Makinat luksoze, hyjnë në fuqi rregullat e reja: Do paguajnë 19 milionë lekë më shumë taksa

14 Maj 2018, 20:22Sociale TEMA

Makinat e luksit me kapacitet 6+1, që kushtojnë më shumë se 5 milionë lekë, nuk do të mund të shpëtojnë dot taksës së luksit.

Ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr.14, datë 30.4.2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.26, datë 4.9.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, i botuar në Fletoren Zyrtare nr.65, datë 07.05.2018, në të cilin janë bërë disa ndryshime në përllogaritjen e taksave mbi mjetet e përdorura të transportit, përfshirë edhe ato luksoze.

Sipas një njoftimi zyrtar të tatimeve, ndër të tjera janë përcaktuar koeficientët sipas vjetërsisë për llogaritjen e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, duke zëvendësuar përkatësisht dy tabelat që i klasifikonte automjetet në varësi të llojit të karburantit.

Ndryshon përcaktimi i kapacitetit mbi ato që konsiderohen automjete luksoze që nga 4+1 kalojnë deri në 6+1, si dhe duke ruajtur të pandryshuar parametrat e tjera teknikë siç janë:

1.a) cilindratën e barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose

2.b) vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Mbetet i pandryshuar aplikimi i taksës së përvitshme të mjeteve luksoze, e cila është taksë vjetore, për çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet, përfundon njoftimi i tatimeve.

Ndryshimet

Nga llogaritjet e Financave, ndryshimet në ligj të lidhura me automjetet e luksit pritet të japin një efekt pozitiv prej 19 milionë lekësh në buxhet.

Më parë, këtë taksë e paguanin të gjithë ato mjete 4+1 që kishin cilindratë mbi 3000 cm³ ose vlerë të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë.

Ndryshimet u bënë në paketën fiskale të këtij viti kur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Trnspotti Rrugor në cilësinë e agjentit që mbledh taksën e regjistrimi fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze përcolli shqetësimin lidhur me kërkesën e pronarëve të mjeteve për të bërë ndryshim konstruktiv të mjeteve të cilët kanë cilindratë më të madhe më të madhe se 3000 cm³; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë, lidhur me numrin e vendeve duke kërkuar uljen nga 4+1 në 6+1. Kjo kërkesë bëhet me qëllim shmangien e kësaj takse.

8 komente në “Makinat luksoze, hyjnë në fuqi rregullat e reja: Do paguajnë 19 milionë lekë më shumë taksa”

  1. 123 says:

    E sa eshte kjo taksa ? Nuk e morem vesh

  2. Lani says:

    O ram palla jemi vend i varfer ne..mos merr ligjet e europes per ekonomin. Se ekonomia jone ka mbaruar. Ka ik ne drejtim te paditur. Ligje leshi nxjerr ti o injorant. …imagjinoje. nuk lejohen makinat me krah te kunder. Llogorite cfar legeni qe je o palaçe ..w gjith bota nuk e ndalon kurse ti po .sepse je injorant

    1. laniborizani says:

      o Lani, o hajdar. Po ca i varfer kur i jep long 3mije kubikshit?

    2. Askush says:

      O LAN o kokrra e rrushit, nuk mban populli i varfër makinë me cilindrat 3000cc.

  3. USA says:

    Shtet hajdut dhe ordiner , ska makina llulsi dhe makina varrezash , kush ka mundesi e blen te shtrenjte dhe kush nuk ka mundesi rrin me te vjeter apo pa te fare , hall ta kesh dhe ne hall mos ta keshe , nga njera ane thuani ndalohet te hyjne makina me te vjetra se 2010 dhe nga ana tjeter i trajtoni makina luksi , kete nuk e ndigjon ne asnjevend te botes , mbase dikush ja dhuron nje makine te shtrenjte dhe sipas jush nuk ka te drejte ta gezojne sepse eshte luksi dhe duhet te paguaj ju , o maskarenj ju humbte fara , robet ku ti keni

  4. Shkelcim Miri says:

    Hajdut i mbeshtetur nga Fatos Nano para te fituara me kondrabande , saliu eshte kriminel i pa bese , tradhetar i poshter hipokrit komunist , por edhe Gaz Leshi nuk eshte burr i mire bisnesman pa nje dite pune , un e urrej Salen por ti Gaz na rrofsh bolet

  5. Durrsaku says:

    Per mua nuk eshte fare problem kjo takse,sepse ai qe ka nje makine me cilindrate nga 3000cc e siper plus dhe makina qe kushton me shume 50 milion leke nuk besoj se e ka problem qe te paguajne taksen e makinave lluksoze sepse me nje llogjike keta njerez qe disponojne keto makina lluksi jane te pasur.Shqetesuese per mua eshte se ti mbledh leket per te blere nje makine qe kushton jo me shume se 6000 mije euro vetem se eshte prodhim siper vitit 2008 duhet te paguash dogane gati 2000 euro dhe makina te shkon 8000 mije euro qe ti si ke.Kete problem e kane 95% e shqiptare,sepse vetem 5% jane pasaniket ose ata qe i kane nxjerre leket me pune te “ndershme” qe nuk pyesin se sa kushton .Persa i perket makinave me timon ne kraj te djatht qe nuk i lejojne te futen me eshte per arsye sigurie.Mer nje makine me timon ne krah te majte dhe mundou te ecesh ne rruget e Anglise? Eshte 100% qe brenda javes do te besh aksident sepse eshte tjeter sistem qarkullimi atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje