VIDEO: Aksident i frikshëm, makina “fluturon” disa metra në ajër

15 Maj 2018, 14:35Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një shofer përplas makinën e tij në një rreth rrotullim.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 37-vjeçari humb kontrollin mbi timonin dhe përplaset në trotuar, ku nga goditja e madhe fluturon për disa metra në ajër.

Një re pluhuri ngrihet në ajër si pasojë e aksidentit të shkaktuar në Bragadiru të Rumanisë.

Vetura e cila po lëvizte me shpejtësi të madhe nuk ndalet para rrethrrotullimit, dhe përfundon duke fluturuar.

Për fat të mirë as shoferi e pasagjeri që ishte brenda veturës nuk kanë pësuar lëndime serioze, falë rripit të sigurisë.

Autoritetet bënë me dije se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e përplasjes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje