Ky është momenti që të “ndal zemrën” kur një vajzë e vogël shpëtohet nga një ushtar pasi ajo bie tek shinat e trenit teksa vrapon së bashku me prindërit e saj për të hipur në të.
Teksa prindërit e saj hipin në trenin i cili ishte nisur, e vogla mbetet prapa e në tentativë për të hipur rrëzohet dhe për sa nuk rrëzohet tek shinat.
Fatmirësisht një ushtar i cili ndodhej aty pranë vrapon dhe shpëton vajzën e vogël.
Sahin Pol nga Forcat e Maharashtrës në Mumbabi, Indi, reagon me shpejtësi kur e sheh vajzën 5 vjeçare, e cila për pak sa s’bie në platformën e trenit. (TemA)