditja, rezulton se kënga që përfaqësoi Shqipërinë ka ngjitur tek pjesa profesionale e jurive, kurse publiku i gjerë evropian nuk i ka dhënë atë vlerësim që ne prisnim. Pa mohuar cilësitë e shkëlqyera që shfaqi grupi ynë, fakti është se ajo që bën diferencën është vota publike. Pavarësisht se ka interpretime për ndikime të faktorëve politikë në vendimmarrjet e jurive, votimi i këtij viti, që i paraqiti veç e veç, na tregoi se tjetër janë shijet e jurive e tjetër të publikut.
Tani e tutje, për organizatorët e këngës në RTSH del domosdoshmëri që duke nisur nga ky vit, përfaqësimi i Shqipërinë në Eurovizion të jetë një ndërthurje e shijeve të jurive me ato të publikut, pra e zërit me ritmin e spektaklin. Natyrisht, nëse duam të futemi në TOP 5. Eurovizion 2018, e jo vetëm, na e tregoi mjaft qartë këtë!
ITALIA per ”amici” miseri albanesi : ZERRO punti!
Turp Italianet dhe jam i sigurt qe vec 12 pikeve te juris shqiptare,nga ato 249 te publikut jan shumica po nga shqiptaret ! Hajde mere vesh pra kush na dashka e ka ne konsiderat !!!! Kto 58 pik te publikut rrezik se jan po te shqiptareve qe jetojn jasht ! E megjith ate 126 pik jurie ,ne kushtet per te cilat po flasim nuk jan pak ! Nuk lam ndonje njohes i mir i muzikes ne rang jurie por ato pik per Suedin ,Austrin e te moste permend esdhe te tjer qe ky lloj votimi i “cuditshem shijesh “me ben te mendoj se ka me shum simpati shtetesh se bukuri muzike !Keshtu un mendoj dhe le te gjykohem i pa sakt ne kto konklezione !……Sidoqoft ky rezultat me la shije te keqe ……
Pa ironi kenge e bukur .Po llafet vetem ne refren kuprova disa
Ky pasqyrim asht në linje me analizat që jan ba në mediat e informimit së paku në gjuhë angleze,gjermane dhe skandinave.
Për mu RTSH ka kryer misionin e vet me sukses ( ne mund ta tjerrim punën e tyre deri në pafund, po suksesi asht i dukshëm), Se kush mban përgjegjësin për paraqitje unë nuk e di ( një e di, që Genti e kreu punën e tij shkëlqyeshëm). E kam pakës vështirë ta mendoj RTSH të ketë resurse ta marr përsipër edhe kët barrë?!. Komponenti nr 3 që i ka ikur Altinit ( mbase ka arsye pse nuk e fut këtu) a nuk ashtë edhe reklamimi i produktit final – ke vetëm një javë. E ku ka RTSH e Genti mundësi. Kush ashtë i gatshëm të investoj.
Pra le ti gëzohemi sukseseve që u arritën. Le të kultivohet muzika shqiptare ashtu si asht, mbase një ditë do mësojm si ta shesim.
Votat e publikut për Gentin kryesisht vijn nga shqiptarët jashtë vendit.
Sa për manipulim të votave të publikut asht herët të flasim, duhet kohë edhe pse ka indikatorë që nuk mungojn.
Eleni morri vendim të mirë, në kohë dhe vend të duhur tregoj haptas nacionalizmin grek që ka përjetu. Kjo simpati e fituar nga të rinjtë ( të rinjtë jan shumë të ndjeshëm ndaj padrejtësive – ky asht fakt, dhe jan konsumatorë më të mëdhenj të muzikës) por edhe vet cilësia e këngës po shpërblehet sot.