Zbulohen të tjera detaje nga sondazhi gjerman për PD-në dhe Bashën: Rrezikon të humbasë gjithë Bashkitë dhe bastionet e saj

14 Maj 2018, 09:32Politika TEMA

CNA.al dje publikoi një sondazh të realizuar prej gati 5 muajsh nga “Konrad Adenauer”, një institucion prestigjioz ndërkombëtar, i cili është asistuesi kryesor i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.

Sondazhi ka pasur për qëllim që në fund të lexohej dhe të kuptohej se cila ishte situata dhe si perceptohej situata politike e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha dhe si po perceptoheshin lëvizjet nga opinioni publik.

Sondazhi ka të dhëna thuajse “të frikshme”, pasi PD duket se është në rënie dhe Lulzim Basha ka diferencë 5 apo 6 pikë më pak se perceptimi publik për Partinë Demokratike.

Sot po sjellim të tjera detaje të këtij sondazhi, të siguruar eksluzivisht nga CNA.al.

Sipas këtij sondazhi, refuzimi për koalicionin me LSI-në është mbi 95%, pra ka një refuzim maksimal nga baza e demokratëve por edhe opinioni publik për këtë koalicion. Ndoshta shqiptarët dhe demokratët prisnin një PD të vetme, por më të qartë në opozitë. LSI kaloi me PD pas katër vitesh qeverisje me Edi Ramën, dhe kjo duket se ka një kosto të madhe.

Lulzim Basha nuk perceptohet si lider në opinionin publik, kuotat e tij të pëlqyeshmërisë lëvizin nga 17-20 % me një diferencë të madhe me Sali Berishën, që është 5-7% pikë mbështetje më shumë se PD dhe gati sa dyfishi i Bashës.

Detajet e reja nga sondazhi

Sondazhi i “Konrad Adenauer” zbulon rrezikun që PD mund të humbë disa nga bashkitë e saj bastion.

Sipas sondazhit dhe perceptimit të opinionit publik, PD rrezikon të humbë Voren dhe Kamzen. Kukësi me rikandidimin e kryebashkiakut aktual duket i lëshuar në tavolinë, dhe në pikëpyetje të madhe është edhe vetë Shkodra.

Demokratët humbasin Pogradecin, Mallakastrën ndërkohë Lezha duket më pranë socialistëve.

Me këtë sondazh dhe raportin e plotë të tij duket se në momentet që është zhvilluar, PD jo vetëm është dobësuar për shkak të kryetarit të saj por në zgjedhjet e ardhshme lokale, llogaritur kjo sipas periudhës kur është bërë sondazhi, Lulzim Basha rrezikon ta çojë PD-në në një katastrofë në zgjedhjet lokale, me një humbje më të madhe se ajo e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ku demokratët morën minimumin e tyre historik të votave.

6 komente në “Zbulohen të tjera detaje nga sondazhi gjerman për PD-në dhe Bashën: Rrezikon të humbasë gjithë Bashkitë dhe bastionet e saj”

  1. Shfaroset Pdeja e salih shpelles says:

    Grupi kriminal i drejtuar nga salih shpella duhet te shfaroset krejtesisht nga faqja e dheut si e keqja me e madhe qe ka pasur ndonjehere Populli Shqipetar

  2. kenga qe me mungon says:

    Mos, se nuk kemi çfare themi ne parlament. Po levizja per para e korrupsion, leshe pa lare, ku ndodhet, a mund te na thoni ju jashte se ne brenda e dime?

  3. Ahmet Erdrogan says:

    Mero ziu te del ne EnderSaliu. Mos Ki merak se nuk behet Xheloz Rama.

  4. Harilla says:

    Pd-ke duket nga sjelljet e saja arrogante,agresive,shpifse e baltosje te kota,thirrjeve histerike te saj per gjera te imagjinuara,se ajo kurre nuk ka per te ardhur ne pushtet.Bolle vuajti shqiperia nga qeverisja me e keqe nga pd-ke.Mos e befte zoti te vije ajo ne pushtet,se pastaj na mori lumi dhe deti.Basha eshte me keqja e kasaj pertie pas kryekriminelit Sali Berisha.Ngyra e keqe qe i kane dhene keta pd-ke bene qe populli te mos kete besim.Basha dhe Berisha e dine humbjen ne 2019,dhe nga ajo se nuk kane çte bejne,thon qe do bojkotojme zgjedhjet se nu ka zgjedhje te drejta me Edi Ramen.Ky eshte justifikim,se nuk kane ç’te bejne tjeter.Sidomos kualicioni me Lsi,e rendon shume imazhin e pd-ke.Ky eshte fat per ps-te.

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    O ti Ahmet turkoglu, ç’hyn ketu Merua..? Ky eshte perceptim i publikut per Lulen e Salushit ..!

  6. klajdi says:

    Per fat te keq Pogradeci drejtohet nga nj kryetar i paafte dhe qe oret i ka te numeruara, pasi i gjithe Pogradeci e di se ai ishte 11 vjet kryetar keshilli bashkiak ne kohen kur drejtohej nga socialistet, dhe kaloi me pd , por edhe vete pd nuk e do me dhe do gjeje nje kanditat akoma me te mire se Kapri per ti dhene fund nje epoke te erret ne qytet ku kryetari nuk do te mbahet mend qe te kete bere nd1 gje ,pritej me shume por u zhgenjyem !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje