Nikoll Lesi: Lulzim Basha dhe PD-ja po përdoren nga Rama dhe Tahiri për të sulmuar Fatmir Xhafajn

14 Maj 2018, 10:58Politika TEMA

Ka shumë spekulime se pas sulmeve të Partisë Demokratike ditët e fundit ndaj Fatmir Xhafaj, qendrojnë dhe eksponentë të rëndësishëm të PS-së.

Këtë teori e mbështet dhe Nikoll Lesi, sipas të cilit, Lulzim Basha dhe PD po përdoren në këtë rast nga Rama, për të sulmuar Xhafajn.

PD-ja është në të drejtën e saj si forcë kryesore opozitare duke sulmuar ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj. Për vertetësinë e fakteve do jetë drejtësia e cila do të vendosë, aq me tepër kur njoftohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka inicuar një hetim për akuzat e selisë blu.

Por kaq shumë e përditë si në një film me metrazh të shkurtër dhe me seri pafund, duket se ka një skenar. Natyrisht ministri Fatmir Xhafaj mbrohet vetë dhe nëse ka shkelur ligjin të përgjigjet para drejtësisë dhe politikisht para PS-së.

Megjithatë tabloja e një “filmi serial” për këtë çështje duket se ka një koordinim përfekt mes PD dhe një pjese të PS-së e cila nuk do Fatmir Xhafaj si ministër. PD-ja thamë se mbetet në lojën e saj politike. Por selia rozë e cila frymëzon sulmin ndaj ministrit dhe pa prekur asnjë fije kryeministrin, bën gabimin e radhës sepse tregon se mbetet frymëzuesja e fshehur e këtij sulmi serial, duke ngrënë “bijtë e saj” me gojën e të tjerëve.

Apo sulmi me anë të PD-së bëhet që PS-ja të vendosë ministër të brendshëm një “Sajmir” tjetër për ta rimbushur edhe njëherë Shqipërinë jo më me kanabis, por me kokainë?

PS-ja si një strukturë gjigande, si ajo e Metarlurgjikut në Elbasan, gjithnjë në degradim edhe prej viteve, por edhe nga drejtimi, pra gjendet në një grumbullim amorf ideshë, grupesh, interesash,etj. Në PS, Rilindja drejton e fiton, kurse socialistët votojnë.

Edhe një saktësim: PD-ja pse nuk flet me atë forcë të dikurshme ndaj ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri apo janë në një llogore bashkë kundër ministrit Fatmir Xhafaj”, shkruan Lesi.(TemA)

5 komente në “Nikoll Lesi: Lulzim Basha dhe PD-ja po përdoren nga Rama dhe Tahiri për të sulmuar Fatmir Xhafajn”

  1. niazi says:

    Nikolle ! Hamendjet e tua jane per te shitur gazeten dhe per t’i bere qejfin Lesh e Lise !E cuditeshme te mos beni nje analize faktesh se cfare ka bere dhe po ben Rama dhe Xhafa si minister ! Per ty dhe sojin tend gjithcka duhet nxire , nxire sepse po vjen dita qe vendet e BE te marrin nje vendim per te hapur negociatat , te cilat Ju nuk i doni nga frika se do perdoren politikisht dhe do i japin me shume pike PS ! jeni ne nivelin e mashtruesve hipokrite , boll qe mona te te levdoje dhe Luli te te kendoje ….!

  2. likja says:

    O kurve e Like floririt. Kerkon te bejsh diversion brenda PS, por nuk i han njeri ato, sepse te njeh populli cfare pederasti je.

  3. Spartaku says:

    O Nikoll Leshi! Te ka dale boja fare.Nuk ke me kokrren e kripes,je bere bajat me keto shpifje denigruese.Na rrofshe bythen me kete artikullin tend.Ato qe kerkon te beshe ti duke u orvatur te sjelles perçarje te PS-te, i marim me mend se ja fut kot per te justifikuar parate qe mere nga te ineresuaret.Ti je nje pise qe nuk ja vlene te shikosh me sy.O bastard.Ta beri mire Saliu ty, qe ta leroi te teme, duke djegur ate mut redaksi te paçavures tende.

  4. Berti says:

    Ky megjothwse ka vene leke e ka 30 vjet ne Tirane akoma ja mbetur derr provinciali shikoni cfare shkruan..kapni fillin e arsyetimit nese ja ndonje arsyetim….duket sikur po mban fjalim ne tavoline e lokalit ne zhuls te fshatit te tij….Mos u merrni me Ramen or provinciale…eshte kategori tjeter ai ju doni 100 jete te afroheni tek thembra!

  5. timo says:

    Ky Nikolla është bërë si ato gratë e liga që ngatërojnë gjithë lagjen. Llapaqen i paftyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje