Një aktivitet i dendur e ka shoqëruar presidentin turk në vizitën e tij zyrtare në Britani, në zhvillim e sipër.
“Anadolu Agency” pasqyron gjerësisht një aktivitet të tillë të organizuar nga Fondacioni “TURKEN”, ku Erdogani është shprehur qartë dhe prerë në lidhje me çështjen e Jerusalemit në prag të zhvendosjes atje të ambasadës amerikane në Izrael.
“Jerusalemi, mbi të gjitha, Jerusalemi lindor, është kryeqytet i Palestinës. Si bota islame, ne e pranojmë atë siç është.”
Në këtë aspekt, kreu i shtetit turk iu referua votimit të 128 shteteve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së kundër vendimit amerikan.
“Fatkeqësisht, muslimanët kanë paguar dhe po paguajnë ende çmimin e kësaj lufte të përgjakshme për kontrollin e naftës dhe të thesareve të nëndheshme. Klithmat zemërlënduese të të shtypurve po dëgjohen në qytetet tona, që kanë qenë për shekuj vende të sigurisë, shkencës dhe urtësisë,”deklaroi ai në një përshkrim të shkurtër në fjalën e tij të ngjarjeve në rajon.
Erdogani foli për bibliotekat, për xhamitë, për tregjet dhe për lagjet e shkatërruara nga lufta të Homsit, Halepit, Basrës dhe Sanasë.
Akoma më interesant ishte ligjërimi i presidentit turk në programin e njohur të BBC-së, “Hard Talk”. Kundërshti shprehu ai për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke mos e quajtur si diçka të drejtë.
Në lidhje me një garë armatimesh në rajon të nxitur nga vendimi amerikan, Erdogani do të jepte këtë përgjigje: “Shihni, Amerika dërgoi në Siri pesë mijë kamionë me armë, dy mijë avionë transportues me armë.
Pse erdhën këtu këto armë? Në fakt, një garë e tillë armatimi në rajon po çohet në këtë moment përpara nga Amerika.
Sa për marrjen nga Turqia të sistemit raketor rus S-400 ndërsa është një vend anëtar i NATO-s, presidenti turk do t’i përgjigjej kështu drejtuesit të “Hard Talk”-ut: “Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, bëri një deklaratë shumë të qartë: vendet tona anëtare mund të marrin armë nga çdo shtet që të duan. Dhe në qoftë se unë, si Turqi, nuk i marr armët që dua nga Amerika apo nga një vend tjetër i NATO-s, do t’i marr ku t’i gjej.”
Një temë tjetër e “Hard Talk”-ut ka qenë ajo e zgjedhjeve të parakohshme në Turqi.
“Turqia është një shtet ligjor… Të tërë së bashku e morëm këtë vendim demokratik dhe në 24 qershor po shkojmë në zgjedhje. Kjo është e gjitha! Në dalshim fitues përsëri, çdokush duhet ta respektojë këtë. Në mos fitofshim, do të respektojmë këdo që të fitojë. Kaq e thjeshtë është,” ka sqaruar Rexhep Tajjip Erdogan.
I pyetur për mundësinë që ai dhe AKP-ja të mos fitojnë në zgjedhjet e parakohshme, Erdogani do t’i thoshte drejtuesit të programit se, “Përse na e bëni këtë pyetje? … Rrini rehat ju në Perëndim, e për më tepër, BBC-ja të jetë rehat!”
Topeshtypuri erdogan
Patjeter qe turqia do bleje arme ose nga nje i krishtere ose nga nje i krishtere tjeter.
Sepse zoti keshtu e ka krijuar boten qe te krishteret komandojne ndersa islamiket ju binden urdhrave.
Pyeteni njehere udheheqesin tuaj ju o turkoshqipfoles.
Nese amerika dhe rusia bien dakort qe ta ndajne turqine sa minuta do zgjasi lufta???? Dhe a i kane vlere armet????
Sa kohe e keqe eshte te jesh korak dhe sidomos turk thote tfg dhe ka te drejte.
Perse o shkerdhata Islamike, c’do vend te botes qe zaptoni me dhune e quani “token tuaj te Shenjt”.
Keshtu thoni per Jerusalemin (kryeqendern e zanafilles se Krishterimit), per Kostandinopojen (per 1.100 vjet kryeqitetin e Bizantit) …. pas 300 vjetesh Brukselin si “token tuaj te shenjte”.
#####
A do ju pelqente qe Meka dhe Medina te pretendohej si e Krishtere ???
####
Bravo Amerikes, te gjithe se bashku (sa nuk eshte vone) ne mbeshtetje te Historise, te Vertetes, te Logjikes ….. dhe jo thjesht ne mbeshtetje te Izraelit apo SHBA-se.
Dmth fitorja e tij eshte e paracaktuar,eshte zot ne turqi. Ky zoteria akoma gjykon si ne mesjete ku lufterat ne pergjithesi ne ate kohe ne vendet e ballkanit dhe europes lindore kishin karakter fetar. Cfare karakteri kishin lufta e pare dhe e dyte boterore, po lufterat e napolonit e te anglezeve,po lufterat ne japoni, kore e kine, po ne rusi e vendet e tjera te kaukazit,po lufterat ndermjet komuniteteve te vendeve arabe si Iran, Irak etj . Pse z.erdogan ne kete kohe i meshon ne shek XXI pjeses fetare te lufterave. Dyshoj se keshilltaret nuk i ka ne rregull ose nuk i pyet fare, por merr parasysh letra injorantesh apo letra anonime. Ku e ka forcen dhe mbeshtetjen ky njeri. Nje person i tille nuk mund te jete faktor ne ballkan e jo me ne europe e me gjere .A e shikon se perandoria osmane nuk eshte amnistuar akoma nga ato qe e shperbene per shkak te lufterave e dhunes shekullore. Ne te njejten gjendje eshte edhe gjermania e hitlerit per shkak te luftes se dyte boterore .