Humori anglez me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit, qeveria britanike organizon samitin: Reformat për zgjerimin e anëtarësimin në BE

14 Maj 2018, 08:26Politika TEMA

Qeveria britanike do të organizojë një samit ku do të inkurajojnë gjashtë vende e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së për hir të “sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit” të tyre, muaj para se të nënshkruajë marrëveshjen e vet të largimit.

Në një shkrim të gjatë, “The Independent” thekson se në këtë samit do të diskutohen reformat për të hapur rrugën për zgjerimin e ardhshëm të BE.

“Samiti është pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit – një seri takimesh që synojnë të mbështesin rajonin drejt anëtarësimit në bllok “.

Megjithatë kjo gjë ka sjellë dhe kritika në Londër. Kritikët thanë se qeveria e Britanisë së Madhe duhet të ketë “një ndjenjë humorit” për derisa sa organizon një konferencë mbi zgjerimin e BE-së përfitimet e pranimit, pasi Britania po kalon derën drejt daljes nga unioni.

I pyetur për samitin dhe qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme i tha “The Independent”: “Ne mbetemi të mendimit se procesi i pranimit në BE është i rëndësishëm për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor . Por duhet që vendet kandidatet të plotësojnë kërkesat për anëtarësim”.

Tom Brake, zëdhënësi i Liberal Demokratëve nga ana tjetër ka thënë: “Dikush në Zyrën e Jashtme duhet të ketë një ndjenjë të humorit në organizimin e një konference për të promovuar anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa ne po lëmë BE-ne, ne fillojmë tani e këshillojmë të tjerët për t’u bashkuar. Duket sikur është nje teatër”

Brake thotë se kjo tregon që sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson është i paaftë. “Unë nuk do ta lejoj që ai të mbajë një samit, e jo në Ministrinë e Jashtme”.

2 komente në “Humori anglez me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit, qeveria britanike organizon samitin: Reformat për zgjerimin e anëtarësimin në BE”

  1. Eagle says:

    Evropa eshte mallkim.Anglia kurve kolonizatore e di kete

  2. shigjeta says:

    Beni humor dhe ironizoni sa te doni , duroni dhe pak , deri sa te vije dita qe do largoheni de jure , pastaj do shikojme se kush do qesh dhe do ironizoje me teper ……. Ju ka mare persiper Macron tju shpebeje komplet , ne fillim do terheq gjithe monedhen e perqendruar bankat ne City te Londres ne bankat franceze dhe europiane , ky eshte qellimi i tij dhe frau Merkel , dhe pasi te nxjeri jashte loje Citin si qender e pa pergjegjshme per te mbrojtur bankat financuese , nje nga nje bankat investuese largohen nga Citi , per ne drejtime te tjera me te qendrueshme si ne France , Gjermani e gjetke ……jo po do luaj me Boris Johnson , dhe Naitzel Faratz Goldman Sachs , pastaj do keni gjithe kohen e bollshme te ironizoni , sigurisht do ironizoni ne pozita te tjera…………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje